Argjentinasi Angel Di Maria është fare prane transferimit tek Paris Saint-Germain. Këta të fundit kanë arritur marrëveshje me yllin argjentinas, bejne te ditur mediat.
Di Maria pritet qe te nënshkruaje nje kontratë katërvjeçare me kampionin e Francës, nderkohe qe do te kete nje page vjetore prej 10.5 milion euro.
Per kete transferte, PSG pritet t’i paguaje Manchester Unitedit 63 milion euro për kartonin e mesfushorit te perfaqesueses se Argjentines.