• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna në Parlament, Berisha i trembet hetimeve: SPAK vrapoi për të sajuar vepra kriminale

by A R
03/11/2023 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dëshmi të pakontestueshme të narko-diktaturës të vendosur”, i quan Sali Berisha zhvillimet e djeshme në Parlament dhe pas mbarimit të seancës plenare.

Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, Berisha thotë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të cilën e quan “SKAP”, ka shkelur çdo ligj e rrregull që ka hyrë për të hetuar në sallën e Parlamentit ditën e djeshme.

Sali Berisha: Zhvillimet dramatike të djeshme në parlament dhe pas parlamentit, janë dëshmi e pakontestueshme e narkodiktaturës së vendosur në Shqipëri. Janë fytyra e vërtetë e regjimit. Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama, kanë nisur betejën e tyre parlamentare për rivendosjen e të drejtave të tyre. Këtë betejë ata e kanë nisur me qëllimin e parë, rivendosjen e të drejtave dhe mosbojkotin e parlamentit. Pra, ata kanë përjashtuar rrugën e bojkotit të parlamentit.
Pra, midis kësaj dhe betejës për të drejtat e tyre në parlament, kanë zgjedhur betejën për të drejtat e tyre në parlament. Mendoj se kjo është rruga më kushtetuese, më e ligjshme, më përfaqësuese dhe më e përgjegjshme e këtyre deputetëve. Në këto qëndrime, ata u përballën dje me një situatë banditeske ndaj tyre në parlament. Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën, deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë.

Edi Rama me Lindën e tij në parlament kishte futur në sallën e parlamentit, në kundërshtim absolut me ligjet, njerëz të armatosur. Edi Rama, në kundërshtim flagrant me ligjin, kishte futur në parlament policinë, ndërkohë që siguria në parlament, qytetarët shqiptarë paguajnë me dhjetëra rroga punonjës të sigurisë së parlamentit, që është repart i gardës së vendit.Skenat e qëndrimeve ndaj parlamentit ishin të gjithë të dirigjuara. Por po kaq e rëndë dhe kaq e shëmtuar ishte vrapimi pas ngjarjes në parlament, i SKAP-it të partisë, i cili ka shkelur çdo ligj dhe çdo rregull. Nuk kishte asnjë vepër krimi, nuk pati të plagosur, pa le më më shumë. Nuk ndodhi asnjë problem i veçantë, përveçse një proteste legjitime të opozitës. SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e parlamentit me shoqëruesit e tij, për të identifikuar, për të sajuar, trilluar vepra kriminale. Fytyra e shëmtuar policeske e narkoshtetit. Dëshmi e fytyrës së shëmtuar policeske të narkoshtetit. Ju ishit aty, shqiptarët e ndoqën në çdo moment atë, pse shkonte SKAP-i i partisë? Edi Rama është tmerruar, ka humbuar, moral nuk ka pasur ndonjëherë, por i ka hyrë drithërima dhe frika në palcë. Mendon se duke sjellë skapistë në parlament, do të mund të dekurajojë në betejën e tyre deputetët e opozitës, më e drejta në historinë e një parlamenti, për të drejtat e tyre kushtetuese.
Formuluan akuza kriminale për të dërguar në Gjykatën e Lartë. Por kur ne i dërguam në Gjykatën e Lartë, goditjen që i bënë Gent Strazimirit, Pjerin Ndreu me banditin tjetër, gjykata u përgjigj se kjo zgjidhet me masat që ka marrë parlamenti. Por këtë herë kanë Sadushin omnipotent aty dhe ia dërgojnë atij, si siguri të madhe për të marrë ndonjë masë.

Berisha ka konfirmuar qëndrimin e Rithemelimit se asgjë nuk do ta ndalë betejën pa kthim të opozitarëve deri në rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese.

Sali Berisha: Tani unë jam këtu për këto çështje. Së pari, për të konfirmuar qëndrimin e PD se asgjë, nuk do mund të ndalë betejën pa kthim të deputetëve të opozitës, përveç rikthimit të të drejtave të tyre. Ne jemi të interesuar për jetë parlamentare normale në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren. Ne nuk po bojkotojmë, pikërisht se jemi të interesuar, përndryshe nuk do shkonim në parlament. Por jo, ne po shkojmë në parlament, po protestojmë se jemi të interesuar për jetë parlamentare normale.
Së dyti, e garantoj Edi Ramën se asnjë lloj mase përveç rikthimit të plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës, nuk do mund të bllokojë protestën e deputetëve të PD. Së treti, mashtrimi i paskrupullt i tellallëve dhe zyrtarëve të qeverisë, se kjo që ndodh ka lidhje me persekutimin politik të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, është një gënjeshtër e turpshme. Kjo është shpallur përpara se Edi Rama të shpallë masat. Edi Rama ndërmori aktet kundër Sali Berishës, pikërisht kur e kuptoi se nuk mund të kontrollojë më opozitën, e kuptoi se PD sot në këmbë është e vendosur të përmbysë regjimin e tij. Edi Rama ka ecur i sigurt, se ka pasur në kontroll opozitën shqiptare. Ai e pa gjatë muajit të fundit se ky kontroll dhe pasojat e përçarjes së tij morën fund. Dhe ky është shkaku i tronditjes së tij gjer në palcë. Ai e di se këtë opozitë nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë pa realizimin e qëllimeve të saj, rikthimin e votës së lirë të shqiptaërve. Ai e di mirë se me një opozitë të vërtetë nuk fiton kurrë. Ai e di mirë se sot opozita nuk mund të kontrollohet më prej tij, nuk i nënshtrohet me asgjë tjetër përveç ligjeve të vendit dhe është shndërruar në dy muaj në tmerrin e vërtetë të tij.

/a.r

Next Post
Libanezët presin me ankth fjalimin e liderit të Hezbollahut për luftën në Gaza

Libanezët presin me ankth fjalimin e liderit të Hezbollahut për luftën në Gaza

Comments 1

  1. Sali pordha says:
    3 years ago

    Po paske qene monster okoqe loqe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë

Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë

June 7, 2026
Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

June 7, 2026
Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

June 7, 2026
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In