• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna më 8 janar/ Deputeti i PD tregon çfarë ndodhi në seli gjatë protestës: Do hiqja dorë nga politika nëse do kishte viktima

by Java News
13/01/2022 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se nëse protesta e dhunshme e thirrur nga Sali Berisha në 8 janar, në selinë blu, do të shkaktonte viktima, ai do të kishte lënë mandatin.

“Do kisha hequr dore nga politika”, tha ai.

Duke komentuar ngjarjet e kësaj date, i ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’, Hoxha u shpreh se 8 janari do të mbahet mend si një ditë e zezë në historinë e vendit.

‘Gjatë protestës u lënduan disa protestues dhe për këtë situatë nuk u ndjeva mirë. Ata persona që dhunuan selinë nuk kanë lidhje me PD-në. 8 janari do shihet si një ditë e zezë në historinë tonë. Vendimi non-grata nuk duhej të lidhej me partinë. Lufta politike në parlament u humb para dy vitesh nga një vendim i gabuar. Ne duhet të jemi larg interesave politike. Politika është një mision jo një interes personal’, tha ai.

Gjatë bisedës në studio ai tregoi momente nga protesta e dhunshme në selinë e PD.

Ai u shpreh se gazi lotsjellës u përdor nga jashtë. Të gjithë të pranishmit u munduan të ruanin gjakftohtësinë për të mos pasur konfrontime fizike.

‘Aty kishte deputete, vajza , zonja. Në momentet e mbledhjes kishte thyerja xhamash. Nëse do të kishin hyrë brenda mjafton të hapej dera kryesore. Ne ishim në mbledhje dhe pamë shkatërrimin katit të parë, u përpoqëm të ruanim gjakftohtësinë për tu ruajtur nga konfrontimi fizik. Nëse do të kishin hyrë brenda pasojat do të ishin besoj të rënda. Nga brenda mundohej të vendoseshin tavolina për të penguar hyrjen e njerëzve nga jashtë. Gazi lotsjellës u përdor nga jashtë. Nga brenda janë përdorur bombolat fikse. Ndërsa policia ka ndërhyrë me shumë vonesë’, tha ndër të tjera ai.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka parë asnjë person të armatosur në seli, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Hoxha tha se në selinë e PD-së nuk ka parë asnjë person të armatosur para dhe pas protestës së 8 janarit.

“Pse u blinduan dyert? Po në një rast të kundërt, nëse dera kryesore nuk do ishte e blinduar, do kishim konfrontim njerëzisht. Nuk i njoh njerëzit që kanë precedentë penale.

Ne u shpërndamë në strukturat e PD për të qëndruar pranë njëri-tjetrit. Jo nuk pash njerëz të armatosur. S’ka logjikë. S’kam parë asnjëherë. Pjesa e manipulimit është më e turpshme.

Sipas gjykimit tim një demokrat nuk dhunon dhe nuk shkon të dhunojë një demokrat. Kundër një shqiptari jo e jo. Shumë anëtarë të Këshillit Kombëtar janë shoqëruar. U mbajtën 72 orë. Si do të përfundojë kjo histori? Politika duhet të ketë lëvizje elitash. Duhet të kuptojmë se deri në një fare mase do japim për politikën.

Shqiptarët meritojnë një PD ndryshe. Ka ardhur koha që secili prej nesh të japë mundësi për njerëz që kanë aftësi dhe të mbledhin votat e demokratëve. PD duhet të hapë një epokë të re. E gjithë shoqëria shqiptare po ashtu. E kam quajtur gjithmonë institucion Berishën. Sot ndodhemi në një situatë të cilën po tërhiqen të gjithë se kush të marrë demokratë për vete. PD është kjo që është sot. Pjesa e grupit të rithemelimit të PD, ka vetëm një rrugë, ose ti bashkohet partisë, ose të krijojë një parti të re.”, tha Hoxha./m.j

Next Post
VIDEO/ Çmendet gruaja e re, del nudo në ballkonin e shtëpisë dhe godet njerëzit në rrugë

VIDEO/ Çmendet gruaja e re, del nudo në ballkonin e shtëpisë dhe godet njerëzit në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu pas dy helmimeve, ushqimi përgatitet në mensë

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu pas dy helmimeve, ushqimi përgatitet në mensë

July 14, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Hoxha reagon ndaj ministres serbe: Pajtimi nuk ndërtohet mbi mohimin e krimeve

July 14, 2026
PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

July 14, 2026
Skandali Qatar Gate, gjurmët e parave çojnë tek rrethi i ngushtë i Netanyahut

Skandali Qatar Gate, gjurmët e parave çojnë tek rrethi i ngushtë i Netanyahut

July 14, 2026
Pas ilaçeve për dobësim, një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

Pas ilaçeve për dobësim, një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

July 14, 2026
“E vë Ramën dhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes”, agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

“E vë Ramën dhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes”, agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

July 14, 2026
Tarifa e re për pasagjerë, kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

Rekord udhëtarësh në portin e Durrësit! Rikthehen lundrimet e dyfishta drejt Barit

July 14, 2026
“RIP” Departamenti Amerikan i Shtetit, si Trump po shemb diplomacinë tradicionale të SHBA-ve

“RIP” Departamenti Amerikan i Shtetit, si Trump po shemb diplomacinë tradicionale të SHBA-ve

July 14, 2026
Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

July 14, 2026
“Albanian Files”, Bardhi dorëzon kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën

“Albanian Files”, Bardhi dorëzon kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In