• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vera e nxehtë, braktiset kryeqyteti

by Java News
01/08/2015 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vera e nxehtë, braktiset kryeqyteti
Sapo ka hyrë muaji gusht dhe rrugët e kryeqytetit po boshatisen pak e nga pak.
Kryeqytetasit kanë marrë pushimet dhe i janë drejtuar plazheve të vendit apo edhe atyre jashtë Shqipërisë.
Dy javët e para të gushtit, kur është edhe piku i sezonit turistik, Tirana e zhurmshme kthehet në një qytet të qetë dhe të nxehtë ku edhe ata që ndodhen ende në kryeqytet, për t’u freskuar u drejtohen pishinave në periferi. Në këtë fillim muaji, ndihet edhe më shumë zbrazëtia e qytetit, ku të paktë janë njerzit që lëvizin rrugëve. Edhe trafiku nuk është më ai i ngarkuari që jemi mësuar të shohim gjatë ditëve të zakonshme në kryeqytet.
Mbrëmja në Tiranë është disi më e gjallëruar dhe kjo kryesisht në disa zona, falë lokaleve të natës për të rinjtë që i japin jetë qytetit me muzikën e tyre. Të gjithë ata që nuk i janë drejtuar bregdetit frekuentojnë këto lokale si një ndër të paktat mundësi argëtimi në kryeqytet.
Ajo që vihet re në rrugët e kryeqytetit është prania e shumë e turistëve të huaj, amerikanë, anglezë dhe nga vendet e rajonit, që kanë preferuar të vizitojnë vendin tonë dhe që me aparate në dorë fotografojnë atë çka atyre u duket e veçantë.
Tiranës i kthehet gjallëria në muajin shtator, kur përveç fundit te sezonit turistik, fillon sezoni i ri artistik në institucionet kulturore./Agjencia Telegrafike Shqiptare/
Next Post

Tuna e Cozman arrestohen në Ulqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com