• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna verbale stërkëmbës i politikës shqiptare

by Ben Andoni
05/11/2024 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse politikanët shqiptarë do të kishin një regjistër të qashtër komunikimi, si edhe plotësi argumentesh, të cilat mbështesnin qëllimet e tyre atëherë me shumë gjasë dhe vendi ynë do të ishte shumë më i qetë. Mbase dhe shumë më i zhvilluar. Veçse, nëse do të dëgjosh fyerjet e kryeministrit Rama për kundërshtarët dhe mëtuesit që synojnë politikën; nëse i merr të plota ato që thotë ish-presidenti Berisha për SPAK-un apo “armiqtë” e vet; nëse i merrje të mirëqena ato akuza që nuk mbaronin prej gojës së çiftit Metaj-Kryemadhi (nuk po flasim për politikanët e skalioneve të dyta dhe të treta, që mbeten në garë, se cili t’u pëlqejë 1-shave) atëherë realisht një studiues politologjie do kuptojë pse shoqëria jonë është nën pushtetin e një dhune të përhershme verbale.

Për ta saktësuar: “Dhuna verbale është një lloj abuzimi emocional që bazohet në fjalë, qoftë të thëna, qoftë të shkruara, dhe mund të përfshijë edhe gjestet apo mimikën. Këto sulme jo-fizike mund të shkaktojnë shqetësime të mëdha emocionale, prandaj është e rëndësishme të njihen shenjat tipike të këtij abuzimi”, referuar literaturës. Paradoksi është se publiku shqiptar është mësuar me dhunën verbale që në agun e demokracisë së viteve ’90. E kërkon dhe e mirëpret debatin, madje shpesh dhe konfliktin (sidomos për ata që e shikojnë gjithçka si sport), por në masë njerëzit duan të kuptojnë se çfarë ndodh përmes receptorëve të disa njerëzve të zgjedhur, që duhet të drejtojnë. Jo pak herë, ajo që nis si ndarje opinionesh, bën që diskutimi të bëhet ofensiv, duke i lënë vendin asaj që quhet dhunë verbale. Për fat, deri më tani, kjo dhunë nuk është institucionale, që do të thotë se shteti e zotëron atë. Paçka se “21 Janari” tregoi se qeveria shqiptare e Berishës nga mbrojtëse u kthye dhunuese duke marrë jetën e katër fatkeqëve, çdokush syresh më i varfër se tjetri, apo ngjarjet e vitit 1996, kur trupat që mbështeteshin dhe nga shërbimet inteligjente të qeverisjes Berisha i bëri për spital kundërshtarët e tyre të asaj kohe. Qeveria Rama nuk ka arritur në ekstreme të tilla, duke u ruajtur në çdo moment, paçka incidenteve, që kanë shoqëruar disa protesta. Lajm i hidhur ka qenë shfaqja e njerëzve të mbuluar dhe të maskuar në protesta në vitet e fundit dhe përpjekja për të kërcënuar, por që gjithsesi nuk ka kapur ekstremitetet.

Anipse, gjuha e politikanëve ka kaluar parametrat e duhur, madje duke paralajmëruar (lexo kërcënuar), si në rastin e deputetit Paloka në një nga protestat e fundit. Ish-presidenti Meta e kishte të mbushur ligjërimin e tij me elemente të dhunës verbale, që e mbështeste  populli i 2 Marsit dhe Zotin, por në arrestin dhe sidomos në mbështetjen e tij post-arrest, populli, që duhej ta mbështeste, ishte shndërruar në një tufëz militantësh. Një dhunë verbale edhe më të rëndë e bën sot armata e madhe e patronazhistëve, që zotërojnë çdo të dhënë për votuesin e thjeshtë shqiptar. Për fat, një pjesë e tyre nuk kanë atribute më të shumta, sepse kushedi se çfarë do na përcillnin. Ndaj opozitën, gjatë zgjedhjeve, përdoret çdo lloj forme dhune verbale e presioni, që votuesit të shkojnë në kërkesat e PS-së. Hetimi i dy Dosjeve të zgjedhjeve (Durrës+Dibër) e tregoi hapur këtë, paçka se socialistët e kanë hedhur poshtë implikimin në zgjedhje. Nga ana tjetër si kanë kursyer njerëzit e PD-së. “Është e pamundur të zhvillosh zgjedhje demokratike, të vijosh me procedura gjyqësore dhe të hartosh e të zbatosh ligje, e madje as nuk mund të menaxhosh kurrfarë pune të qeverisjes, kur agjencia janë sistemit të shtetit kanë mundësi të përdorin dhunë”, shprehet historiani Timothy Snyder, në librin me essetë e tij “Mbi Tiraninë” . Ai e shtrin argumentin e tij deri në faktin që grupime të tilla mund të marrin formën e krahëve paraushtarakë të një partie, bodigartët apo kinse lëvizje qytetare që janë thjesht organizime politike. Këto grupe, fillimisht e denigrojnë një rend politik dhe pastaj e transformojnë atë. Dhuna verbale e ushqen misionin e tyre dhe e mban gjallë moralin e këtyre grupimeve, që kanë si busull vetëm objektivin, ardhjen në pushtet me çdo lloj mjeti. A është ky rasti i Shqipërisë? Mbase, ende jo.

