• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi/ Rifillon këtë javë

by Java News
05/12/2020 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javën e ardhshme (10.12.) rifillon dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të ekspertëve, ndonëse nuk flitet se kur mund të ketë takime të tjera të nivelit të lartë politik, mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serbi, Aleksandër Vuçiç.

Takimin në nivel të ekspertëve javën që vjen e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj se ekziston mundësia që të kemi takimin në nivelin e krye-negociatorëve në Bruksel, të mërkurën e ardhshme. Ne gjithmonë e bëjmë të ditur agjendën afër datës së takimit”, tha zëdhënësi Peter Stano, i cili nuk bëri të ditur temat, për të cilat do të flitet.

Në takimin e fundit në nivel të ekspertëve, palët diskutuan për çështjet financiare dhe pronësore, por nuk u arrit pajtimi që të flitet për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në Kosovë, shtyrjen e dialogut me Serbinë për një fazë të mëvonshme e kërkuan ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe partneri i koalicionit qeverisës AAK, e Ramush Haradinajt. Kjo kërkesë u bë pas ngritjes së aktakuzave për krime lufte kundër presidentit Thaҫi dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së.

Hoti: Jo shtyrje e dialogut

Vetë kryeministri Avdullah Hoti nuk e sheh të nevojshme shtyrjen e dialogut dhe hedh poshtë zërat se Kosova në dialog po i bën favore vetëm Serbisë. “Ne dialogun në Bruksel e filluam në korrik me një qartësi besoj të plotë, në Samitin e Parisit të organizuar nga Presidenti i Francës Macron dhe kancelarja gjermane Merkel. Dhe aty në atë Samit me insistimin tonë ne vendosëm dy çështje në tavolinë dhe kërkuam dakordim.

Dhe ka dakordësi për atë që është e para që marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe dialogu duhet të jetë i kufizuar në kohë. Dhe kjo kohë është çështje muajsh. Procesi i dialogut dhe ndryshimet që ndodhën në zonat e specializuara, janë çështje të ndara, sepse ne nuk shkojmë në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë.

Ne shkojmë në Bruksel për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës dhe ky interes është që kjo marrëveshje të mbyllet sa më parë me njohje reciproke”, thotë kryeministri Hoti.

Strategjia e BE: SHBA dhe BE të  bashkëveprojnë për Ballkanin Perëndimor

Në mesin e javës që shkoi Komisioni Evropian, miratoi një strategji për agjendën e re të raporteve transatlantike, më saktësisht raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë agjendë strategjike, Komisioni Evropian përmend nevojën që BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë bashkëveprimin edhe në Ballkanin Perëndimor, me theks të veҫantë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Evropa i ka dhënë Ballkanit Perëndimor perspektivë të anëtarësimit në BE. Vazhdimi i partneritetit mes BE-së dhe SHBA-së dhe koordinimi i afërt në Ballkanin Perëndimor është thelbësor, posaçërisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne, duhet të punojmë së bashku për të mbështetur pajtimin, përmirësojmë qeverisjen dhe të shtyjmë përpara reformat kyçe”, thuhet në tekstin e strategjisë së Komisionit Evropian për raportet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Për përfshirjen amerikane në dialogun Kosovë-Serbi flet edhe kryeministri i Kosovës, i cili marrëveshjen e nënshkruar në Uashington në prani të presidentit Trump, vazhdon ta cilësojë një marrëveshje të mirë, ku u firmos një listë me zotime. “Kërkesa dhe dëshira jonë mbetet që të nënshkruajmë sa më parë një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke me Serbinë dhe këtë mënyrë të lëvizim së bashku drejt integrimit në BE.

“Ajo që na u ofrua në Uashington është që të vijojmë me një listë zotimesh për të dy vendet”, thotë kryeministri Hoti.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, e ka për synim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Më 4 shtator të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik, ndërsa që nga ajo kohë, nuk u takua më niveli i lartë politik Kosovë-Serbi.

Gjatë javës që po lemë pas, i ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, tha se procesi nuk është i bllokuar dhe takimi i radhës do të mbahet “sapo të krijohen kushtet”.

“Unë jam i angazhuar për të lehtësuar bisedimet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe të jetë edhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, tha Lajçak para anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian, duke potencuar se procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi është “një rrugëtim i gjatë dhe me shumë pengesa”./DW/

Next Post
Ja pse Britania e Madhe ishte e para që autorizoi vaksinën COVID!

Ja pse Britania e Madhe ishte e para që autorizoi vaksinën COVID!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In