Fenomeni i ushtrimit të dhunës në familje vijon që të mbetet një problem për familjen shqiptare. Rasti më i fundit është konstatuar në Fier aty ku 48-vjeçari Artan Lako ka dhunuar në prani të fëmijëve të tij bashkëshorten e tij, L.C 41-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liri” në Fier.