• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhunimi i 5-vjeçarit/Përmbaruesi e shtyn takimin sepse po shihte kombëtaren me Izrael

by Java News
16/10/2018 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Zyrës Përmbarimore të Durrësit, e cila la në mëshirë të fatit një fëmijë 5-vjeçar dhe nënën e tij, që kishte 6 urdhra mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti. Madje, përmbaruesi Marsel Himollari nuk bëri procesverbal për dhunën e ushtruar ndaj fëmijës, por “u sëmur” përpara shefes së tij dhe shkoi për të parë ndeshjen e futbollit Izrael-Shqipëri.

Gazetarët e “Fiks Fare” kanë faktuar nëpërmjet kamerave të fshehta dhe regjistrimeve audio, se Zyra e Përmbarimit të Durrësit, që ka trajtuar rastet e takimit të nënës, fëmijës dhe babait, dukshëm ka mbështetur babanë. Madje, edhe në procesverbalet që janë mbajtur në këtë zyrë, shkruhet ajo çfarë kërkon babai dhe jo çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Në datën 21 maj 2018, në zyrën e kryetares së Përmbarimit të Durrësit, Arjana Lito, dhe në prani të përmbaruesit gjyqësor, Marsel Himollari, është mbajtur një procesverbal, ku nga pala kreditore (ish-bashkëshorti) pretendohet që fëmija është braktisur nga e ëma. Madje, në procesverbal specifikohet që pala debitore (nëna) e ka lënë atë 10 metra larg. Të gjitha këto pretendime, sipas kryetares së zyrës janë thënie të babait.

“Kështu kërkoi ai të shkruhej në procesverbal. Dhe ne e shkruam”, tha kryetarja e pyetur nga gazetarët e “Fiksit”. Më tej shtoi se nënën e ka parë sapo kishte ardhur në zyrë, të ulur aty, që në orën 8:00. Pra, zonja Arjana bie në kundërshtim me ato që ka firmosur vet në procesverbal, që nëna e ka lënë fëmijën 10 metra larg në fillim të sallonit të zyrave.

Ndërkohë, “Fiks Fare” bëri një vëzhgim në Zyrën e Përmbarimit të Durrësit, ku pyeti për përmbaruesin Florian Keçi, i cili ka çështjen e fëmijës 5-vjeçar, e ku rezultoi se ai nuk rri asnjëherë në zyrë. Sipas punonjësve, të gjithë kanë frikë ta marrin në telefon. Madje, edhe vet kryetarja e Përmbarimit thotë që ai është shumë i sëmurë dhe nuk vjen në punë.

Por, telefonata më nënën e djalit nxjerr zbuluar pikërisht përmbaruesin, i cili i thotë se në takimin e radhës nuk mund të jetë i pranishëm, pasi do të iki për të parë ndeshjen që luan Shqipëria në Izrael dhe se, për asnjë arsye në botë, jo për djalin e saj, por as për babanë, nuk ka ndërmend që ta lërë ndeshjen pa parë.

Për këtë regjistrim, “Fiksi” pyeti kryetaren e Përmbarimit të Durrësit, e cila thotë se në dijeninë e saj, përmbaruesi ka marrë leje pasi është i sëmurë. Por, kur gazetarët i vendosin të dëgjojë telefonatën mes përmbaruesit dhe nënës, ajo thotë që nuk ka dijeni.

 

“Unë di që ai është sëmurë, por që ditën e nesërme do të bëhen verifikimet”, thotë ajo.

E pyetur për rastin konkret, ajo shprehet se nuk di ç’të thotë më shumë, edhe pse është informuar për dhunën e ushtruar ndaj djalit, pasi nëna ka sjellë fotot. Por, sipas saj, nga përmbaruesi i është thënë që fëmija ka qenë mirë në momentin e dorëzimit. Madje, ajo këmbëngul që babai i djalit ka një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-vjehrrit dhe se nuk ka dijeni që nëna ka 6 urdhra mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti.

Pas transmetimit të investigimit, në zyrat e “Fiks Fare” në Top Channel u paraqit edhe përmbaruesi Florian Keçi, i cili pretendoi se nuk ka bërë shkelje të detyrës, pasi urdhri i gjykatës është respektuar me përpikmëri dhe se nga ai janë mbajtur procesverbalet, edhe pse nuk ishte e nevojshme. Ai thotë se nuk e di që nëna ka urdhra mbrojtjeje, por edhe po të kishte, nuk ka problem për ta marrë fëmijën në kopsht. Për mungesën në punë, ai thotë se ka qenë jashtë shtetit dhe se kryetarja e ka keqkuptuar. I pyetur nëse e kishte parë ndeshjen Izrael-Shqipëri, ai tha “po”, madje edhe ishte emocionuar shumë. Top Channel

Next Post
Gareth Bale kthehet në Madrid, tifozët e lumtur

Gareth Bale kthehet në Madrid, tifozët e lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In