• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Promovimi i Turizmit/ Bregu: Rajoni është më i fortë i bashkuar, do të sjellë më shumë vizitorë

by Java News
11/06/2019 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), në kuadër të projektit të saj të financuar nga BE për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, shpalli dje raundin e dytë për projekte që zhvillojnë ofertën turistike në Ballkanin Perëndimor.

Totali i granteve është 1.62 milion euro, këst i dytë po vë në dispozicion 750.000 euro për zbatimin e rreth 14 projekteve pilot me vlerë deri në 54.000 euro.

Qëllimi i skemës së granteve të RCC-ve është të zhvillojë dhe të promovojë globalisht ofertën e përbashkët rajonale të kulturës dhe aventurës, të sjellë më shumë vizitorë në Ballkanin Perëndimor, të zgjasë qëndrimin e tyre dhe të rrisë të ardhurat dhe punësimin në industrinë e turizmit. Prandaj, grantet që do të zbatohen në kuadër të Thirrjes së Dytë për Propozime do të jenë të orientuara drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve të turizmit përgjatë tri itinerareve të reja rajonale të turizmit kulturor që janë në zhvillim e sipër: Ballkani Perëndimor – udhëkryqi i qytetërimeve; Rruga Illyricum dhe Shtegun e Monumenteve Ballkanke dhe rajoni përgjatë rrugës Trans Dinaricës, rrugët rajonale hiking dhe biking dhe atraksionet e tyre ndihmëse të turizmit aventurë.

“Rajoni është më i fortë së bashku. Kjo është po aq e vërtetë për turizmin siç është për çdo fushë tjetër. Dallimi është se turizmi ka një avantazh të rritet më shpejt se industritë e tjera – ajo tashmë përbën 14% të punësimit në Ballkanin Perëndimor. Më shumë se 12 milionë turistë hynë në rajon vitin e kaluar. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë intensivisht për zhvillimin e një oferte të përbashkët turistike rajonale dhe për të plotësuar përpjekjet e mëtejshme të qeverive në mënyrë specifike në zonat e turizmit kulturor dhe aventurës “, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RCC.

“Qëllimet tona janë të thjeshta. Ne duam të krijojmë një ofertë më tërheqëse turistike, e cila do të tërheqë më shumë turistë në rajon dhe do të çojë në fitime më të mëdha dhe më shumë njerëz të punësuar në turizëm. Ndërsa projekti ynë për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit ka parasysh një tablo me të madhe, skema e grantit është duke bërë të mundur që qeveritë e nivelit lokal, OJQ-të dhe agjencitë zhvillimore të përfshihen në turizëm dhe të kontribuojnë në zhvillimin e një oferte të përbashkët rajonale, duke zbatuar veprime që do të përmirësojnë cilësia e shërbimeve dhe infrastruktura e turizmit në nivel lokal “.

Për të siguruar informacionie të mjaftueshme për Thirrjen e Dytë për Propozime për të gjitha palët e interesuara, ndërmjet 12 dhe 20 qershorit 2019, RCC do të organizojë një seri Ditësh Informimi që mbulojnë të gjitha gjashtë Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Next Post
Meta zbardh takimin: Me Fleckenstein nuk folëm për Sandër Lleshin

"Duhet ta marrim seriozisht", Fleckestein reagon për Metën dhe negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In