• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhuna e PD-së në Kuvend trembi delegacionin francez, që iku nga “sytë këmbët”

by Java News
18/11/2016 10:53
Seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me rolin e opozites ne marrjen e rekomandimit per hapjen e nogociatave me BE./r/n/r/nDuring a parliamentary session debating on the role of the opposition in obtaining a recommendation for opening of negotiations with the EU.

Seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me rolin e opozites ne marrjen e rekomandimit per hapjen e nogociatave me BE./r/n/r/nDuring a parliamentary session debating on the role of the opposition in obtaining a recommendation for opening of negotiations with the EU.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Parlamentit shqiptar me sjelljen e tyre dje bënë që delegacioni i Asamblesë parlamentare franceze i pranishëm në sallë të largohet “me vrap” nga Kuvendi. Konflikti në Parlament degjeneroi në goditje me grusht të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nga kryetari i Grupit të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Gjithçka nisi me një kërkesë të ish-Kryeministri Sali Berisha për të replikuar në Kuvend, kërkesë që iu pranua nga nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, por kjo e fundit përshëndeti praninë në Kuvend të delegacionit francez të kryesuar nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Elisabeth Guigou.

Pasi demokratët dhe socialistët duartrokitën prezencën e miqve francezë, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, rendi të zërë foltoren për të replikuar me deputeten e PD-së, Albana Vokshi.

Por ndërkohë ish-Kryeministri Berisha ishte drejtuar për të mbajtur fjalën. Në këtë moment, kryetari i Grupit të PD-së ka kërkuar nga Beqaj që të largohet nga foltorja, por ministri refuzoi duke thënë se e kishte ai radhën.

Kjo bëri që Edi Paloka me vrull të sulej drejt Beqajt në tentativë për ta larguar me forcë nga foltorja, duke e goditur në bark. “Ik qërohu nga këtu, o kokrra e hajdutit”, iu drejtua Paloka Beqajt, duke e goditur.

Efektivët e Gardës kanë ndërhyrë për të parandaluar përplasjen më të dhunshme, ndërkohë që deputetët e tjerë të PD-së rrethuan ministrin.

Por kjo sjellje shtangu përfaqësuesit e delegacionit francez, të cilët, pas këtij akti, u larguan menjëherë nga salla e Kuvendit.

Valentina Leskaj e ndërpreu seancën për disa minuta, por konflikti mes deputetëve vazhdoi edhe pasi median e larguan nga salla. Mësohet se Kryeministri Rama u është drejtuar demokratëve, duke iu thënë se me sjelljen e tyre u turpëruan para ndërkombëtarëve.

Ndërkohë që Edi Paloka është shprehur se socialistët “nuk duhet të vazhdojnë të mbrojnë hajdutin”, duke iu referuar ministrit Beqaj. Pasi situata u çtensionua, nënkryetari i Grupit të PSsë, Taulant Balla, njoftoi depozitimin e kërkesës për të përjashtuar Palokën për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Konflikti tjetër lindi po për marrjen e fjalës.

Deputeti Flamur Noka zaptoi foltoren duke mos e lënë Kryeministrin Rama të marrë fjalën. “Nuk ka për të folur njeri këtu përveç Sali Berishës”, u shpreh Noka, duke e penguar kryeministrin të flasë.

Edhe ky gjest detyroi për dy herë rresht ndërprerjen e seancës, si dhe bëri që Valentina Leskaj t’i japë dy vërejtje Flamur Nokës, duke e përjashtuar nga salla me “karton të kuq”.

Edhe për Nokën do të vendosë Byroja e Kuvendit për masën e ndëshkimit prej 10 ditësh. Noka u lagua nga salla vetëm kur mori konfirmimin se fjala iu dha Sali Berishës dhe jo Edi Ramës.

Next Post
Putin-Trump bisedë telefonike, në fokus Siria dhe marrëdhëniet dypalëshe

Për herë të parë Rusia lejon tubim pro SHBA...në mbështetje të Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In