• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhjetë sekrete që këshillohen për aromë të mirë trupi

by Java News
26/01/2017 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aroma e trupit është një temë e ndjeshme, pasi të gjithë do të dëshironim ta kishim ideale. Përmes disa trukeve të vogla, ju mund të jeni personi që të gjithë adhurojnë për përçimin e një arome fantastike.

A nuk keni hasur ndonjëherë me një person që mbante aromë shumë të mirë gjatë gjithë kohës dhe keni pyetur veten se cili është sekreti i këtij personi? Kush nuk do të donte të mbante aromë sikur sapo është larë me petale lulesh? Sigurisht që dushi është diçka afërmendsh, por ka edhe disa hile të tjera për njerëzit që mbajnë aromë shumë të mirë. Ja se cilat janë disa sekrete.

 

  1. Mos e lini lëkurën të thatë

Qëndrimi i hidratuar është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj në përgjithësi, pasi jua mban lëkurën të njomë. Lëkura e thatë nuk e thith parfumin sa duhet dhe nuk e mban atë për shumë kohë. Aromat janë më të mira kur lëkura është e njomë dhe qëndrojnë shumë më gjatë.

 

  1. Spërkatni jastëkun dhe çarçafët

Mos e ekzagjeroni me një aromë që do t’ju irritojë dhe nuk do t’ju lërë të bëni gjumin që dëshironi, por pasja e një arome gjatë kohës që jeni të mbështjellë, ju ndihmon shumë të fitoni një ndjesi freskie dhe arome të mirë.

 

  1. Kujdes me detergjentin dhe veshjet

Sigurisht, rrobat tuaja lahen me detergjente të zakonshme. Por gjithsesi kushtojini rëndësi pasi ka disa detergjente që jo vetëm ju ofrojnë rroba më të buta, por mbajnë aromë shumë të mirë. Mjafton të investoni te një që do t’jua mbushë të gjithë gardërobën me ndjesi freskie.

 

  1. Ç’ka hani ju ndikon te aroma e trupit

Është e rëndësishme të jini mjaft të vëmendshëm me ushqimin nëse doni të mbani vazhdimisht erë të mirë. Disa ushqime si për shembull ato me erëza, qepët dhe hudhrat kanë shije të mirë, por nuk i bëjnë aromës së trupit asnjë nder. Ajo që hani mund të çlirohet nga poret e trupit tuaj brenda 48 orëve pas vaktit. Gjithashtu, ushqimi mban në dorë fatin e parfumit në trupin tuaj. Mbajeni trupin të freskët duke ngrënë fruta, perime dhe proteina. Alkooli gjithashtu ka efekt të kundërt për aromën e trupit, ndaj përpiquni ta ndryshoni atë me një lëng frutash.

 

  1. Praktikoni aromat me “shtresa”

Ka një arsye përse ekzistojnë locionet, sapuni dhe xhelet e dushit. Përdorini ato për të krijuar aromën e preferuar të trupit për ju, që do t’ju ndihmojnë ta mbani për më shumë kohë. Madje mund të eksperimentoni me shtresëzimin e aromave të ndryshme që kanë disa përbërës të përbashkët. Mos ngurroni të provoni derisa të gjeni atë që kërkoni.

 

  1. Jini gjithnjë të përgatitur

Personat që kanë gjithnjë aromë të mirë mbajnë përherë me vete një çamçakëz për të luftuar erën e keqe të gojës. Po ashtu, parfumet e vogla duhet t’ju shërbejnë vazhdimisht për të shtuar erën e mirë kur ju duhet. Investoni për shampot me spërkatje dhe te parfumi i flokëve për të pasur përherë aromë të mirë edhe kur nuk i keni larë ato.

 

  1. Spërkatni me zgjuarsi

Ndoshta nuk e keni menduar gjatë vendin ku e hidhni parfumin, por duhet ta mendoni. Shkoni përtej kyçit të dorës dhe fokusohuni në pikat e nxehta ose ato të pulsit, pasi janë zonat më të nxehta të trupit tuaj. Përveç kyçeve, spërkatni edhe brenda bërrylave, në pjesën e pasme të gjunjëve, si dhe në kraharor, pas veshëve dhe në zona të tjera të hapura.

 

  1. Spërkatni kur duhet

Gjithë kjo spërkatje në aq shumë vende mund të duket si një sasi e madhe parfumi, apo jo? Sekreti është ta hidhni të gjithën gjysmë ore përpara se të dilni nga shtëpia dhe spërkatja nga një distancë gjysmë metri ju ndihmon gjithashtu. Kjo ndihmon që aroma juaj të mos jetë shumë e rëndë. Për ata që e hedhin parfumin me nxitim, duhet ta rimendojnë edhe një herë rutinën. Riaplikimi i parfumit gjatë ditës duhet bërë gjithashtu.

 

  1. Zgjidhini parfumet siç duhet

Nuhatja e parfumit në vend dhe pëlqimi i tij nuk ju ndihmon aspak për të përzgjedhur. Çdo aromë mund të transmetohet ndryshe nga njeriu në njeri. Për më tepër, që parfumet nuk janë të lira. Jini të zgjuar kur investoni në të dhe zgjidhni atë që ju përshtatet. Merrni një test dhe përdoreni për një ditë ose dy për të parë se çfarë ere përçon te ju dhe vendosni nëse ju përshtatet apo ju pëlqen përpara se ta blini.

 

  1. Shkoni përtej lëkurës

Nuk ka të bëjë vetëm me aromën e mirë të rupit tuaj, por edhe me atmosferën rreth jush. Mbani aromatikë në dollapin tuaj dhe në vende të ndryshme në shtëpi. Kjo ju ndihmon të keni gjithçka rreth jush të freskët dhe ngadalë trupi juaj do ta thithë këtë aromë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Tiranë/ Mjeti përplas motorin te “Don Bosko”, plagoset drejtuesi

Durrës, humb kontrollin e motorrit dhe del nga rruga... aksidenti i merr jetën 47 vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In