• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave

by Java News
09/12/2016 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lista e 10 njerëzve më të pasur në histori është një përpjekje për të mbledhur dhe krahasuar vlerën neto dhe pasurinë e figurave historike kundrejt njëri-tjetrit. Kjo listë përfshin pasurinë nominale dhe atë reale.

Sidoqoftë, kjo është vetëm njëra prej listave serioze nga shumë të tilla që janë krijuar…

10. Cornelius Vanderbilt
vanderbilt
Cornelius Vanderbilt e ka fituar pasurinë e tij prej transportit detar dhe atij hekurudhor. Vlera e pasurisë së tij neto prej 105 milion dollarësh në vitin 1877 ishte e barabartë me 1,15% të PBB-së vjetore amerikane të asaj kohe.

Vlera e pasurisë së tij reale në kohën e tij ishte 143 miliardë dollarë, e cila aktualisht është e barazvlefshme me 178.4 miliardë dollarë.

Vanderbilt është një nga amerikanët më të pasur në historinë e SHBA-ve.

9. Bill Gates
gates
Bill Gates tërë pasurinë e tij nominale e ka fituar vetëm nga korporata e teknologjisë kompjuterike Microsoft. Në vitin 1999 vlera e pasurisë së tij ishte 101 miliardë dollarë, në vitin 2007 ajo kishte rënë në 82 miliardë, për të rënë sërish në vitin 2013 në “vetëm” 67 miliardë.

Thuhet se Gates ka dhuruar një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij, çka edhe ka qenë shkaku kryesor i zvogëlimit të pasurisë së tij.

Në aspektin e vlerës reale, Gates është shumë e mundshme të jetë një nga dhjetë amerikanët më të pasur në histori. Ai është ranguar edhe në 10-shën e parë të njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave.

8. Henry Ford
ford
Henry Ford ishte një inxhinier amerikan i automobilave, sipërmarrës dhe themelues i kompanisë Ford Motor. Me modelin T Ford që e kishte dizajnuar dhe aplikimin e linjave të montimit për prodhim të shpejtë, ai ia kishte dalë që ta ulte çmimin bazë të produktit dhe ta rrisë tregun.

Pasurinë më të madhe e kishte arritur në moshën 57 vjeçe. Në vitin 1947, kur Ford vdiq në moshën 83 vjeçe, vlera reale e pasurisë së tij neto ishte 188.1 milardë dollarë.

7. Don Simón Iturri Patiño
patino
Don Simón Iturri Patiño i lindur në vitin 1862 (vdiq 1947), ishte një industrialist bolivian. Ai ishte pronar i minierave të kallajit në Bolivi dhe shkritoreve në Angli dhe Gjermani dhe në vitet 1940-ta ai kontrollonte tregun ndërkombëtar të kallajit.

Besohet se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Patiño ishte njëri nga pesë njerëzit më të pasur në botë.

6. Jacob Fugger
fugger
Jacob Fugrer ishte bankier gjerman dhe tregtar. Ai kishte arritur të krijonte monopol në tregtinë e mëndafshit dhe bakrit në Evropë dhe ishte financuesi kryesor dhe kreditor i perandorit Charles i V-të.

Pas vdekjes pasurinë ia kishte lënë trashëgimi nipit të tij Anton Fugger. Përveç pronave, Antoni kishte trashëguar edhe 7,000 kg ari.

5. Heshen
heshen
Heshen ishte një zyrtar Manchu i dinastisë Qing, i preferuari i perandorit Qianlong dhe një nga njerëzit më të pasur në historinë moderne kineze.

Pas vdekjes së tij në vitin 1799, pasuria e tij e përgjithshme është vlerësuar në rreth 42 miliardë dollarë.

Pasuria e Heshenit ishte ekuivalente me të ardhurat perandorake të qeverisë Qing për 15 vjet.

4. Mir Osman Ali Khan
khan
Mir Osman Ali Khan, Nizami (sundimtari) i fundit i Hyderabad, (dikur shtet në territorin e Indisë së sotme) është konsideruar si personi më i pasur në botë. Ai madje kishte shtypur edhe monedhën e vet të quajtur, rupi i Hyderabadit.

Ali Khan kishte një thesar të madh privat ku përfshiheshin ari, argjendi, bizhuteri të çmuara, diamante, xhevahir, perla, kuaj të racës, mijëra uniforma, tonelata të shenjave mbretërore dhe një duzinë makinash Rolls-Royces.

Ali Khan besohet se ishte njeriu më i pasur në Tokë deri në vdekjen e tij në vitin 1967.

3. Nikolai Alexandrovich Romanov
romanov
Car Nikolla i II-të i Rusisë, i lindur më 1868 si Nikolai Alexandrovich në Shtëpinë e Romanovëve, ishte perandori i Perandorisë Ruse nga viti 1894 deri në Revolucionin e shkurtit të viti 1917.

Në vitin 1916, pasuria e tij është vlerësuar në 881 milionë dollarë, e cila është e barabartë me 290 miliardë dollarë në ditët e sotme.

Ai është parë si monarku dhe kreu më i pasur i shtetit në histori dhe si i shenjtori më i pasur, meqë Kisha Ortodokse Ruse e kishte shpallur atë, gruan dhe fëmijët e tij martirë, pas vrasjes së tyre nga bolshevikët në vitin 1918.

2. Andrew Carnegie
carnegie
Një nga prodhuesit më të njohur të Amerikës është me origjinë nga Skocia, i lindur në vitin 1835 në Dunfermline.

Carnegie kishte migruar në Amerikë si fëmijë. Në moshën madhore kishte filluar të punojë në një fabrikë çeliku. Në vitin 1892, në Pitsburg ai e themeloi fabrikën e çelikut Carnegie, e cila menjëherë filloi të jetë tmerrësisht fitimprurëse.

Pas shitjes në vitin 1901, fabrika e tij iu bashkua gjigandit amerikan të çelikut US Steel.

Carnegie, i cili vdiq në moshën 83 vjeçare, ishte një humanist i madh. Një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij ia kishte dhuruar shkollave, bibliotekave dhe universiteteve.

1. John D. Rockefeller
rockefeller
Manjati John D. Rockefeller e ndryshoi për të mirë, gjendjen e tij financiare kur pothuajse arriti ta monopolizojë tregun e naftës në Amerikë në fund të viteve 1800.

Në vitin 1870, Rockefeller nga New Yorku, themeloi kompaninë Standard Oil Compan dhe u bë i pasur në kohën kur kërkesa për kerozinë dhe benzinë ishte e madhe.

Në të vërtetë ai u bë aq i pasur, saqë u largua nga kompania në vitin 1897 dhe 40 vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në pension.

Në ditët e tij të fundit, Rockefeller dhuroi një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij për shkolla dhe hulumtime mjekësore, madje ai e themeloi edhe Universitetin e Çikagos.

Nëse merret parasysh vlera reale e pasurisë së tij, padyshim se Rockefeller konsiderohet të jetë personi më i pasur në histori.
BW/d.i.

Next Post
Durrës, kapen 30 kg heroinë në kamionin e druve në port

Durrës, kapen 30 kg heroinë në kamionin e druve në port

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com