• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhunë para parlamentit, Rama: 30 milionë dollarë për rritje pagash, jo për zaptuesit

by Java News
22/11/2018 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa kryeministri Edi Rama po flet nga foltorja e parlamentit për Unazën e Re, banorët e Astirit janë mbledhur para Kuvendit dhe po përplasen me policinë. Ata tentuan të futen me forcë në Kuvend, ndërsa hodhen shashka dhe tymuese.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se shumica është e dënuar që ta udhëheqë vendin pa opozitë, ndërsa e cilësoi mbështetjen e protestës së banorëve të Unazës së Re nga PD dhe LSI si të turpshme, shkruan javanews

Edi Rama shpjegoi në Kuvend se pse nuk mund të ketë dëmshpërblim për ata që i quajti “zaptues profesionistë”.

“Në thelb, buxheti i shtetit, janë 30 milionë dollarë për rritjen e pagave të mësuesve, ushtarakëve, policëve, mjekëve, infermierëve etj. Ndërsa abuzuesit e Tiranës së Re kërkojnë 30 milionë dollarë për diçka që nuk është e tyrja”, tha Rama.

“Jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë, ndërsa opozita udhëheq protestën me të turpshme, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik. Ahmetaj do të bëjë një paraqitje shteruese të buxhetit. Do të sqaroj edhe psenë e protestës së lartpërmendur. Që nuk ka bërë kurrë vaki. Pse zaptuesit e pronave ti marrin lekët e bebeve. Kadri Vasili, meqë nuk e kemi këtu, do të thoshte, nga lekët e vetë Unazës së Re, merrini dhe jepuani zaptuesve. Kjo qasje është e përhapur nga opozita është një kadriotizëm me Yllin në ballë dhe Andin në shalë. Abuzuesit e unazës së re kërkojnë mbi 30 mln dollarë për të liruar pronën që nuk është e tyrja. Zaptuesit profesionistë nuk do të paguhen, e kanë kthyer në biznes ndërtimtarinë pa leje, por kujt tia marrim rrogën që tia japin Gjovalinin nga Laci, i cili është në proces dhe do dëmshpërblim 100% edhe pse ka dy godina të tjera pa leje në njësinë 7. Janë legalizuar të dyja, ka një tjetër pa leje në Kashar i është legalizuar, edhe një në Lac nga ku e ka nisur zaptimin. Apo Ramazani..”

Ai tha se nuk ka bërë kurrë vaki një protestë e tillë që kur nisi epoka e prishjeve masive në parkun Rinia në Tiranë.

“Buxheti i ri, 440 dollarë për beben e parë, 800 për beben e dytë, 1200 për të tretin e më tej. 1600 për binjakët dhe 2400 dollarë për trenjakë. Totali miliona e miliona dollarë që për herë të parë vihen në dispozicion të nënës e familjes. Një politikë e re sociale, shumë vite pas bonusit të bebes, vetëm 5 mijë lekë të reja që u vendos nga bashkia e Tiranës që kur s’mbahet mend dhe mbeti si detyrim por rëndom i paplotësuar. Në 2014 shlyem 5 mln dollarë borxhe të pashlyera nga qeverisja e mëparshme. Kjo është një politikë e re që merr jetë falë mundësive të reja që janë krijuar nga reformat e dhimbshme dhe rritjes së kontributeve. A ke njeri normal dhe me një minimum morali qytetar që të thotë se këto dhjetëra miliona dollarë s’duhet t’i marrim 30 mijë familje për bebet por duhet ti marrin zaptuesit e tokave”, u shpreh Rama.

Javanews

Next Post
“Ervin, Ervin ti je gjallë”, Rama: Larg qoftë t’i ndodhë gjë Salianjit

"Ervin, Ervin ti je gjallë", Rama: Larg qoftë t’i ndodhë gjë Salianjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

February 19, 2026
Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

February 19, 2026
“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

February 19, 2026
Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

February 19, 2026
Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

February 19, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama në Bordin e Paqes, Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA

February 19, 2026
Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In