• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dialogjet e plota- KLD mblidhet për gjyqtarin Aliaj dhe sulmon vetingun

by Aalison Pearse Stevens
18/06/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Mjafton të lexosh dialogjet mes anëtarëve të KLD-së, në mbledhjen e thirrur jashtë rradhe nga ana e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për të kuptuar se në fakt ky institucion, ndërsa hesht për mijëra vendime të padrejta të gjyqtarëve në mbarë vendin, bëhet solidar fanatik me një gjyqatarë, i cili dukshëm ka pasur një karrierë mjaft të dyshimitë profesionale. Por ajo që bi në sy më shumë në këto dialogje është fakti, se në thelb ata janë vërtetë të shqetësuar në lidhje me sistemin e vetingut, të cilin çuditshëm e komentojnë si “një instrument për të futur politikisht në dorë drejtësinë”. Natyrisht është në të drejtën e KLD që të mbrojë gjyqtarët, të cilët mund të bëhen objekt i sulmeve të pushteteve të tjera. Është i pranueshëm deri diku edhe fanatizimi për t’i mbrojtur, kur ata realisht japin vendime në favor të drejtësis. Por është po aq detyrim i KLD-së që të ndëshkojë po me të njëjtin fanatizëm edhe ata gjyqtarë të cilët turpërojnë drejtësinë shqiptare. Në këtë pikë KLD thuajse s’ka bërë asgjë, ndryhshe nuk do kishim këtë sistem të kalbur drejtësie. Të shfaqësh solidaritet me kolegun, siç ndodhi në KLD, nuk është drejtësi, por më shumë çështje personale. Çështje korporate. Parimet e drejtësis nuk funksionojnë vetëm kur “cënohet” një koleg nga korporata, por edhe kur cënohen edhe mijëra e mijëra qytetarë nga vendimet e padrejta, për të cilët KLD hesht, sepse ata nuk janë…pjesë e korporatës.   

ma. me

Bujar Nishani- Për fat të keq ky adresim nëpërmjet fyerjes dhe kanosjes, siç e thashë, nuk ishte i izoluar dhe në një rast të vetëm. Gjë që mund të konsiderohej si një reflektim apo reagim emocional, çka nuk i lejohet gjithësesi kujtëdo, çdo qytetari të Republikës, për më tepër personave të veshur me pushtet dhe që kanë edhe përgjegjësi administrative dhe politike në rastin konkret. Por kjo është një çështje që nuk i takon gjyaktës. Ndaj në këtë situatë, nisur edhe nga detyrat kryesore, në fund të fundit që ka KLD, të parashikuara në Kushtetutën e vendit, të parashikuara në ligjin organik në KLD, përtej shqetësimit publik që bëri KLD përmes lëshimit të një deklarate. Por unë do tu kërkoja të gjithë anëtarëve të pranishëm që të marrin në konsideratë këtë situatë, e cila është një situatë shqetësuese dhe serioze, pasi nëse e pranojmë si kulturë, si sjellje, si funksion të institucioneve të shtetit dhe të metodikës në raport të çdo lloj subjekti me gjykatën, me gjyqtarin, pastaj mund të kultivonim një praktikë, e cila do të vinte në pamundësi të plotë përmbushjen e detyrës dhe misionit kushtetues dhe ligjor nga ana e çdo gjyqtari të Republikës.

Xhezahir Zaganjori- Prandaj në këtë kuadër mendoj që ne duhet të jemi në përkrahje të pushtetit gjyqësor. Ndërkaq edhe të gatshëm për të bashkëpunuar edhe me pushtet e tjera, brenda pushtetit, brenda edhe mekanizmave që ligji dhe Kushtetuta ngarkojnë për dhënien e drejtësis, por edhe me pushtetet e tjera, por pa cënuar parimet themelore mbi të cilat organizohet dhe funksionon pushteti gjyqësor. Prandaj, mesazhi që duhet t’i përcjellim komunitetit të gjyqtarëve është që ata kanë përkrahjen e KLD-së, kanë përkrahjen e Konferencës dhe duhet ta ushtrojnë detyrën me integritet, me profesionalizëm, sepse vetëm kështu ata do të realizojnë detyrat e tyre që kanë në përmbushje të urdhërimeve kushtetuese ligjore. Unë mendoj që reagimet kanë qenë të drejta dhe në të ardhmen duhet të jemi të vëmendshëm që të vazhdojmë të mbrojmë me të drejtë kolegët tanë gjyqtarë.

Neritan Cena- Ishim bashkë me kolegun Hado në Poloni dhe le të themi që e njëjta frymë vihej re në të gjitha vendet e lindjes. Edhe në Poloni, sikurse edhe në Shqipëri, kishte një invazion, dëshirë të ekzekutivit, për të kapur gjyqësorin nëpërmjet ndryshimeve përkatëse. Unë pashë një një reagim goxha pozitiv dhe shumë serioz nga ana e institucioneve të gjyqësorit të atij vendi. Qoftë nga ana e kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Madje di të them që situate ishte aq e mprehtë sa Presidenti ishte në një krah tjetër ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese në një krah tjetër. Pra kishte marrë përmasa vërtetë të jashtëzakonshme, gjë e cila edhe neve duhet të bëjmë kujdesin tonë dhe të tregojmë maturinë tonë, lidhur me ato vendime që duhet të marrim gjatë veprimtarisë sonë.

