• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“4 javë regjim absolut”, mesazhi i Parashqevisë pas daljes nga spitali, tregon planet për rikthimin në Tiranë

by A R
07/02/2025 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka dalë ditën e djeshme nga spitali në New York ku po kurohej dhe ka dhënë një mesazh publik për të gjithë. Përmes videove të postuara nga biznesmeni Elton Ilirjani në Instagramin e tij, Simaku thotë se ka bërë një pushim absolut për 4 javë, teksa shton se çdo ditë bënte fiskulturë dhe pinte ujë.

“Të falenderoj nga zemra për këtë dhuratë shpirtërore, njerëzore edhe engjëllore Elton Ilirjani. Unë bëra një pushim absolut. Kishin disa pyetje shumë shqiptarë, shumë amerikanë që unë duhet të shkoja e të pushoja këto 4 javë. Përditë bëja fiskulturë edhe pija ujë e jo raki”, thotë artisja.

Këngëtarja tregon dëshirën që ka për të ardhur në Tiranë për të bërë një mbrëmje alla shqiptarçe dhe falenderon të gjithë për lutjet dhe dhuratat.

“Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm që thotë siç e themi ne në Kavajë troç: Më mirë të kesh një mik se sa një çiflig. Më mirë të kesh një mik ashtu siç kam unë Elton Ilirjanin se sa të kesh një çiflig. E falenderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij që është në Tiranë. Shpresoj se Zoti na e bën kismet të vijmë dhe në Tiranë dhe të bëjmë një mbrëmje ashtu alla shqiptarçe. Ju falenderoj nga zemra për të gjithë dhuratat, për të gjithë lutjet”, shprehet ajo.

Më tej, Simaku thekson se është në një gjendje shpirtërore shumë të mirë teksa tregon se të gjitha analizat i kanë dalë me sukses.

“Jam në një gjendje shpirtërore shumë të mirë dhe pas 4 javësh regjim absolut duke pirë ujë dhe duke bërë ushtrime fizike dhe analiza, të gjitha analizat më dolën me sukses”, tregon këngëtarja.

Sjellim në vëmendje se gjatë muajit Janar, Simaku u shtrua në spital. Lajmin e bëri të ditur biznesmeni Elton Ilirjani.

“Ajo ishte si një meteor që më goditi dhe mua, dua t’i them publikut se çështja e saj nuk është çështje që zgjidhet me para. Nesër bën plot dy javë që është e shtruar në spital psikiatrik në New York City. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira”, tha Ilirjani.

Ai shtonte se në ditët që kanë qëndruar bashkë, nuk ka arritur ta kuptojë se Simaku kishte nevojë për kurim.

Next Post
VIDEO / G-Bani dhe Gjesti thyejnë rregullat, futen bashkë në tualet! Pritet! nominim ‘kokë më kokë’?

VIDEO / G-Bani dhe Gjesti thyejnë rregullat, futen bashkë në tualet! Pritet! nominim ‘kokë më kokë’?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com