• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogu me Serbinë/ Haradinaj: Na duhet një marrëveshje kornizë për temat, deri tek njohja reciproke

by Java News
11/06/2019 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ai thotë se garancë për të vazhduar bisedimet me Beogradin, është krijimi dhe arritja e një marrëveshje kornizë, ku do të listoheshin gjërat që do të diskutohen gjërat që do të dërgonin deri tek njohja reciproke.

Sipas tij, nuk ka nevojë që dy shtete që kanë nënshkruar  IBM-in (Marrëveshjen për Menaxhim të Integruar të Kufijve), të kthehen edhe një herë tek tema e kufijve, për të cilët janë marrë vesh, raporton Gazeta Express.

Teksa ka folur për Samitin e Parisit, Haradinaj ka thënë se Kosova është duke u përgatitur për një samit të tillë, për të cilin thotë se mund të dështojë, por jo për faj të Kosovës.

“Është shumë me rëndësi që të kemi një pocizion krijues si Kosovë. Ne veç kem punue si Kosovë, pozicionin në tema. Sa na përket ne, Parisi mund të mbahet, jemi në përgatitje. Për me mund me ecë përpara, një marrëveshje kornizë e asaj që duhet me u marrë vesh, jo vetëm për Paris. Por edhe nëse nuk ndodh Parisi, që mund të mos ndodh, por jo për fajin e Kosovës”, ka dekalruar Haradinaj, raporton Express.

Kreu i Qeverisë thotë se edhe nëse dialogu rikthehet tek përfaqësuesi i ri i BE’së, një marrëveshje kornizë duhet patjetër.

“Por edhe në vjeshtë nëse ri kthehet dialogu tek përfaqësuesi i lartë i BE-së, i riu, prap duhet një marrëveshje kornizë, për t’u ditur se për çfarë po diskutohet .Pa këtë marrëveshje kornizë, të njohjes reciproke Kosovë-Serbi, nuk ka logjikë. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për IBM( Menaxhim të Integruar të Kufijve). Kur po pyet nganjëherë se për cilët kufij e kemi fjalën, për qëta të IBM, sepse jemi marrë vesh për qata kufijë”, sqaron Haradinaj.

Ai thotë se Serbia dhe Kosova kanë marrëveshje të avansuara sa u përket kufijve.

“Kosova kanë marrëdhënie shumë të avansaura për menaxhimin e kufijve. Nuk mundet Kosova që të rikthehet për të diskutuar IBM, prandaj marrëveshja kornizë, për çka do të disktuojmë, është garancë se a do të diskutojmë më tutje, se a do të ketë dialog a jo”, potencon ai.

Ai thotë se pa e ditur për çfarë do të diskutohet, nuk mund të bëhen udhëtime për turizëm në Paris.

“Nuk kemi nevojë për dialog për turizëm, por një dialog bazë një marrëveshje kornizë, për cka do të flasim. Nuk e kuptoj unë se pse dikush duhet të mi përmend ende kufijtë, kur dy vende kanë IBM. Atëherë pse kemi bë marrëveshje, pse BE-ja ka bërë investim. Prandaj duhet të bëjmë një korniz. Për turizëm shkojmë në Paris edhe për qejf, nuk do të bëjmë asnjë hap të gabueshëm. Unë nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje, që ska qartësi se pse dhe si do të ecë procesi më tutje.”, ka përfunduar Haradinaj.

g.kosovari

Next Post
Posti i lartë i që synon Bregu menaxhohet nga BE, kriteret dhe procesi i vendimmarrjes

Promovimi i Turizmit/ Bregu: Rajoni është më i fortë i bashkuar, do të sjellë më shumë vizitorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

February 7, 2026
Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

February 7, 2026
Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

February 7, 2026
Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

February 7, 2026
Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In