• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dhuna në ‘Rrugën e Kombit’, mbeten në burg 11 nga të arrestuarit! Protestuesit: Turp!

by Java News
04/04/2018 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata jep vendimin për 23 personat e ndaluar pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.

Në vendimin që u dha live në medi, gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për Ahmet Tobli, Lulzim Popa, Saimir Trota, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidini, Zenel Matmuja, Fatos Harulla, Rasim Koloshi.

Arrest shtëpie është vendosur për Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.

Arrestim me burg për Xhevahir Herenin, Elton Cenkun, Florin Onuzin, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi.

Pasi gjyqtarja përfundoi leximin e vendimit në sallë janë dëgjuar të thërrasin “Turp! Turp!”.

Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.

Ndërkohë, pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit. Deputeti i PD, Flamur Noka kapi për fyti një polic.

Edmond Spaho u shfaq i gjakosur teksa foli për mediat. “Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho.

Ai telefonoi edhe ministrin e Brendshëm Xhafaj, duke i kërkuar largimin e policisë, e cila më pas lejoi deputetët e PD të futen në sallën e gjyqit, e cila u zhvillua pa praninë e medias.

Në anën tjetër të Lanës, nuk mungoi edhe grumbullimi i qytetarëve në mbështetje të të arrestuarve. Ata kërkuan lirimin e tyre, duke thirrur me megafon: “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët”.

Vendimet

1-Ahmet Tobli detyrim paraqitje

2-Lulëzim Popa detyrim paraqitje

3-Sajmir Trota detyrim paraqitje

4-Lefter Rexhmati detyrim paraqitje

5-Adem Duraku detyrim paraqitje

6-Armand Ademi detyrim paraqitje

7-Ardit Alidini detyrim paraqitje

8-Zenel Matmuja detyrim paraqitje

9-Fatos Harulla detyrim paraqitje

10-Rasim Koloshi detyrim paraqitje

11-Shaban Selmanaj arrest shtëpie

12-Shemsi Trota arrest shtëpie

13-Shpëtim Toda arrest në burg me afat 20 ditë

14-Xhevahir Hereni arrest në burg

15-Elton Cengu arrest në burg

16-Florin Onuzi arerst në burg

17-Shkëlqim Vata arrest në burg

18-Xhevahir Gashi arrest në burg

19-Ervis Ruçi arrest në burg

20-Rasim Onuzi arrest në burg

21-Vasil Laçi arrest në burg

22-Abdi Haziri arrest në burg

23-Edmond Matmuja arrest në burg

a.ç

Next Post
Kapet me kokainë, pranga të riut me makinë luksoze nga Laçi

Kapet me kokainë, pranga të riut me makinë luksoze nga Laçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In