• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT+ VIDEO/ Itali, 3 shqiptarë vihen nën hetim për lidhje me organizatën “Sacra Corona Unita”

by Java News
08/01/2019 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre shqiptarë janë nën hetim, në kuadër të aksionit antidrogë të zhvilluar gjatë mëngjesit të sotëm nga policia e Leçes, raportuan mediat italiane. Gjatë aksionit të koduar “Vele”, siç bën me dije policia italiane, janë përfshirë mbi 100 efektivë si dhe një helikopter.

16 urdhër-arreste me burg të lëshuara nga prokuroria Antimafia dhe të firmosura nga gjykata e Leçes janë ekzekutuar ndaj personave të lidhur me mafien famëkeqe “Sacra Corona Unita” për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Ndërsa 49 të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë për të njëjtat akuza. Mes tyre, raporton “Corriere”, janë edhe tre shqiptarët Eltian Isufaj, 30 vjeç, me banim në kampin e romëve “Panareo” në Leçe, Soni Hajdari, 28 vjeç, me vendbanim të njëjtë dhe aktualisht nën arrest shtëpiak. I treti është Krenar Skendaj 46 vjeç, aktualisht pas hekurave në Campobasso.

Organizata kriminale, sipas hetimeve, vepronte në Leçe e Brindisi, duke kontrolluar pjesë të trafikut të drogës. Anëtarë të organizatës kanë ushtruar presion ndaj familjes së një bashkëpunëtori të drejtësisë italiane.

Gjatë hetimeve, janë sekuestruar sasi të ndryshe droge të llojit kokainë, heroinë, hashash e marijuhanë. Organizatës i është sekuestruar drogë që vinte edhe nga Shqipëria.

Tre shqiptarët

Eltian Isufaj rezulton një emër i palakuar më herët nga mediat italiane.

I dyti, Soni Hjadari, rezulton i ndaluar në vitin 2016 po në Leçe, pasi është kapur me 16 doza kokainë.

Ndërsa emri i Krenar Skendaj, shfaqet në disa raste, në raportimet e kronikës së zezë në Itali.

Qershorin e vitit të kaluar, mediat italiane raportuan se Skendaj u dënua me gjykim të shkurtuar me 3 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Ai u arrestua gjatë një operacioni policor në bashkëpunim mes policisë italiane dhe asaj shqiptare, në mars të atij viti, kur u sekuestruan 500 kg marijuhanë. Skendaj, bashkë me një tjetër person, ishin në bordin e një gomoneje që nisej nga Shqipëria. Të dy u vunë në pranga pas një ndjekje në det nga policia italiane në ujrat e Leçes. Në gomone u gjetën dhe sekuestruan 513 kg marihuhanë./a.meta

 

 

 

 

 

Next Post
Tradhtia e rrallë, burri shkon me… vjehrrin

Tradhtia e rrallë, burri shkon me… vjehrrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

September 8, 2026
Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

September 8, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

September 8, 2026
PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

September 8, 2026
“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve!

September 8, 2026
“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

September 8, 2026
I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

September 8, 2026
Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

September 8, 2026
DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

September 8, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com