• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogu politik, si një vokacion shqiptar euroatlantik!

by Java News
21/03/2019 18:39
Deputetja e PS Valentina Leskaj, duke hyre gjate seances se pare te legjislatures se VIII te kuvendit te Shqiperise, ku u ngrit Komisioni i Perkohshem per Verifikimin e Mandateve.

Deputetja e PS Valentina Leskaj, duke hyre gjate seances se pare te legjislatures se VIII te kuvendit te Shqiperise, ku u ngrit Komisioni i Perkohshem per Verifikimin e Mandateve.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Valentina Leskaj

Sa më shumë kalon koha aq më shumë kuptohet vlera, por natyrisht dhe pesha e përgjegjësisë, që të jep të qenit anëtar i aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake botërore. Kjo arritje madhore për Shqipërinë, ishte rezultat i një rruge të gjatë dhe i një kontributi të përbashkët. Një kontribut jo vetëm i spektrit politik, por i të gjithë shoqërisë shqiptare, shoqërisë civile, qytetarëve të këtij vendi që i kanë dhënë mbështetjen më të gjerë procesit të integrimit si askund tjetër.

Ishte ndihma e çmuar sidomos e SHBA dhe e partnerëve Europianë, që bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancë. Ishte një mbështetje jo vetëm në procesin final, po në të gjithë procesin reformues, që pregatiti vendin për të marrë ftesën. Të qenët anëtarë të Aleancës nuk ishte dhe nuk është një angazhim thjeshtë në çështje të sigurisë, nuk është thjesht një çështje ushtarake, po një projekt që shkon përtej. Sot NATO është një aleancë e vlerave të bashkuara në diversitet.

Shqipëria pati vullnetin dhe angazhimin për të plotësuar të gjitha kriteret politike, ligjore dhe ushtarake që bart anëtarësimit në një Aleancë të kësaj përmase. Përpara antarsimit, ne dhamë një mesazh përgjegjshmërie, krijuam një klimë besimi te partnerët, sidomos me dialogun e klimën politike, me konsensusin për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi. Edhe pse u deshën 8 vjetë që reforma në drejtësi të futet në shinat e një reforme të thellë, integrale, një proces i pakthyeshëm kjo është provë serioziteti për një vend anëtar të Aleancës.

Të gjithë jemi koshient se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, u mbështetet më shumë në pritshmëritë, sidomos sa i përket cështjeve të tilla, që janë fondamente për të qenë anëtare të Aleancë. Kjo u lexua qartë në mesazhin e Presidentit Bush në Samitin e Bukureshtit kur tha se këto vende (Shqipëria dhe Kroacia) janë gati të marrin përsipër përgjegjësi.

A i kemi përmbushur sot këto pritshmëri?

Në fakt në këto 10 vite Shqipëria ka punuar për të përmbushur pritshmëritë ndërkohë që edhe vetë NATO ka ndryshuar. Kjo edhe për faktin që siguria, është bërë gjithnjë e më komplekse. Pas 70 vjetësh qysh nga themelimi madje edhe në 10 vitet e anëtarësimit tonë, Aleanca ka adoptuar e përballur sfida të reja sidomos pas miratimit të Konceptit Strategjik i cili u lançua, në Samitin e Strasburg- Kehl e që u miratua një vit më vonë në Samitin e Lisbonës për: mbrojtjen kolektive, menazhimin e krizave dhe sigurine e përbashkët. Po edhe më pas me dy samitet ai i Uellsit dhe ai i Varshavës.

Ndërkohë, vitet e fundit kanë ndodhur zhvillime negative në panoramën e sigurisë europiane si kriza në Ukrainë me veprimet agresive të Rusisë, terrorizmi, situatat në Lindje dhe në Jug, e të tjera sfida që duan një qasje të përbashkët për përballimin e tyre. Shqipëria edhe pse vënd i vogël e me mundësi modeste, ka dëshmuar vullnet të qartë për partneritetet dhe bashkëpunim ndaj sfidave të përbashkëta të sigurisë. Ka ofruar kapacitetet e saj duke u bërë pjesë aktive në krah të aleatëve tanë strategjikë në angazhimin e përbashkët kudo ku kanë qene nevojat.

