• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhëndrri i ish- kryeministrit Berisha: PD- LSI koalicion për zgjedhjet vendore!

by Java News
15/06/2018 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Turizmin në PD, tregon rrugët që e çojnë opozitën drejt pushtetit, por prej saj kërkon që të jetë e besueshme para shqiptarëve. Malltezi thotë për “Gazeta Shqiptare” se PD-ja para se të kërkojë zgjedhje të parakohshme, duhet të bëhet alternativë më e besueshme dhe të përballet me forcë dhe dinjitet përballë një qeverie të lidhur me krimin. Sipas tij, PD-ja më mirë në opozitë sesa e përlyer me korrupsionin. Zyrtari i lartë demokrat nuk përjashton mundësinë e një koalicioni PD-LSI për zgje-dhjet e ardhshme lokale. Jamarbër Malltezi i kujton PD-së se duhet të bashkojë të gjithë opozitën kundër qeverisë “Rama”, të cilën e quan një shkretëtirë.

Z.Malltezi si e konsideroni aksionin e ndërmarrë nga opozita kundër krimit dhe lidhjeve me politikën? Kjo betejë e bëri më të fortë opozitën apo dështoi përballë mosdorëheqjes së Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm?
Kjo është një betejë e duhur, që i bën nder opozitës dhe i bën nder vendit. Mund të fitosh ose humbësh beteja në politike, por e rëndësishme është të jesh në anën e së vërtetës, që kur të shohësh veten më pas, të ndihesh mirë se ka mbrojtur një standard dhe ke ruajtur një raport të ndershëm me të vërtetën. Sa më gjatë e shtyn agoninë z.Rama, aq më rëndë do të jetë për të pasi opozita po i bën nder vendit. Çfarë nuk pranohet për policinë e thjeshtë, nuk mund të pranohet për ministrin, përndryshe do ishim në një dyfytyrësi, një standard të dyfishtë.

Në gjykimin tuaj opozita duhet të kërkojë zgjedhje të parakohshme, apo të përgatitet për të fituar zgjedhjet e ardhshme lokale?
Opozita duhet të punojë për të fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve. Duhet të punojë me njerëzit dhe për njerëzit. Duhet të demonstrojë që është në sinkron me nevojat dhe dëshirat e shqiptarëve, duhet të theksojë çështjet me rëndësi për vendin dhe të rrisë besueshmërinë që këtë zezona nuk do përsëriten më dhe që keqbërësit do i dërgojë të përballen me një drejtësi të pakapur nga asnjë palë. Duke kryer këto detyra, opozita ngrihet në nivelin e kërkesave të kohës, bëhet alternativë më e besueshme dhe të përballet me forcë dhe dinjitet me të keqen në cilindo skenar.

…Dhe si mund të bëhet e besueshme?
Duke punuar me njerëzit dhe për njerëzit, duke shënuar hallet e tyre dhe duke iu rikujtuar gënjeshtrat dhe mashtrimet e përditshme të qeverisë, duke bashkuar çdo kontribut opozitar, duke u mbajtur fort me të vërtetat e dhimbshme dhe duke ofruar më shumë shpresë se aeroporti. Këtu qeveria ka vrarë shpresën dhe 500,000 shqiptarë (1/6 e popullsisë) ia kanë mbathur duke kërkuar azil a thua se Shqipëria është në lufte civile, apo është ndonjë shkretëtirë, ku toka nuk prodhon asgjë. Duhet të bashkohemi dhe të shohim përtej inateve të momentit për hir të së ardhmes së vendit.

PD dhe LSI duhet të shkojnë në zgjedhje si koalicion i përbashkët?
Nuk ka tagër askush veç forumeve të gjera të këtyre partive që të vendosin për koalicionet, prandaj ajo që mund të them është se PD-ja duhet të bëhet shtrati kryesor i besueshëm i çdokujt që është në opozitë me këtë barbari në pushtet. Natyrisht, PD-ja ka për detyrë të thërrasë dhe të bashkojë çdo forcë politike apo individ që dëshiron të përballet me të keqen që ka pushtuar vendin dhe të mos rrijë indiferente.

Çfarë po bëhet me procesin e riorganizimit të PD-së?
Ecën ku më mirë dhe ku me ngadalë, por nuk jam pjesë aktive e këtij procesi, siç isha pjesë e analizës së zgjedhjeve të 2017-ës.

Me statutin e ri të PD-së krerët e departamenteve nuk do të jenë më anëtarë të kryesisë së partisë. A do të rikandidoni për anëtar i këtij forumi?
Besoj qe po. Për më tepër nuk përjashtohen apriori krerët e departamenteve, thjesht është vënë një vlerësim që 15 personat që marrin më shumë vota të jenë anëtarë të kryesisë, përveç kryetarit, nënkryetarëve dhe sekretarëve funksionalë, ndaj nuk përjashtohet mundësia që mjaft drejtues departamentesh do jenë në kryesinë më të vogël. E rëndësishme është që: 1, procesi të jetë sa më i ndershëm dhe mos ketë reklamime për numërimin e votove të fituara dhe 2, kryesia dhe forumet të mblidhen sa më shpesh, sepse ndihmojnë në reflektimin e situatës.

Pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe miratimit të statutit të ri, PD-ja është më e bashkuar edhe veçse thelloi më tej ndasitë?
Në përgjithësi mbledhja e forumeve është një lajm i mirë, pasi të ndihmon të reflektosh dhe ripërtërihesh. Por, duhet reflektim dhe dëshirë për bashkim dhe fitore nga çdo anëtar i PD-së. Nuk di të them se sa është më e bashkuar PD-ja pas Kuvendit Kombëtar, por nëse ka vullnet, patjetër që ka zgjidhje. Duhet të reflektojmë dhe të përpiqemi të bashkohemi në një emërues të përbashkët nëse kemi në plan të ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve në Shqipëri. Sado inat të kesh njërin apo tjetrin në PD, qartazi përballë kemi krimin e organizuar. Sado që personalisht mendoj që është më mirë që PD të jetë në opozitë se sa të përlyhet në korrupsion, qartazi nuk ka pasur asnjë zyrtar të PD-së ndonjëherë që të ketë përlarë me bedelët e vet 120 milionë euro për ‘checkup’, 100 milionë euro për sterilizime, 178 milionë euro për 3 incineratorë, 90 milionë euro për dializë etj. Përballja me të keqen duhet të çojë të gjithë kontribuuesit në PD që të reflektojnë, të pranojnë kritikat, të falin diçka nga vetja për të parë përpara për hir të së ardhmes së fëmijëve tanë në këtë vend të bekuar nga Zoti, por të vjedhur dhe nëpërkëmbur nga banditët me pushtet.

Cilat janë rrugët që e çojnë Partinë Demokratike drejt pushtetit?
Të merret intensivisht me qytetarët dhe të dëshmojë vullnet për t’u marrë me hallet, jo veç me denoncimin e vjedhjeve galopante të qeverisë. Psh., PD duhet të prijë lëvizjet qytetare për referendume për çështje të rëndësishme. Për shembull, sot mendoj se PD-ja duhet të përgatisë formularë me 1 pyetje “A jeni dakord që të shembet Teatri Kombëtar i arkitekturës italiane për të ndërtuar kulla 20-katëshe miku i qeverisë?”. Brenda javës struktura e PD-së mund të mbledhë 100,000 firma nëse do shkojë shtëpi më shtëpi. Ngjashëm me një hall tjetër qytetar. Duhet t’u shfaqemi shqiptarëve si forcë e besueshme për hallet e tyre. Nëse qeveria vijon vjedhjet e saj, PD-ja tregon me fakte që është pranë qytetarëve dhe bëhet e besueshme që të kanalizojë të gjithë revoltën ndaj vjedhjeve të qeverisë në shpresë për shoqërinë e mpirë shqiptare. Dhe çdo muaj duhet të çojë zërin e saj në çdo shtëpi, përfshi edhe përmes fletushkave tematike apo me skandalet më të mëdha qeveritare. Duhet të tregojmë vjedhjet e Ramës por edhe të shprehemi pa ekuivok se nuk do ketë asnjë gjyqtar apo ambasador të paguar nga Soros që mund ta shpëtojë Edi Ramën nga këto vjedhje.

Kush po e pengon integrimin e Shqipërisë në BE dhe a besoni se më 28 qershor, vendet e Unionit do të hapin negociatat me vendin tonë?
Qartazi që integrimin e pengon z. Rama me arrogancën e tij për të uzurpuar të gjitha pushtetet, me shpartallimin e Gjykatës Kushtetuese, ngërçin e gjykatave të tjera dhe me injorimin e hapur që u bën thirrjeve gjithnjë e më të forta dhe aspak diplomatike për drejtësinë e pavarur, që i tregon vendin Tahirit dhe shkarkimin e vëllait të kreut të trafikut të drogës në Bolonja. Këta që bëjnë thirrje haptazi për reflektim janë në fakt mbështetësit me të sinqertë të integrimit të Shqipërisë, ligjvënës dhe shtetarë gjermanë, francezë dhe holandezë. E bëjnë këtë thirrje nga dëshira e mirë për të integruar Shqipërinë dhe jo për trille apo kapriço. Nuk mund të imagjinohet në asnjë vend që qeveria të kapë prokurorin e përgjithshëm, të zhduke Gjykatën Kushtetuese e për pasojë nuk mund të ankimohet asnjë ligj apo marrëveshje antikushtetuese, që ligjvënësit të ndalojnë prokurorin të ndjekë çështje penale ndaj një deputeti apo ish-ministri, etj. Përderisa këto nuk janë standarde në përputhje me shtetin ligjor, këto nuk mund të jenë standarde për një vend që aspiron të hapë negociatat me BE.

Next Post
Low u del krah lojtarëve, por Ozilin dhe Gundoganin i urrejnë të gjithë

Low u del krah lojtarëve, por Ozilin dhe Gundoganin i urrejnë të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In