Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi akuzohen për “Dhunë në familje”. Njëri prej tyre ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, dhe tjetri ndaj vëllait.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Peqin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Amarildo Muça, 39 vjeç banues në Cërrik.
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases F.M., 66 vjeç.
Ndërsa 56-vjeçari Kujtim Kavaja, banues në fshatin Fatish në Peqin, u arrestua pasi gjatë një konflikti për motive pronësie dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit A.K, 50 vjeç.
Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”./a.m.