• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diaspora / Rama u votua 9% më shumë se brenda vendit, PD mori 23%. Shehajt ‘i shpëtuan’ emigrantët një mandat, “Nisma” humbi në Fier për 520 vota

by A R
19/05/2025 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numërimi i votave për partitë përfundoi në rang vendi edhe pas shumë zvarritjesh dhe kontestimesh nga Partia Demokratike për votën e diasporës, sidomos atë të emigrantëve nga Greqia. Për herë të parë, emigrantët shqiptarë nga 85 shtete të botës votuan për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Jo vetëm shqiptarët brenda vendit, por edhe diaspora shpërbleu Partinë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. PS mori fitore të thellë edhe në diasporë me plot 122 072 mijë vota, ose 61.12 %. Ndërkohë, koalicioni PD-ASHM i udhëhequr nga Sali Berisha mori 47 034 mijë vota ose 23.55%.

Kjo diferencë e theksuar në favor të PS-së në votën e diasporës është edhe më domethënëse në krahasim me rezultatin brenda vendit. Brenda Shqipërisë, Partia Socialiste mori 733,587 vota, që përbëjnë 52.14% të totalit të votave. Kjo tregon se mbështetja për PS-në është edhe më e lartë në diasporë sesa brenda vendit, me një diferencë prej rreth 9 përqindësh në favor të saj. Nga ana tjetër, opozita jo vetëm që humbi thellë në këto zgjedhje, por krahasuar me votat brenda vendit, Berisha është ndëshkuar edhe më shumë nga emigrantët shqiptarë. Brenda Shqipërisë, PD-ASHM mori 482 086 ose 34.27 %, një rënie prej gati 11 përqind në diasporë në krahasim me votën e saj brenda territorit shqiptar.

Më mbylljen e numërimit u konfirmuan në total 83 mandate për PS, duke i dhënë Edi Ramës një mandat tjetër historik, 50 mandate për PD dhe aleatët duke shënuar një rënie drastike në gjithë vendin nga 63 mandate që kishin në 2021. PSD e Tom Doshit ruajti pozitat me 3 mandate dhe për herë të parë 3 parti të reja futen në Kuvend, 2 mandate për Agron Shehajn e Partisë Mundësia dhe nga 1 mandat për Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit dhe Lëvizjen Bashkë, koalicioni i udhëhequr nga Adriatik Lapaj.

Ndërsa vëmendja kryesore shkoi tek dy partitë e mëdha, të vegjlit vogla arritën të marrin një pjesë të konsiderueshme të votës, sidomos në diasporë. Interesant është rasti i Adriatik Lapajt, i cili mori 3.51% të mbështetjes brenda vendit, që përkthehet në 49438 vota. Por, në diasporë përqindja e mbështetjes ishte dukshëm më e lartë, me 7.40% dhe 14786 vota. Lapaj i kërcënoi edhe një mandat Partisë Socialiste në Fier ndërsa numërohej vota e diasporës për subjektet politike, por nuk ia doli ta siguronte, duke i mbetur PS që në këtë qark mori 12 mandate, ndërsa PD me aleatët vetëm 4 mandate.

Partia Mundësia arriti të sigurojë 3.06% të votave brenda vendit, me gjithsej 4306 vota, ndërsa në diasporë mori 2.97% ose 5926 vota. Lëvizja Bashkë arriti të marrë 1.44% të votave brenda vendit (20274 vota) dhe 2.17% të votave jashtë vendit (4344 vota).

Në total vota e diasporës arriti që në rang vendi të ndryshojë vetëm 1 mandat, të cilin ia dha Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, duke e çuar në plot 9 mandate, 1 më shumë se në vitin 2021. Para nisjes së numërimit të votës së diasporës, PS kishte në rang vendi 82 mandate, ndërsa PD-ASHM 52 mandate, nga 1 mandat Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe 3 mandate PSD.

