• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna ndaj të moshuarës / Prokuroria tregon sa vite burg rrezikojnë 3 infermieret

by A R
03/11/2022 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës kanë dale ditën e sotme para gjykatës. Në një lidhje direkte për “Përballë Lajmit” në Klan News, Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikqi ka dhënë më shumë detaje rreth zhvillimit të seancës. Shkodran Nikqi tha se 3 infermieret kanë kërkuar që të mos u caktohet masa e paraburgimit, mirëpo kjo kërkesë është hedhur poshtë nga prokurorja e kësaj çështje e cila ka kërkuar që të pandehurave të ju caktohet masa e paraburgimit.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi ka thënë se 3 infermieret rrezikojnë të dënohen me 3 deri në 5 vite burgim në varësi të akuzave që rëndojnë mbi ato. Nikqi ka theksuar se Prokuroria do të kërkojë dënim maksimal sipas asaj që përcakton ligji. Ai tha se kjo ka qenë një seancë dëgjimore dhe mbeten në pritje të një vendimi nga gjyqtari i Gjykatës Themelore të Pejës.

Shkodran Nikqi (Zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë): Kjo ka qenë vetëm seancë ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë dhe të njëjtat kanë mbështetur propozimet e mbrojtësve të tyre, kanë kërkuar që të mos u caktohet paraburgimi, mirëpo prokurorja e çështjes ka kërkuar që 3 të pandehurave të ju caktohet masa e paraburgimit dhe të njëjtat të mbahen në 30 ditë burg.

Anjola Hamzaj: Çfarë dënimi rrezikojnë vajzat nëse do të shpallen fajtore me prova dhe padyshim që provat janë të dukshme, por po them pasi të përfundojnë hetimet?

Shkodran Nikqi: Sipas Kodit të Procedurës Penale apo sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, parashihet dënimi që mund të jetë 3 ose 5 vite burg varësisht nga vepra penale që iu ngarkohet. Ajo që është koherente, Prokuroria do të kërkojë dënimin maksimal dhe me këmbëngulje do të kërkojmë që të njëjtat të dënohen sipas ligjit në fuqi. Kjo ka qenë vetëm një seancë dëgjimore dhe seanca ka qenë e mbyllur për mediat. Seanca ka përfunduar para disa minutash dhe jemi në pritje nga vendimi që do të marrë gjytari i Gjykatës Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikqi ka thënë se po mblidhen informacione të tjera për të zbardhur ngjarjen.

/a.r

Next Post
“Kemi ndryshuar qasjen…”, Rama: Shqipëria ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare!

"Kemi ndryshuar qasjen...", Rama: Shqipëria ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

November 10, 2026
Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

November 10, 2026
Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

November 10, 2026
KiE: Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Sfida deçizive Shqipëri-Finlandë, llogaritë për kartonët e verdhë, 8 lojtarë janë në rrezik pezullimi!

November 10, 2026
Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

November 10, 2026
Ballkani nën rrezikun e stuhisë “Charles”, edhe Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë!

Ballkani nën rrezikun e stuhisë “Charles”, edhe Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë!

November 10, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

November 10, 2026
Serbia bllokon fondet për Preshevën, Kosova denoncon ndërhyrjen dhe kërkon reagim nga Bashkimin Evropian

Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve

November 10, 2026
Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In