Një biznesmen në Elbasan është dhunuar dhe plagosur ditën e sotme në Elbasan.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në biznesin e tij, ku persona të paidentifikuar kanë rrahur biznesmenin Ylli Sala.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në biznesin e tij në Labinto Fushë. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët. /b.d










