• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Eksperti: Vuçiçi ka vendosur që çdo çështje të vogël ta kthejë në të madhe

by Java News
17/03/2023 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërheqja e serbëve nga institucionet në Veri të Kosovës ka krijuar një situatë shumë serioze prapakthyese, thotë eksperti i Evropës Juglindore, Milan Nic në intervistë për DW.

Deutsche Welle: Gjendja në Kosovë është e tensionuar. Serbët kanë dalë nga institucionet në veri të Kosovës. Çfarë mund të presim?

Milan Nic: Mendoj se shumë gjëra ishin në rrugë të mirë në drejtim të normalizimit ose së paku përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në muajt e fundit. Pra, ishte edhe Procesi i Berlinit që arriti marrëveshjet e para. Pra, punët po shkonin mirë për Kosovën. Dhe në sfond ishte nisma diplomatike e Berlinit dhe Parisit për të arritur një progres të madh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe në mes të kësaj ishin çështjet e vogla dhe simbolike ndaj të cilave Albin Kurti mbante qëndrim parimor. Në gusht amerikanët e ndihmuan atë me letërnjoftimet. Është mjaft interesante që nga minikriza e asaj kohe rezultoi një marrëveshje e pashkruar që Serbia të njihte letërnjoftimet e Kosovës në fund të vitit. Njohja e letërnjoftimeve ishte më pas pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare të Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit, dhe pasi ajo të ratifikohet, do të bëhet e detyrueshme. Pra, gjërat po ecnin në drejtimin e duhur, për integrimin real të Kosovës në rajon, pa u bojkotuar nga Serbia.

Tani mendoj se Vuçiçi do ta shfrytëzojë çdo çështje që i mundëson atij të blejë kohë, për të evituar një marrëveshje të përgjithshme me Kosovën. Pra, tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, nuk ka të bëjë me këto ditë. Vuçiçi ka vendosur tani që çdo çështje të vogël ta kthejë në të madhe. Pra, kjo nuk është një krizë që do të kapërcehet brenda një dite. Mendoj se shtensionimi do të kërkojë kohë dhe kapacitete diplomatike, të cilat kanë qenë të rezervuara për të arritur një kompromis të madh.

Kancelari gjerman Olaf Scholz foli në konferencën e shtypit në përfundim të Samitit të Berlinit për “durim dhe shumë përpjekje” për të arritur një kompromis. Ishte kjo arsyeja?

Po. Por shikoni, Brukseli dhe Uashingtoni i kërkuan Kurtit ta shtynte zbatimin e vendimit për targat, sepse momenti ishte i papërshtatshëm. Dhe çfarë bëri Prishtina? I shtyu për në prill konfiskimet, por tani po shpërndan qortimet, e më vonë do të fillojë me gjobat. Pra, nga ana ligjore, procesi quhet i filluar, dhe kësisoj ai i ofroi Beogradit një shkak për t’u thënë serbëve të tërhiqen nga institucionet. Mendoj se Prishtina nuk e ka menduar mirë kur e bëri, sepse çdo krizë sado e vogël që të jetë, nuk është në interes të saj. Beogradi këtë po e shfrytëzon: Nuk them që kriza është artificiale, por ai po e shfrytëzon tani për të vënë gjithçka në pikëpyetje dhe për të thënë se serbët në Kosovë – do të kthehen në institucionet e saj, vetëm nëse marrin garanci për Asociacionin. Pra, për një gjë simbolike, situata ka ndryshuar brenda ditësh.

Për rajonin flitet shpesh se shumë elemente destabilizuese vijnë nga Rusia. Mendoni që Rusia të ketë ndonjë ndikim në këtë krizë?

Rusia nuk qëndron pas kësaj lëvizjeje. Pas kësaj lëvizjeje është vetëm Beogradi. Kjo ka të bëjë me pozicionimin për çështje më të mëdha sesa thjesht targat e makinave. Nuk them se kriza është artificiale, sepse targat janë të rëndësishme, sepse kanë të bëjnë me jetën e përditshme. Kështu që thjesht nuk e kuptoj, pse Kurti mendonte se, nëse fillonte procesin, qoftë edhe shkallë – shkallë, serbët nuk do të bënin një hap të tillë, duke kaluar në krizën e plotë. Nuk është problemi te tensionet, por serbët tani me këtë hap po e shfuqizojnë vetë Marrëveshjen e Brukselit, të vitit 2013. Tani ata do të thonë, ne duam të diskutojmë për gjithçka. Pra, në vend që të diskutohet për të ecur përpara, tani diskutimi do të bëhet se si të kthehemi në pikën zero.

