• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogu Kosovë-Serbi, përfundon takimi në Bruksel, palët ende larg një marrëveshje

by Java News
08/01/2019 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet delegacionit shtetëror të Kosovës për dialog me Serbinë, si dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini. Pas takimit, Mogherini tha se është e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mogherini u kërkoi autoriteteve të Kosovës të shfuqizojnë taksën doganore ndaj produkteve nga Serbia. Ndërkohë, dy bashkëdrejtuesit e delegacionit shtetëror të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë theksuar se në takim kanë prezantuar rezolutën dhe “Ligjin për dialogun”, si dhe kanë sqaruar rolin e këtij delegacioni.

“Sipas Mogherinit, çdo marrëveshje që është e pranueshme për të dyja palët – por marrëveshje që përfaqëson vlerat e Bashkimit Europian – është e pranueshme edhe për BE-në. Pra nuk mund dhe nuk do të kemi shtete etnikisht të pastra, sepse ajo nuk është vlerë e BE-së. Nuk mund të kemi kufij që ndajnë territore në vija etnike”, tha Ahmeti.

“Ne thamë aty se duhet të hiqen arsyet për të cilat ka ardhur taksa. Serbia duhet t’i ndalë të gjitha shkaqet përse ne e kemi vendosur taksën. Ka shumë kushte që Serbia duhet të plotësojë, që të tërhiqet taksa. Kjo nuk është e njëanshme”, tha Limaj.

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiç ka thënë më herët se ekipi negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë është ftuar nga BE-ja për konsultime në Bruksel. Por, sipas saj, bisedimet në nivelin e lartë politik do të vazhdojnë ndërmjet dy presidentëve, atij të Kosovës dhe atij të Serbisë./a.meta

Next Post
EMRAT+ VIDEO/ Itali, 3 shqiptarë vihen nën hetim për lidhje me organizatën “Sacra Corona Unita”

EMRAT+ VIDEO/ Itali, 3 shqiptarë vihen nën hetim për lidhje me organizatën “Sacra Corona Unita”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta bëhet në gjunjë

Një hap drejt urisë. Çfarë thotë ligji!?

July 11, 2026
Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

July 11, 2026
Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

July 11, 2026
Jet Ski dhe gomone rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

Jet Ski dhe gomone rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

July 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot” vs antropologjisë, jo politikës

July 11, 2026
Apeli i Posaçëm konfirmon konfiskimin e 22 pasurive të Gramoz Totos, kalojnë në favor të shtetit

Apeli i Posaçëm konfirmon konfiskimin e 22 pasurive të Gramoz Totos, kalojnë në favor të shtetit

July 11, 2026
Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmosjes? Pakistani zbulon prapaskenat: Teksti final është gati

SHBA i jep ultimatum Iranit: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

July 11, 2026
Gazetari: Me vlerësimet negative në Google nuk do të ndalet rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Gazetari: Me vlerësimet negative në Google nuk do të ndalet rruga e Shqipërisë drejt BE-së

July 11, 2026
Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

July 11, 2026
Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In