• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dhe pastaj mërziten pse humbën Himarën…

by Skënder Minxhozi
05/08/2024 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Ishte një kronikë e një humbjeje të paralajmëruar, si romani me titull të ngjashëm të Garcia Markesit. Të gjithë dinin që Petro Gjikuria nuk do të fitonte përballë Vangjel Tavos. Dhe nuk fitoi. Ishte një humbje nga ato që nuhaten për së largu, sapo sheh palët në garë. Rënia e Himarës me 1500 vota diferencë, jo vetëm e çon në 6 (nga 61 bashki) totalin e njësive administrative të të djathtës në zgjedhjet lokale të vitit të fundit, por zbulon edhe një herë se opozita shqiptare nuk ka vetëm pafuqi objektive përballë Ramës në proceset zgjedhore, por edhe që kjo, pra opozita e jonë zyrtare, nuk ka as dëshirën, as vullnetin dhe mesa shihet as mençurinë minimale për t’ja bërë të paktën të vështirë jetën socialistëve në kutitë e votimit.

Vetëm pak ditë më parë patën një negociatë të gjatë me qeverinë për rregullat e kalkulimit të mandateve në zgjedhjet e ardhshme parlametare. Edhe një pjesë e të djathtës e pranon sot se Berisha mori listat e mbyllura nga Rama, blindoi pozitën dominuese mbi partinë dhe… ia hapi rrugën socialistëve për një mandat të kartërt. Dhe pastaj ankohen pse humbin çdo gjë që u del përpara, përfshirë dhe Himarën.

Kur negociuan me qeverinë për zgjedhjet e përgjithshme,  mund ta kishin hedhur një fjalë edhe për 4 gushtin e Himarës. Për ata 6000 votues që nuk kishin doumenta të rregullta. Asgjë nuk thotë sot se opozita e PD-PL vuri kushte në tryezën për zgjedhjet, për të marrë dakordësinë e Ramës për votimin e votuesve me karta të skaduara në 4 gusht. Dhe as për ta detyruar këtë të fundit që të nxirrte një vendim qeverie për ta bërë mundur votimin me karta jashtë afatit.

Nuk ka asnjë zë kritik, asnjë deklaratë publike, asnjë ngritje zëri në media apo parlament nga opozita në lidhje me mijëra kartat e skaduara të identitetit në Himarë në 4 gusht. I vetmi zë paska qenë ai i ish-ministrit të brendshëm Taulant Balla, i cili ka bërë thirrje që në 22 korrik për rinovimin e kartave, duke ofruar që të pajiste votuesit me këtë dokument brenda 3 gushtit! Për opozitarët problemi u “shfaq” si me magji ditën e votës, megjithëse ka qenë aty qysh në krye të herës. Dhe pastaj qahen për 6000 vetat e mbetur pa votuar në ditën e zgjedhjeve!

Ia lanë Himarën sërish Belerit dhe Dules (PD-ja lokale e kundërshtoi Gjikurinë), duke instaluar një tjetër kandidat minoritar në një bashki ku 80 përqind e votuesve nuk janë të tillë, por shqiptarë. Edhe një herë, si në rastin e Fredi Belerit nuk qullosën asgjë me Gjikurinë, të cilin “nuk e do as fisi i vet”, siç thonë ata që njohin zonën e Bregut. Kurse për vete vazhduan të lahen nëpër lumenj e të kacavirren maleve (Ilir Meta), apo të luftojnë me mullinjtë e erës poshtë ballkonit (Sali Berisha). Dhe ankohen pse nuk fituan Himarën.

Me ndërgjegje të kthjellët e lanë garën elektorale për Himarën në duart e Vangjel Dules pa parti, duke e kanalizuar edhe një herë votimin për atë bashki në një “luftë proxy” qesharake mes Shqipërisë dhe Greqisë. E cila përfshiu si zakonisht edhe ndjenjat nacionaliste më banale të shtypit e politikës greke. Ushqyen shpresa se edhe këtë herë do të asistonim në një përballje Tiranë-Athinë, duke harruar se Micotaqis tani nuk ka më fushatë elektorale në vendin e tij. Një kalkulim ky i opozitës shqiptare që del gjithnjë me humbje kur territori ku votohet ndodhet në një krahinë që quhet Labëri dhe ka qendër administrative Vlorën! Dhe vazhdojnë të habiten pse e humbën Himarën!

Së fundi, ia prenë krahët garës së Gjikurisë në mes të procesit të votimit. Dalja e Vangjel Dules me akuza në mes të vapës, teksa kutitë ishin të hapura, apo akuzat e Berishës dhe Metës pa u mbyllur kutitë, ishin mesazhi më i keq i mundshëm për elektoratin e Gjikurisë. Mos dilni në votime, na vodhën, mbaroi gjithçka, dukej sikur thoshin të tre në kor. Dhe pastaj mërziten pse e humbën Himarën me një mal votash!

Next Post
Dhunë në Korçë/ E përplasin me makinë dhe më pas e rrahin, 5 persona bëjnë për spital 18-vjeçarin

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por u asfiksua! Gjendet pa jetë nga familjarët 60-vjeçari

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Unë mërzitem se desha një SHQIPTAR në krye të një bashkie shqiptare…Tavo megjithë respektin që kam është grek…Himara është SHQIPTARE…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

Paketat e duhanit në Shqipëri do të kushtojnë gati sa në BE, rritje e çmimit me mesatarisht 15 lekë në vit! Nga cigaret, te shisha dhe nargjila (TABELA)

October 26, 2026
“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

October 26, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Izraeli voton nesër, a do të arrijë Netanyahu të ruajë pushtetin pas vitesh konfliktesh e krizash sigurie

October 26, 2026
Makina përplas motorin në Rrogozhinë, humb jetën një person

Aksident dramatik në Lezhë, i mituri humb kontrollin e motorit dhe plagoset, dërgohet drejt Traumës!

October 26, 2026
“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës: Masa për rendin, sigurinë dhe protestat!

“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës: Masa për rendin, sigurinë dhe protestat!

October 26, 2026
Muçi spektakolar, shkëlqen sërish në Turqi! Protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

Muçi spektakolar, shkëlqen sërish në Turqi! Protagonist në 4 golat e Trabzonsporit

October 26, 2026
Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

October 26, 2026
Lodhesh kot Sali!

Dhuna, habitati i Berishës, skenari që mund ta dëbojë nga protesta!

October 26, 2026
Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

October 26, 2026
Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In