Natyrshëm, Shqipëria ka mbajtur një pozicion të qartë unitar, lidhur me marrdhëniet me Rusinë. Për Ballkanin Perëndimor integrimi Euro-Atllantik mbetet një element strategjik i qëndrueshmërisë dhe sigurisë transatlantike dhe merr një rëndësi të veçantë në kuadër të eliminimit të “njollave gri” të sigurisë në rajon. Me këtë qasje Shqipëria ka mbështetur në mënyrë konstante politikën e “Derës së Hapur” të Aleancës duke mbështetur aktivisht dy zgjerimet e fundit, atë me Malin e Zi dhe me Maqedoninë e Veriut, me synimin e forcimit të mëtejshëm të sigurisë dhe paqes në rajon, dhe pengimit të influencave negative të aktorëve të tretë.

Kemi vlerësuar angazhimin konstant të Aleancës në Kosovë nëpërmjet misionit KFOR, ndërkohë në Samitin e Varshavës (2016) kemi kërkuar që NATO të vendosë një marrëdhënie institucionale me Kosovën, si një rrugë e qartë dhe e përcaktuar drejt proceseve integruese.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ishte vërtet një arritje shumë e madhe po njëherësh mbetet një përgjegjësi shumë e madhe për politikën shqiptare, për të qëndruar si vlerë e shtuar në tryezën e vendimeve të mëdha.

Problemet e sigurisë midis shteteve duhen parë më së pari, si probleme të sigurisë brenda shtetve, probleme të demokracisë funksionale,të shtetit ligjor dhe të zhvillimit të qendrueshëm të vendit. Kjo qasje kërkon shtete funksionues, adresimin e sfidave komplekse që lidhen me ekonominë, me ato të sigurisë së energjisë, që transformohet nga një çështje ekonomike në një çështje sigurie, ato të « cyber crime », me cështje të sigurisë së mjedisit, ato të të drejtave të njeriut.

Edhe pse Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këto 10 vjet e për këtë arsye kohët e fundit mori vlerësime nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, për qasjen kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, madje edhe për rritjen e buxhetit, unë besoj se në nivel politik nuk i kemi përmbushur pritshmëritë. Pas 10 vjetësh flitet ende për gjëra bazike të një demokracisë funksionale, mungesës së dialogut politik e bllokim të reformës zgjedhore.

Një dekadë më parë ne treguam vullnet e përgjegjshmëri politike për të dialoguar, u ulëm dhe e përfunduam me konsesus, 8 muaj përpara zgjedhjeve, reformën zgjedhore e ramë dakort për disa reforma përfshirë reformën në drejtësi. Ishte një nga gjërat që u vlerësua nga partnerët e shprehur në deklaratën e Ambasadës Amerikane e nga partnerët e tjerë si një shprehje vullneti e garantësh për të vijuar me reformat. U vlerësua dhe roli i opozitës së kohës.

Sot kemi sfidën e hapjes së negociatave me BE, jemi përsëri te mungesa e dialogut politik. Jemi përsëri te reforma zgjedhore, te vijimi i reformës në drejtësi, përfundimin e procesit për vënien në funksionim të institucioneve të drejtësisë, që janë jetike për të ardhmen e vendit. Dialogu politik nuk është një çështje dëshire, është një ‘’must ‘’, është detyrimi që buron nga aspirata euroarllantike e popullit shqiptar.

* Fjala në Konf e ISN 10 vjet Shqipëria në NATO:

“70 years of NATO, 10 years of NATO Membership for Albania – Cherishing peace and reflecting on the future challenges of security”.

Next Post
Humor në rrjet me deklaratën e Metës/90% janë pro që ai të vrasë veten si Alende

Humor në rrjet me deklaratën e Metës/90% janë pro që ai të vrasë veten si Alende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In