• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Diaspora”/ Begaj: I kemi të gjitha mundësitë për të shkruar një kapitull të ri me arbëreshët! Ruajtën me krenari gjuhën e të parëve

by Java News
22/11/2023 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në Kuvendin Arbëresh të mbajtur në Tiranë si pjesë e Samitit të Diasporës. Gjatë fjalës së tij Kreu i Shtetit theksoi nevojën e hapjes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë.

“Veprimi ynë duhet të jetë imediat dhe përgjegjësi historike, sepse pasojat do të prekin edhe brezat e ardhshëm”, – deklaroi Presidenti i Republikës, i cili theksoi nevojën emergjente të angazhimit për ruajtjen dhe lëvrimin e arbërishtes, si një gjuhë që për shqiptarët është çështje identitare. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e një platforme gjithëpërfshirëse për projekte konkrete në shërbim të forcimit të identitetit kombëtar, të ruajtjes dhe të përcjelljes së trashëgimisë tonë kulturore ndër breza.

Gjithashtu, vlerësoi krijimin e Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët dhe apeloi për mekanizma që krijojnë kushte për zgjerimin e studimeve albanologjike. Presidenti i përgëzoi nismat e përfshirjes së arbërishtes në shkolla, në programet e Rai Kalabria dhe iniciativën e Radio-Televizionit Publik Shqiptar për hapjen e një kanali televiziv për Diasporën, ku sigurisht do të promovohet edhe gjuha dhe kultura arbëreshe.

“Natyrisht, një marrëdhënie e strukturuar duhet të përfshijë të gjithë aktorët në Shqipëri dhe Itali, si: institucionet akademike, shoqërinë civile, organet e pushtetit vendor dhe qendror dhe aktorë të jetës së përditshme kulturore arbëreshe, sepse sfidat janë të tilla, që kërkojnë bashkëpunim dhe bashkërendim”.

Begaj përgëzoi profesorët Francesco Altimari dhe Matteo Mandala për përkushtimin e tyre në hartimin e dosjes “Moti i Madh”, të dorëzuar për aplikim në UNESCO.

“Natyrisht, në kuadrin e bashkëpunimit nuk duhet të neglizhohet edhe bashkëpunimi ekonomik, i cili mund të zgjerohet në fusha, si: turizmi, kultura, bujqësia, industria ushqimore apo në fusha të tjera me interes të ndërsjellë”.

Si pjesë të bashkëpunimit të ri Presidenti propozoi edhe hapjen e një muzeu për Arbëreshët në Shqipëri.

“Ne shqiptarët kemi nevojë për të mos harruar. E kaluara, sidomos kur i mbijeton historisë dhe arrin në aktualitet, duhet mësuar. Shembulli i arbëreshëve duhet të jetë nxitje që sot të bëjmë më shumë për Shqipërinë, jo të përkëdhelim ndërgjegjen duke u krenuar me bëmat e brezave paraardhës. Ata e bënë të tyren. Tani është radha jonë”.

Gjatë fjalimit, Presidenti Begaj ndau me të pranishmit edhe përshtypjet e vizitës së tij zyrtare disaditore në Kalabri, ku përmendi virtytet e komunitetit, si: mikpritjen, atdhedashurinë dhe ruajtjen e traditës, të cilat shpërfaqen në të gjitha ngulimet arbëreshe./m.j

Next Post
Dhëndri i Berishës vjen me rrëfenja nga burgu dyjavor: Landi nga një fshat i Tepelenës përballë…!

Dhëndri i Berishës vjen me rrëfenja nga burgu dyjavor: Landi nga një fshat i Tepelenës përballë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In