• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në shoqëri, mësuesit kërkojnë forcimin e trinomit mësues–prindër–nxënës

by S T
19/11/2024 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja që shokoi mbarë opinionin publik, ku mbeti i vrarë një ditë më parë një 14-vjeçar, është diskutuar në një nga gjimnazet e Elbasanit me mësuesit e “Ahmet Daklit”.

Njëzëri ata kanë kërkuar forcimin e trinomit mësues-prindër-nxënës.

“Ngjarje të tilla, me thënë të drejtën, janë të vazhdueshme dhe mendoj që një punë shumë e madhe na përket ne si mësues, pastaj prindërve, pastaj shoqërisë,” u shpreh Albana Vrapi, mësuese e edukimit fizik.

Në kuadër të sensibilizimit, kundër dhunës janë sjellë në vëmendje edhe elemente të fuqizimit nëpërmjet vetëmbrojtjes.

“Kjo ndihmon jo vetëm për parandalimin, si të pajisim të rinjtë dhe të rejat me aftësi për të parandaluar dhunën dhe të dinë si të mbrohen, por edhe si të respektojnë kufijtë e tjetrit,” tha Gentiana Susaj, drejtuese e ESD Albania.

Vetë të rinjtë në Elbasan u shprehen të tronditur për ngjarjen, ndërsa thonë se konfliktet mes adoleshentëve, veçanërisht djemve, janë të shpeshta.

“Kemi mësuar se si mund t’i kundërvihemi djemve ose vajzave, sepse kemi raste edhe të vajzave,” thotë Natalia H.

“Unë u trondita. Ishte gjë që nuk e prisja, që dy shokë të zihen dhe të ndodhë ai lloj fenomeni,” tregon Debora K.

Sipas psikologëve, shoqëria jonë vijon të përfshihet nga episodet e dhunës. Ato rëndom ndodhin në familje, shoqëri dhe mjediset shkollore, ndaj ngrenë alarmin se institucionet duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim, por dhe familja të jetë më e pranishme në rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre.

“Kemi nevojë që në familje të rishikojmë dhe të rimarrim dimensionin e marrëdhënieve cilësorë. Kemi nevojë që në shkollë të kemi një klimë tjetër, jo kaq konfliktuale, bullizuese, por gjithashtu kjo duhet të na reflektohet edhe në sistemet e tjera, institucionale dhe shtetërore,” shpjegon psikologia Mirela Gjoni.

Viti shkollor 2022–2023 ka shënuar 2750 raste dhune në shkollat e vendit.

Dhuna është shkaktuar kryesisht nga nxënësit, por nuk kanë munguar rastet ku shkak të kenë qenë mësuesit. Sociologët shpesh herë kanë thënë se fenomeni mund të parandalohet nëpërmjet edukimit, pasi dhuna është veç e fituar dhe jo e lindur.

Next Post
Data e zgjedhjeve, Presidenti Begaj nis konsultimet me partitë politike, nesër takohet me…

Data e zgjedhjeve, Presidenti Begaj nis konsultimet me partitë politike, nesër takohet me...

Comments 1

  1. Lui says:
    1 year ago

    E keni gabim qe ne nisje. Nuk eshte ky trinomi. Nxenesi eshte vete per tu edukuar. Trinomi eshte shtet, shoqeri, dhe arsim. Kur them shtet e kam fjalen per organet ligjzbatuese si policia dhe oficeret operacionale qe duhet te kene sa me shume informacion ne lidhje me mbarevajtjen e edukimit te nxenesit.

    Reply

Leave a Reply to Lui Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet ngjarja e rëndë! Shqiptari u ekzekutua dhe u hodh në rezervuar, arrestohen 2 bashkëatdhetarë dhe një spanjolle

Zbardhet ngjarja e rëndë! Shqiptari u ekzekutua dhe u hodh në rezervuar, arrestohen 2 bashkëatdhetarë dhe një spanjolle

April 18, 2026
Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Durrës, të moshuarit i merret fryma nga tymi! Banorët në panik

Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Durrës, të moshuarit i merret fryma nga tymi! Banorët në panik

April 18, 2026
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Ben Andoni: Ja pse protesta e PD-së nuk përfaqësoi vullnetin popullor

April 18, 2026
A mundet Kina ta shtyjë Iranin drejt paqes?

A mundet Kina ta shtyjë Iranin drejt paqes?

April 18, 2026
Jonida Maliqi zbulon si u bind për tu bërë pjesë e Ferma VIP

Jonida Maliqi zbulon si u bind për tu bërë pjesë e Ferma VIP

April 18, 2026
Mundësi për fundin e luftës në Lindjen e Mesme, zbardhet njoftimi i Iranit

Mundësi për fundin e luftës në Lindjen e Mesme, zbardhet njoftimi i Iranit

April 18, 2026
Aulon Kalaja pasi doli nga spitali: Më goditën 4 policë, do bëj dy kallëzime

Aulon Kalaja pasi doli nga spitali: Më goditën 4 policë, do bëj dy kallëzime

April 18, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Egjipti përfshihet si ndërmjetës për negociatat SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Egjipti përfshihet si ndërmjetës për negociatat SHBA-Iran

April 18, 2026
Irani mbylli Hormuzin, Donald Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme

Irani mbylli Hormuzin, Donald Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme

April 18, 2026
I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In