Kjo sepse Kurti dhe Vetëvendosja nuk dëshirojnë ta pranojë këtë pjesë të Marrëveshjeve të Brukselit që ka nënshkruar qeveria e Kosovës para tyre. Plani është që të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si autonomi. Negociimi i bërë asokohe në vitin 2013 ishte që në këmbim të njohjes së institucioneve dhe juridiksionit të shtetit të Kosovës në territorin e Kosovës, serbët e Kosovës të kenë autonominë. Tani Kurti nuk dëshiron ta bëjë këtë.

Argumenti i Kurtit ka qenë sepse nuk dëshirojnë të krijojnë një Republika Srpska të dytë në Kosovë…

Ky është interpretim predominues në Kosovë. Asociacioni u përkufizua në mënyrë shumë të mjegullt. Problemi më i madh i dialogut ka qenë se si të përkufizohet Asociacioni, që ishte thelbi i marrëveshjes së Serbisë. Por Kurti as nuk dëshiron të flasë për atë. Dhe kjo ishte pika e tij e dobët në krahasim me Serbinë. Serbia kishte shumë më tepër pika të dobëta dhe ishte vënë me shpatulla pas muri nga BE.

Por e thënë shkurt: tërheqja e serbëve të Kosovës në veri nga të gjitha institucionet e Kosovës është një situatë e re. Dhe është shumë serioze, sepse unë nuk i shoh ata të kthehen javën e ardhshme apo se është e thjeshtë të bësh thirrje që ata të kthehen. Kështu që tani kemi një krizë të rëndë politike brenda Kosovës, si pasojë e së cilës kemi humbur disa javë apo muaj. Dhe kjo do të prishë plotësisht iniciativën franko-gjermane për një marrëveshje të plotë normalizimi.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk e ka kundërshtuar planin franko-gjerman. Por ai as nuk ka thënë se e mbështet atë plotësisht, siç bëri për shembull Rama dhe von der Leyen. A mendoni se Kurti e dëshiron planin franko-gjerman?
Unë vetëm një gjë mund të them: Më kujtohet, para tre vjetësh kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, kur bëhej fjala për taksat. Dhe Perëndimi e kishte shumë të vështirë të ndryshonte qëndrimin e tyre. Ishte edhe samiti i organizuar në vitin 2019 në Berlin, ku Macron dhe Merkel thanë, se nëse ne i ftojmë të gjithë këta liderë, harxhojmë kohën dhe kapacitetet tona për të lëvizur përpara, dhe ata sërish nuk janë konstruktivë, atëherë ne do të heqim dorë. Tani është hapur një dritare për të gjithë rajonin, por veçanërisht për Kosovën, për t’u bërë pjesë e tij në nivel të barabartë me Serbinë përmes Procesit të Berlinit, përmes BE-së. Ata do ta lënë të mbyllur këtë dritare.

Pra, ju mendoni se ky është një shans i fundit për rajonin?
Jo i fundit. Por mendoj se nuk është situatë e mirë për Kosovën. Kosova ka nevojë për çdo marrëveshje diplomatike, që avancon, shkon përpara. Ndërsa Serbia dëshiron të fitojë kohë dhe sipas kësaj formule, Kurti po i ofron asaj krizën e re në “një tabaka të argjendtë”.

Milan NIc është ekspert i Evropës Juglindore në Këshillin Gjerman për Politikë të Jashtme me qendër në Berlin. /DW/

Next Post
Dita nis me kthjellime, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni se si do të jetë parashikimi i motit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

October 26, 2026
Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

October 26, 2026
“Topi i Artë”, spanjollët zbulojnë fituesin

Ceremonia e “Topit të Artë”, zbulohet treshja favorite për ta fituar! Ja renditja e vendeve të para, Bellingham e Hakimi jashtë “Top 10”

October 26, 2026
“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

October 26, 2026
“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

October 26, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA bëhet gati për sulme ndaj Iranit, operacionet ushtarake brenda 96 orëve!

October 26, 2026
Papa Leoni XIV dhe kanceri i mushkërive te joduhanpirësit, çfarë duhet të dimë

Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut: Kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime

October 26, 2026
Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

October 26, 2026
Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

Paketat e duhanit në Shqipëri do të kushtojnë gati sa në BE, rritje e çmimit me mesatarisht 15 lekë në vit! Nga cigaret, te shisha dhe nargjila (TABELA)

October 26, 2026
“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In