• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani/ Ministri Mayer: Personat mbi 45 vjeç duhet të vërtetojnë pensionin në vendin e tyre

by Java News
20/12/2019 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjermani, Stephan Mayer shpjegon për DW dallimet mes ligjit të ri për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe Rregullores së mëparshme për Ballkanin Perëndimor.

Deutsche Welle: Zoti Mayer, çfarë të rejash sjell ligji i ri i fuqisë punëtore që hyn në fuqi më 1 mars 2020?

Stephan Mayer: Në fokus të ligjit për fuqinë punëtore të kualifikuar janë forca pune nga vendet jashtë BE. Jam i bindur, se Gjermania sot ka një ligj imigrimi të orientuar nga e ardhmja dhe modern. Por kemi një mungesë gjithnjë e më të ndjeshme të fuqisë punëtore, në shumë sektorë, prandaj duhet të hapemi kundrejt vendeve jo-anëtare të BE, për sa i përket ardhjes në Gjermani me qëllim të kërkimit të punës apo vendit të kualifikimit. Për herë të parë me këtë ligj të imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar krijohet edhe një nocion i njësuar – Këtu heqim dorë nga parimi bazë i dikurshëm i verifikimit, se kush ka prioritet për vendin e punës, një i papunë nga BE apo Zvicra. Edhe lista e profesioneve me mungesë punëtorësh hiqet me ligjin e ri e me disa përjashtime shtrihet në të gjitha profesionet.

Çfarë do të thotë “fuqi e kualifikuar”? Prej cilit nivel arsimimi vlen ky kategorizim?

Parimisht për ne kualifikimi profesional mund të shihet si shkollimi akademik. Kush ka përfunduar në vendin e tij një shkollim profesional të krahasueshëm me standardet gjermane, mundet tani të vijë në Gjermani me kushte të përmirësuara për qëllim të fillimit të punës, apo në sektorë të caktuar edhe të kërkojë punë. E rëndësishme në këtë kontekst është që personat të kenë njohuri të mira të gjermanishtes. Në disa sektorë mjaftojnë njohuritë bazë të gjuhës gjermane, por ne jemi të interesuar veçanërisht për forca të kualifikuara punëtore, që nevojiten në Gjermani, veçanërisht në grupe të caktuara të profesioneve, si për shembull në sektorin e IT-së.

Deutschland Stephan Mayer (DW/N. Kreizer )
Stephan Mayer, Sekretar Shteti në Ministrine e Punëve të Brendshme në Gjermani.

Si dhe kur kontrollohet nëse shkollimet e huaja dhe njohuritë e gjermanishtes mjaftojnë?

Për ne ka një rëndësi të veçantë, që verifikimi i kushteve paraprake për të ardhur në Gjermani të bëhet para hyrjes në vend, përmes përfaqësive tona si ambasadat apo konsullatat e përgjithshme. Përmbushja e kritereve duhet të jetë vërtetuar pra para ardhjes në Gjermani. Por në ligjin e ri ekziston edhe mundësia e kualifikimit të mëtejshëm, edhe nëse disa kompetenca apo kushte të caktuara nuk janë ende si duhet, mundet me kuadrin e ri ligjor që të arrihen në Gjermani kualifikime të caktuara.

Përfaqësitë e huaja që tani janë të mbingarkuara në kuadër të Rregullores së Ballkanit, atje pret më shumë se një vit për një orar. A ka ndryshime në këtë drejtim – a e pengojnë njëri-tjetrin Rregullorja e Ballkanit dhe ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore?

E ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit që lidhet me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfundon në fund të vitit 2020, ajo nuk ka lidhje me ligjin e ri të fuqisë punëtore. Tani nuk është përcaktuar, nëse kjo rregullore do të zgjatet. Dua të theksoj, që në disa përfaqësi në Ballkanin Perëndimor ke situatën, ku pritja është shumë e gjatë. Përvojat e tanishme tregojnë, se pjesërisht në kuadër të kësaj rregulloreje nga Ballkani Perëndimor kanë ardhur persona me kualifikim të ulët, në masë të madhe edhe persona në moshë. Kjo të bën të dyshosh, se me këtë lidhen në të ardhmen edhe pagesa sociale të shtetit gjerman në moshën e pensionit për Gjermaninë. Por deri tani nuk ka një pozicion të përcaktuar të qeverisë gjermane, nëse, kur e si do të zgjatej kjo rregullore e Ballkanit Perëndimor përtej 2020-s.

Ka një rregullore të re për punëtorët më të vjetër se 45 vjeç. A mundet që ta shpjegoni këtë?

Në procedurat parlamentare lidhur me ligjin për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, është bërë një saktësim, që personat mbi 45 vjeç duhet që të vërtetojnë më parë, se e kanë të siguruar në vendin e tyre pretendimin për pension. Mundësia e dytë është kufiri i rrogës, që duhet të arrijnë ata, pra, ata duhet të kenë të paktën një rrogë afër 3600 euro në muaj. Ne duam të pengojmë që në valën e ardhjes së fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani personat mbi 45 vjeç të vijnë në Gjermani dhe pas disa vitesh pastaj të bëhen barrë për sistemin social gjerman. Jam i bindur, se kjo është një rregullore e drejtë.

A u bë ky saktësim pas përvojës me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor?

Arsyeja nuk është vetëm tek Rregullorja e Ballkanit Perëndimor, por edhe kjo luan rol. Shumë deputetë kanë shprehur shqetësimin, se gjithnjë e më shumë vetë do të hyjnë në sistemin social gjerman, nëse 45 vjeçarët pa pretendime pensioni në vendin e tyre dhe pa të ardhura minimale vijnë të jetojnë në Gjermani.

Bisedën e zhvilloi Nenad Kreizer. Stephan Mayer (46) është Sekretar Shteti në Ministrin e Punëve të Brendshme në Gjermani. /DW

g.kosovari

Next Post
Vazhdojnë shembjet me eksploziv, ja ndërtesa që do të prishet sot

Rindërtimi i Shqipërisë pas tërmetit, BB: Rritje e dërgesave në para nga emigrantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029

Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029

September 18, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 19 Shtator 2026

September 18, 2026
Takimi sekret në Argjentinë, mediat uruguaiane: DEA paralajmëron përparimin e mafies shqiptare në rajon!

Takimi sekret në Argjentinë, mediat uruguaiane: DEA paralajmëron përparimin e mafies shqiptare në rajon!

September 18, 2026
Masakër në një shkollë në Filipine, të paktën 3 të vdekur dhe 8 të plagosur! Edhe autori 16-vjeçar mes viktimave, vrau veten

Masakër në një shkollë në Filipine, të paktën 3 të vdekur dhe 8 të plagosur! Edhe autori 16-vjeçar mes viktimave, vrau veten

September 18, 2026
Sllovakia, marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus/ Fico: Kemi afat deri të martën!

Kryeministri sllovak Fico: Nuk dua që Sllovakia të përfshihet në luftë për shkak të “Nenit 5” të NATO-s!

September 18, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

September 18, 2026
Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Krujës voton kundër kalimit të Rinasit dhe aeroportit “Nënë Tereza” nën administrimin e Tiranës

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Krujës voton kundër kalimit të Rinasit dhe aeroportit “Nënë Tereza” nën administrimin e Tiranës

September 18, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Pagat e magjistratëve, ministri Malaj: Nuk është përplasje mes ekzekutivit dhe drejtësisë, buxheti preket vetëm me ligj!

September 18, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

Polonia ngre alarmin në NATO: Rusia po përgatitet për sulme me raketa edhe ndaj aleatëve të Ukrainës! Momente kritike

September 18, 2026
Aksident në aksin Lushnjë-Fier, përplasen dy automjete në përpjekje parakalimi, s’ka të lënduar!

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, përplasen dy automjete në përpjekje parakalimi, s’ka të lënduar!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com