• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deklaratat e Grenell ndaj Kurtit, analistja: Sinjal i qartë për votuesit në zgjedhjet e 9 shkurtit

by A R
07/02/2025 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analistja Alma Lama tha se deklaratat e Kurtit, ku shprehet se ka marrëdhënie shumë të mira me SHBA-në, ndryshe nga ajo çfarë shprehu Richard Grenell, janë të pavërteta, pasi sipas saj, Kurti prej kohësh nuk udhëton më në SHBA për të takuar zyrtarë të lartë, nuk ka qenë në Departamentin e Shtetit dhe nuk ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me Roland Zilin, Lama theksoi se ajo çfarë Richard Grenell deklaroi është një sinjal i qartë për votuesit në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Analistja shtoi se opozita po mundohet ta shfrytëzojë këtë situatë, duke u paraqitur si më e besueshme për administratën amerikane dhe BE-në.

Intervista e plotë:

Albin Kurti i quajti sot shumë të mira raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkundër qëndrimit të Richard Grenell. Sa e vërtetë është kjo deklaratë sipas jush?

Lama: Është një deklaratë e pavërtetë, për shkak edhe të asaj që kemi parë për rreth 4 vite në raport me presidentin Biden. Marrëdhëniet kanë qenë shumë të acaruara dhe konfrontuese. Z. Kurti prej kohësh nuk udhëton më në SHBA për të takuar zyrtarë të lartë, nuk ka qenë në Departamentin e Shtetit dhe nuk ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Kështu që nuk mund të thuhet se raportet janë të mira. Ndërkohë, kemi pasur në vazhdimësi deklarata të Grenell, i cili ka theksuar disa herë se këto marrëdhënie nuk janë të mira. Z.Kurti i ka sfiduar, nuk i ka dëgjuar dhe nuk është koordinuar me ta.

Çfarë pasojash do të ketë për Kosovën?

Lama: Pasojat po shihen dhe u panë edhe gjatë mandatit të kaluar, kur veprimet nacionaliste për interesa të brendshme politike të Z. Kurti, sidomos në veri të Kosovës. Çështja është shumë e ndjeshme në raport me Serbinë, e çuan Kosovën në sanksione dhe izolim. Të gjithë miqtë e Kosovës e kanë kritikuar Z.Kurtin dhe qeverinë e tij për veprimet e ndërmarra. Ajo çfarë mund të themi, me deklaratën e Grenell, është se gjendja mund të bëhet shumë më e vështirë. Nuk do të ketë më tolerancë ndaj Z.Kurti, madje duket se ky është një sinjal i qartë për votuesit e Kosovës, pasi Kurti nuk është më i mirëpritur për të bashkëpunuar. Do të mbetet në dorë të votuesve se si do ta marrin këtë mesazh.

A po e shfrytëzon opozita këtë situatë?

Lama: Kjo është një çështje shumë më e madhe sesa thjesht midis pozitës dhe opozitës. Pavarësisht se kundërshtarët politikë do të mundohen ta përdorin, kjo mbetet një çështje shumë më e gjerë. Në fund, do të mbetet në dorë të votuesve dhe sa e besueshme do të jetë opozita për ta denoncuar këtë situatë. Përtej opozitës, janë mediat dhe njerëzit që janë marrë prej kohësh me Kosovën dhe kanë kritikuar qëndrimet e Kurtit. Mbetet për t’u parë. Opozita po mundohet ta shfrytëzojë këtë situatë, duke u paraqitur si më e besueshme për administratën amerikane dhe BE-në. Por do ta shohim sa e besueshme do të jetë. Gjatë 4 viteve të fundit, kjo çështje ka qenë e pranishme në opinionin publik, por opozita nuk e ka përdorur mirë, nuk e ka denoncuar qeverinë Kurti dhe ka qenë goxha e heshtur.

Të dielën vendoset për parlamentin dhe qeverinë e re. Si e shikoni ju ecurinë e fushatës deri më sot?

Lama: Dy ditë janë shumë pak, nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë. Ka qenë një fushatë korrekte me disa përjashtime të vogla. Ka pasur ashpërsim të gjuhës, sidomos nga qeveria e Kurtit, por jo nga opozita. Ai ka bojkotuar median, ndërsa në mediat sociale ka shumë propagandë, manipulim dhe dezinformim që qeveria aktuale po mundohet t’i shfrytëzojë, duke preferuar komunikimin e njëanshëm dhe duke anashkaluar debatet dhe ballafaqimin publik.

Next Post
“4 javë regjim absolut”, mesazhi i Parashqevisë pas daljes nga spitali, tregon planet për rikthimin në Tiranë

“4 javë regjim absolut”, mesazhi i Parashqevisë pas daljes nga spitali, tregon planet për rikthimin në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In