Kjo dhelpër e vogël tërësisht e bardhë e adoptuar nga një familje në SHBA trajtohet si një qenush dhe është një kafshë e vërtetë shtëpiake.
Kur themi dhelpër na shkon mendja tek kafshët dinake dhe të rrezikshme, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për këlyshin 2-muajsh Rylai.
Ai luan me top dhe del shëtitje me të zotin e vet njësoj sikur të ishte një qenush. Të zotit i tij, Jenny ju desh të priste muaj me radhë derisa Rylai të lindte në një departament bujqësor të licencuar për rritjen e dhelprave në SHBA.