• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dibra paralajmëroi dështimin e radhës së Reformës Zgjedhore?

by Ben Andoni
09/09/2016 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Fushata për zgjedhjet lokale të Dibrës, me retorikën e pahijshme të dy palëve, kërcënimet, rrahjet dhe gjuhën e përdorur kanë treguar se përmirësimet që duhej t’i paraprinin Reformës Zgjedhore e që duhej të manifestoheshin disi në këtë zgjedhje, nuk patën as predispozitën më të vogël të ndodhnin. Kjo mini-fushatë ka qenë copy-paste e votimeve të mëparshme shqiptare. Ofendime, gjuhë rrugaçësh, kërcënime fondesh (!) dhe rrahjet kanë treguar se edhe zgjedhjet e vitit 2017, nuk do kenë ndonjë ndryshim aq të madh me të mëparshmet. Dhe, për hir të së vërtetës, aq e vonuar sa është Reforma Zgjedhore duket se e ka krejtësisht të pamundur të bëhet në parametrat e duhur, me kohën e pakët, që ka mbetur me llogaritjen e kohës së zgjedhjeve. Në fillim nga politikanët ishte vendosur maj-qershori, si kufi për Reformën Zgjedhore, por jemi në shtator edhe ende s’është miratuar korniza për ndryshimet e saj. Të paktën, duhej që në shtator Parlamenti ta miratonte këtë kornizë ligjore në mënyrë që të mendohej për elementët teknikë të procesit të votimit, si edhe identifikimin biometrik të zgjedhësve, por nuk po ndodh.

Realisht vendi që zë kjo reformë, megjithëse përmendet shpesh, ende s’ka atë peshë specifike që mendohet nga subjektet e politikës. Të cilat duke ia hedhur fajin njëra-tjetrës kanë treguar se janë pak të interesuara seriozisht. Dhe, kjo ndodh sepse janë vetëm tre subjekte që vendosin për fatet e qeverisjes së Shqipërisë me sistemin aktual. Ndërsa për partitë e vogla, kalimi i pragut të lartë dhe kërkesa për sistemin me korrektim kombëtar ose proporcional maxhoritar, janë gati të paarritshme. Partitë e vogla as nuk përfillen. Shpresa e vetme mbetet si gjithnjë dora e OSBE-së, që është ende një subjekt i zbehtë të diktojë palët pasi të gjitha energjitë janë ende për lehtësimin e luftës së ashpër politike mes palëve për miratimin e elementëve që do implementojnë Reformën në Drejtësi.

Në dukje, gjithçka është e rregullt. Pozita është gati, por nuk e çon procesin përpara. Status-quo e sotme i leverdis. Kurse opozita, paradoksalisht, rendit një sërë elementësh që e rregullojnë sistemin si kontrollin e plotë të financave të partive dhe kriminalizimin e donacioneve private, votimin dhe numërimin elektronik, që vetë pati në dorë t’i bëjë dhe nuk i bëri, duke mos funksionalizuat dot kurrë një reformë themeltare.

Në ditët tona, elektronika mendohet si një nga elementët bazë për një ndryshim thelbësor të procesit zgjedhor shqiptar që është ende larg parametrave të pranuar dhe pastaj me radhë përbërjen e komisioneve të numërimit dhe më kryesorja: financimet e shumëpërfolura të partive. Edhe pse këto të gjitha janë në rekomandimet e strukturave që vëzhgojnë zgjedhjet shqiptare, duket se asgjë nuk është prodhuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar, ngritur enkas për këtë qëllim.

Dhe, sot, megjithë vonesat, që duket se nuk bëjnë përshtypje, detyrat përpara janë imediate. Një nga pikat më të dobëta të zgjedhjeve të shkuara ishin kandidatët me të shkuar kriminale, që paçka denoncimeve të dyanshme kanë kaluar barrierat duke zënë ulëset në Kuvend duke e kthyer këtë sesion të parlamentit nga më të dobëtit e historisë parlamentare të vendit.

Ndaj retorika e dy palëve që flasin për shitblerje votash, korruptim të funksionarëve, premtimet për dhënien e votave apo ofrimin e të mirave materiale që duhen klasifikuar si korrupsion zgjedhor ende s’po merren seriozisht. Pasi edhe vetë subjektet që do ngrejë Reforma për Drejtësi për korrupsionin zgjedhor janë ende larg. Kështuqë hetimi për financimet e partive, ka të ngjarë që sërish të mos verifikohet, ashtu si edhe votimi elektronik të mos ndodhë sërish. Dhe, nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, kur pushteti sërish do të ndahet nga tre forcat, që nuk e duan reformën. Bash ato, që bërtasin më shumë për drejtësi dhe që akuzonin aq shëmtuar njëra-tjetrën në mitingun për zgjedhjen e bashkiakut të një qyteti të vogël, që politika e ka kthyer edhe më periferik me politikën e deritanishme.

Javanews

Next Post
Dyzet ndeshje të trukuara nga Skënderbeu në Shqipëri, sipas UEFA-s

Dyzet ndeshje të trukuara nga Skënderbeu në Shqipëri, sipas UEFA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com