Por, shqiptarët në diasporë i ‘dhuruan’ një mandat bë Vlorë Edi Ramës duke e çuar në 83 mandate. Ndërkohë, me votat brenda vendit, Partia Mundësia e Agron Shehajt u rrit nga 1 në 2 mandate në Tiranë, ndërsa PD zbriti në 50 mandate. Shehaj e fitoi mandatin e dytë me votat brenda territorit shqiptar dhe me një diferencë të ngushtë e ruajti përmes votave që mori nga diaspora.

Votat e shumëpërfolura nga Greqia nuk patën asnjë ndikim në shpërndarjen e mandateve. Edhe pse ishte një luftë e ashpër mes PS dhe PD në qarkun e Lezhës, demokratët e ruajtën mandatin e katërt me 73 vota diferencë. Edhe pse e kontestuan votën e Greqisë, demokratët festuan kur arritën të ruanin mandatin e katërt në Lezhë po me këto vota.

Ndërkohë, Adriatik Lapaj ishte afër marrjes së një mandati në Fier nga socialistët, por e humbi garën, mandat për të cilin i duheshin 520 vota plus nga diaspora, përveç 9200 votave që mori në qark. Në garë për një mandat në qarkun e Fierit ishte inxhinieri elektrik Azmer Duleviç i Nismës Shqipëria Bëhet, por socialistët e ruajtën trendin e diferencës deri në fund të numërimit, duke e mbajtur mandatin e 12-të edhe matematikisht./Shqiptarja.com

Next Post
Partnerja vjen nga një familje e majtë, Këlliçi: Jam sulmuar edhe brenda PD-së, për Annën ka vendosur zemra

"Edhe Lukashenko është xheloz për Ramën", Këlliçi: SHBA nuk reagon për mandatin e 4 të PS sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Qershor 2025

June 12, 2025
Shtyhen festimet për 34-vjetorin e PS, mediat: Rama udhëton drejt SHBA, i ftuar në dasmën e Soros

Shtyhen festimet për 34-vjetorin e PS, mediat: Rama udhëton drejt SHBA, i ftuar në dasmën e Soros

June 12, 2025
“Martesa ime ka përfunduar”/ U divorcua nga bashkëshortja, reagon kryebashkiaku Erion Isai: Ka nisur një kapitull i ri personal!

“Martesa ime ka përfunduar”/ U divorcua nga bashkëshortja, reagon kryebashkiaku Erion Isai: Ka nisur një kapitull i ri personal!

June 12, 2025
Nxiu Shqipërinë, Berisha: Raporti i PE pengon integrimin e vendit në BE! Magjistratët marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit

Nxiu Shqipërinë, Berisha: Raporti i PE pengon integrimin e vendit në BE! Magjistratët marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit

June 12, 2025
Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”, arrestohet 26-vjeçari

Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”, arrestohet 26-vjeçari

June 12, 2025
Arrestimet në Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës, në pranga edhe nëna e reperit të njohur, Ghetto Geasy

Arrestimet në Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës, në pranga edhe nëna e reperit të njohur, Ghetto Geasy

June 12, 2025
Rrëzimi i avionit, reagon kryeministri i Indisë: E pamundur të përshkruhet dhimbja! Raportime për mbi 130 viktima

Rrëzimi i avionit, reagon kryeministri i Indisë: E pamundur të përshkruhet dhimbja! Raportime për mbi 130 viktima

June 12, 2025
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Rio, bariu nga India dhe një kulture që po shuhet

June 12, 2025
Rikonstruktimi i rrugës Tiranë-Ndroq, Rama: Realizohen 38% e punimeve

Rikonstruktimi i rrugës Tiranë-Ndroq, Rama: Realizohen 38% e punimeve

June 12, 2025
Çfarë dihet deri më tani mbi tragjedinë ajrore në Indi, reagon “Boeing”

Çfarë dihet deri më tani mbi tragjedinë ajrore në Indi, reagon “Boeing”

June 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com