• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DIALOGU/ Lezhë, banori: Na hiq varfërinë! Rama: S’je në kohën e Enverit!

by Java News
18/10/2016 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nga Troshani i Lezhës në një bashkëbisedim me fermerët e zonës foli mbi shumë problematika që përballet fshati i sotëm. Kreu i qeverisë theksoi se fshati ka nevojë për investime në infrastrukturë ndërsa dëgjoi dhe hallet e banorëve.

Banori: Të gjithë këtu jemi katundarë të Zadrimës

Rama: Katunarë jemi të gjithë

Banori: Kërkojmë të na heqësh varfërinë

Rama: Të kuptoj. Duhen investime për hapjen e kanaleve kulluese, lehtësi për fermerët. Në fakt që në momentin që prodhon dicka dhe e shet, quhet biznes. Sa është për të mbajt frymën gjallë dhe sa është për të bërë ekonomi këtu fillon diskutimi. Mos e ngatërro kohën e Enverit me tani, ke qenë kuadër po tani s’je. Atëherë secili kishte pjesën e punës dhe gjthçka vinte nga shteti, por sot nuk është kështu
Fshatar apo katundar të varfër në Europë nuk ka, nëse ka tokë, sepse janë prodhuesit e bukës së gjithë botës. Për të dalë nga varfëria nuk imagjinohet që të ndodhë vetëm me çfarë bën shteti.

Banori: Ne vazhdojmë të përmbytemi z kryeministër

Rama: Përmbytje ka pasur në fushë edhe në kohën e Enverit, por nuk e thoje ti

Banor: Ky fshat ka qenë i zhvilluar. Jemi vendi i At Gjergj Fishtës, Dom Ernest Troshanin, ka fjalë por nuk po bëhet asnjë gjë konkrete. Vec një ujësjellës është bërë. Kryeministër duhet të bëhet ndonjë investim, pasi hallet që kemi ne i kanë të jgithë fshatrat.

Rama: Psh, ç’investim?

Qytetari: Troshani prodhon ullinj e hardhi, të mbjellë shteti

Rama: Nëse pret që shtetit të mbjellë hardhi, kështu shteti nuk ka, ju duhet të mblidheni e të planifikoni mbjelljen e hardhive, bëni projektin e kërkoni para që shteti iua garanton. Duhet të krijoni sipërmarrje

Banori: ”Shteti në tokë e Zoti në qiell’

Rama: Ky është drejtimi e kjo është mbështetja. Nëse pret që shteti të vijë e të mbjellë hardhi e ullinj, kjo nuk ndodh

Banori: Rruga tjetër është kjo që jemi sot

Rama: Rruga tjetër është që bashkarisht t’i japim zgjidhje kësaj pune

Banori: Ka 20 e kusur vite që na kanë thënë se tokën e morët, prodhoni e dilni në treg, ka ardhur momenti që një qeveri të marrë përgjegjësitë e veta për kullim, vaditje etj. Të marrë përgjegjësi. Kjo na nxit që ne të fillojmë të punojmë. Nuk kemi mbështetje te drejtoritë e bujqësisë

Rama: Janë ngritur bërthamat e para të drejtorive të asistencës për këtë punë, për bërjen e projekteve dhe aplikimin. Drejtoritë e Bujqësisë kanë qenë inefiçente, shpërndanin në mënyrë korruptive subvencionet. Kemi filluar reformën në bujqësi. Ka filluar puna për ngritjen e sporteleve unike, paratë merren me dije në BE, kush di i merr, kush nuk di nuk i merr.
Në aspektin e dijes, fshati ka mbijetuar vetëm me eksperiencën e të vjetërve jo të rinjve.
Po nuk u vu themeli si duhet nuk bëjmë dot shtëpi me tre kate, këtu pa themel deshën me ndërtu gradacela.

Banor: Bujqësia është e vështirë dhe përfshirja e shtetit besoj se do japë rezultate

Rama: Po, por kjo varet nga ju. Faleminderit po shiu mendon të kthehet, mendoj ta lëme shiun vetëm, më mirë do bëhet.

ma.me

Next Post
Katër frutat që spërkaten më tepër me pesticide

Katër frutat që spërkaten më tepër me pesticide

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com