• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

by A R
10/09/2026 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa 15 persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, në vijim të hetimeve për veprime të kundërligjshme të dyshuara gjatë protestës së djeshme, 9 shtator në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë, është bërë arrestimi i shtetasit E. Q., 33 vjeç.

Sipas Policisë, 33-vjeçari dyshohet se gjatë tubimit ka dhunuar disa kalimtarë dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari.

Për këtë arsye, ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 13 shtetas: Sh. B., I. M., V. D., A. Rr., S. E., A. P., A. D., E. K., B. K., E. N., A. A., K. Gj. dhe H. T.

Ata dyshohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, në gjendje të lirë po procedohen penalisht edhe shtetasit A. Zh. dhe M. R., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrolleve fizike të këtyre dy shtetasve, në kuadër të veprimeve të kryera gjatë tubimit, janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se personat e proceduar dyshohet se janë vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të Tiranës, duke bllokuar qarkullimin dhe penguar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Bëhet fjalë për Rrugën e Elbasanit, Kryqëzimin e Urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, Kryqëzimin e Urës së Vasil Shantos, Kryqëzimin te 21 Dhjetori dhe Kryqëzimin te Inxhinieria e Ndërtimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të dyshuara të kundërligjshme gjatë tubimit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Next Post
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Bllokimi i pagave / Gjyqtarët e prokurorët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj dhe drejtuesit e Thesarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

November 1, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In