Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier, pasi akuzohen për dhunë në familje. Në pranga ka rënë shtetasi Eugert Mimini, 28 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.M, 26 vjeçe.
Gjithashtu, është arrestuar dhe shtetasi Tomorr Mullaj, 55 vjeç, banues në Ruzhdie, Patos, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.M, 53 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/2 i Kodit Penal.
a.ç