• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhurata për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmeti në Durrës, Veliaj: “Jam krenar për fëmijët e Tiranës”

by Java News
20/12/2019 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra fëmijë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës iu bashkuan këtë javë “Operacionit Kutia”, duke ndarë jo vetëm lodrat, por edhe veshjet dhe librat e tyre me bashkëmoshatarët e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot dhjetëra makina nga kryeqyteti u nisen drejt zonave të prekura, për të surprizuar me dhurata fëmijët e Durrësit, Thumanës, Laçit, Lezhës dhe Shijakut. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Durrës, ku dorezoi nje pjese te dhuratave per fëmijët e strehuar në hotele aty, ndërsa falenderoi të vegjlit e Tiranës që u solidarizuan me bashkëmoshatarët e tyre.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët e Tiranës i kanë përgatitur dhuratat me gjithë zemër. Jo vetëm që kanë vënë ne kuti gjëra të vogla, stilolapsa, lodra, doreza, kapuça, por mbi të gjitha kanë vënë një pjesë të zemrës së tyre. Ndaj, sot jam krenar për të gjithë djemtë dhe vajzat e Tiranës, që kanë bërë të lumtur kaq shumë fëmijë, jo vetëm në Durrës, por edhe në Thumanë, Laç, Kurbin, Shëngjin, Shijak, Kavajë. Më vjen mirë që iu bashkova një pjese të “Operacionit Kutia” këtu në Durrës dhe mezi pres që sot në darkë të marrim raportet sesi kamionët me dhurata kanë shkuar nëpër të gjithë cepat, aty ku ka pasur nevojë për të bërë djemtë dhe vajzat tanë të lumtur. Ishte një gjë e vogël, por me zemër të madhe”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ai theksoi se këto momente janë dhe një mundësi për të ndihmuar, por edhe për të krijuar miqësi të reja mes fëmijëve të Tiranës dhe atyre të zonave të prekura.


“Shpresoj shumë që nga këto dhuratat anonime, ku djemtë dhe vajzat e Tiranës i kanë derguar djemve dhe vajzave në zonat e prekura nga tërmeti, me shpresë do të lindin disa miqësi të reja, shoqëri, bashkëpunime të reja. Vërtet kjo ishte një fatkeqësi dhe një moment i vështirë, por jam shpresëplotë se çunat dhe gocat nëpër të gjithë Shqipërinë që u lidhën me “Operacionin Kutia” do të jenë ata që nesër do të drejtojnë këtë vend, këtë qytet, do të bëjnë punë të rëndësishme dhe do kenë filluar bashkëpunimet që në moshën e vogël kur bashkëmoshatarët e tyre kishin nevojë”, u shpreh Veliaj.

Fëmijët e kryeqytetit iu përgjigjën thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës për t’u bërë pjesë e “Operacionit Kutia” duke përgatitur secili prej tyre kutinë e dhuratave për fëmijët e zonave që u dëmtuan më rëndë nga lëkundjet e tërmetit të muajit të shkuar. “Operacioni Kutia” synoi t’u vinte në ndihmë fëmijëve në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në mënyrë që edhe ata të gëzojnë për festat e fundvitit si gjithë fëmijët e tjerë. /e.s/

Next Post
Ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani/ Ministri Mayer: Personat mbi 45 vjeç duhet të vërtetojnë pensionin në vendin e tyre

Ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani/ Ministri Mayer: Personat mbi 45 vjeç duhet të vërtetojnë pensionin në vendin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

September 18, 2026
Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com