Të mjafton të lexosh me kujdes sugjerimet e OSBE-ODHIR pas çdo zgjedhje, vëzhguesit e ndryshëm dhe median me mjetet e kufizuara që ka dhe të kuptosh se dhuna verbale e drejtuesve është ushqim i grupimeve që kanë për qëllim t’i shpërfytyrojnë zgjedhjet. PD-ja ka dosje të tëra për manipulimin e zgjedhjeve pas këshillave (lexo: dhunës verbale) që kanë dhënë njerëzit e PS-së. Këta të fundit argumente pa fund për kundërshtarët e tyre dhe njëkohësisht prova. Elbasani ishte një i tillë, në zgjedhjet e fundit. Vallë nuk e kuptojnë këtë udhë?! Jo përderisa, ai që fiton zgjedhjet shpërblehet.

Dhuna verbale e politikanëve është sot në një nivel të tillë dekadence saqë publiku e merr thjesht si sugjerim, paçka se shpesh ajo dështon. “Dhuna pavarësisht se në çfarë forme shfaqet,  gjithnjë do jetë një dështim ”, shkruante në kohën e vet Jean Paul Sartre.

Po pse shoqëria jonë e duron dhe e pret dhunën verbale?! Me sa duket nuk i bën më përshtypje ose tashmë jemi vërtet të kapluar nga “sindroma e lodhjes demokratike”, e cila nuk lidhet më as me votuesit, as me politikanët dhe partitë që përfaqësojnë por shkaktohet nga procedura. Atë që kuptojmë të gjithë është se: nuk është problemi demokracia, por votimi. Pse nuk përfaqësohet më zëri i arsyetuar i popullit? Pse u shpërdorohet vota në demokraci? Ku e kanë qytetarët shansin për të formësuar fatin e komuniteteve të tyre? Me sa duket dhe me siguri, jo në kabinën e votimit. Ndaj, pushteti verbal i politikanëve është i pamatë deri te organizimet më të vogla. Në rastin e një mitingu presidencial në SHBA, Snyder sjell një rast të një kandidati amerikan, që i drejtohet turmës: “Ka një mbeturinë të majtë aty. Ndoshta duhet ta nxjerrim atë jashtë. Nxirreni mbeturinën jashtë!” Vazhdimi është cinik nga goja e kandidatit: “A nuk është ky një miting më interesant sesa ato të zakonshmit të mërzitshëm. Për mua ka shumë gallatë”. Kjo lloj dhune turme synonte të transformonte atmosferën politike dhe ia doli në rastin e SHBA-së. Rasti i Ramës, që përmend Suden, fajdexheshën e famshme, kur do t’u referohet kundërshtarëve të vet; apo që debaton me njerëz të thjeshtë ose median dhe bën hoka përçmuese me politikanët e tjerë, që janë pa mjetet e tij të propagandës, është shprehje e kësaj dhune verbale, që e ka lodhur demokracinë dhe i ka vendosur stërkëmbëshin e vërtetë politikës shqiptare, që edhe kështu ka mbëtur me kreditet më të ulëta të mundshme. (Homo Albanicus)

 

 

 

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Donaldi s'do ta pranojë humbjen, nqs humbet…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

December 31, 2025
Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

December 31, 2025
Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

December 31, 2025
Ndryshojnë tarifat e ndërtimit, 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

Ndryshojnë tarifat e ndërtimit, 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

December 31, 2025
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Pagat si pensionet, do të indeksohen për të mbuluar efektet e inflacionit

December 31, 2025
Mund të jetë fatale! Çfarë duhet të keni patjetër parasysh nëse festoni me fishekzjarre

Mund të jetë fatale! Çfarë duhet të keni patjetër parasysh nëse festoni me fishekzjarre

December 31, 2025
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Qeveria miraton krijimin e sistemit SMIAL, të gjitha të dhënat për studentët nga regjistrimi deri te diploma në një regjistër unik

December 31, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

374 miliardë lekë deri në nëntor. Kredia zgjerohet pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

December 31, 2025
Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

December 31, 2025
CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com