Astrit Haxhialushi- Me të vërtetë konstatoj, por edhe nga kontaktet që kemi me kolegët, se trupa gjyqësore me të vërtetë ndihet totalisht e fyer, por njëkohësisht edhe e frikësuar. Drejtësia është një nga shtyllat themelore të funksionimit të një shteti demokratik. Alarmi i rrezikut të kapjes së sistemit gjyqësor nga politika përbën rënien e drejtësis në vend dhe kërcënon parimin e ndarjes së pushteteve, pa të cilin shteti i së drejtës nuk mund të egzistojë. Duke përkrahur kryetarin e Gjykatës së Lartë në konstatimet e tij, por edhe njëkohësisht z. Cena, mendoj që KLD duhet të dalë me një deklaratë tjetër veç asaj ku t’i dënojë këto akte në vazhdimësi dhe në mënyrë periodike ndaj sistemit.

Artan Broci- Në fakt i gjithë diskutimi që po shtrohet këtu, lidhet vetëm me a është cënuar pami kushtetues i ndarjes dhe balancimit të  pushteteteve. Pyetja ime ëshë edhe për të gjithë kolegët: A ëstë tejkaluar viza e kuqe e ndarjes midis këtyre dy pushteteve dhe a kemi ne mënyra dhe mjete për të mbrojtur një gjyqtar, i cili në kushtetuetshmërinë e tij dhe në ligjshmërinë e tij ka dhënë një vendim? Apo do mjaftohemi vetëm me një deklaratë? Në pikëpamjen time unë gjykoj që ajo vija e kuqe që ndan dhe balancon pushtetet është shkelur dhe nuk është shkelur nga pushteti gjyqësorë, është shkelur nga një individ i cili është përfaqësues i ekzekutivit, është shkelur nga Ministri i Brendshëm. Ka një emër dhe mbiemër konkret dhe nuk kemi pse fshihemi, i cili ka dalë dhe ka kërcënuar hapur gjyqtarin. A mund ta lemë ne gjyqtarin në mëshirën e fatit?

Ridvan Hado- Jam dakord me parafolësit. Deklarata e fundit e funksionarëve të lartë të egzekutivit, Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, janë të papranueshme. Janë deklarata fyese. Kanë kaluar, ashtu siç tha dhe z. Broci, vijën e kuqe dhe intimidojnë gjyqtarin. Fyese për gjyqtarin Arjan Aliaj, por edhe për të gjithë trupën gjyqësore. Kanë intimiduar familjen e gjyqtarit, familjet tona, gjithashtu nderin dhe dinjitetin e familjeve dhe cënojnë funksionet kushtetuese të gjyqtarit, dhënien e drejtësis. Jo vetëm gjyqatarit Arjan Aliaj, por të gjithë trupës gjyqësore, e cila siç thashë është e intimiduar. Në këto kushte gjyqtari dhe trupa gjyqësore shprehet me vendime, nuk mund të shprehet me deklarata. Ne i kemi duart dhe gojën e lidhur.

Petrit Çomo- Më shumë pyetjen e kisha prej asaj që tha Neritani. Këta ndërkombëtarët, se jemi në kohën e fushatës për drejtësi, a kanë ndonjë reagim për këto deklarata, se mbase nuk dimë ne?

Bujar Nishani- Jo. Unë nuk kam ndonjë informacion. Por gjithësesi unë kam thirrur KLD për të diskutuar, pastaj se cilat janë deklaratat e ndërkombëtarëve, apo deklaratat e partive politike, besoj se nuk janë pjesë e punës së KLD-së. Personalisht nuk kam asnjë informacion që të ketë ndonjë deklaratë apo ndonjë reagim nga institucionet ndërkombëtare që monitorojnë apo asistojnë proceset e reformës në drejtësi.

Neritan Cena- Marr shkas nga deklaratat që bëri z. ministër që “të shohim se do të vijë koha, do t’i fusim në veting a do ta kalojë njeri vetingun apo s’do ta kalojë tjetri”. Këto janë kërcënime haptazi dhe tentativa për kapjen e pushtetit gjyqësorë. Mbase këto fjalë duhen thënë mirë me fakte, me argumente përkatës karshi ndërkombëtarëve. Plus ai raporti 6 me 5 të ashtëquajtur “shoqëria civile”?. Unë nuk e di. Vetëm balancë pushtetesh nuk ka aty. Parimi i kontrollit të balancimit të pushteteve është shkelur me të dyja këmbët mendoj unë.

Next Post

AUDIO e papublikuar më parë me zërin origjinal të Hitlerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com