• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dhe Dule me zërin e hollë…”/ Protesta për lirimin e Belerit, kreu i PDIU: E sforcuar! Presion i drejtpërdrejtë për drejtësinë shqiptare

by Java News
15/08/2023 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi përmes një lidhjeje live për rubrikën “Opinion” në News24, foli për protestën e djeshme në Himarë, për lirimin e kryebashkiakut Fredi Beleri.

Idrizi u shpreh se protesta e djeshme ishte e sforcuar, teksa shtoi se prezenca e kryebashkiakut të Athinës nuk ishte e rastësishme dhe se po bëhet presion ndaj drejtësisë shqiptare. Sakaq, ai u shpreh se ishte kundër kandidimit të Fredi Belerit për kryetar bashkie ne Himarë, pasi do të sillte tensione, teksa shtoi se i fitoi zgjedhjet me një grusht votash dhe autobusë të ardhur nga Greqia.

Kujtojë se protesta e djeshme u zhvillua në orën 19:00, me iniciativën e organizatës “Omonia”, si dhe me prezencën e kryebashkiakut të Athinës, Kostas Bakojanis.

“Protesta ishte e sforcuar. Presioni që bëhet në drejtësinë e shtetit ndërhyra ishte flagrante. Kyebashkiaku i Athinës, Bakojanis para një viti ka inauguruar muzeun e luftës në Athinë të Napoleon Zerva, që ka kryer masakër në Çamëri.

Është pikërisht ky person që vjen në Shqipëri. Kemi edhe Kostandinos Zervos, që thotë se babai i tij ka qenë i afërt me Napoleon Zervon dhe gjyshi i vetë ka qenë nga Korça e Vorio Epirit. Janë dy personazhe që kanë një ngarkesë të madhe. Ne që kemi ngarkesë të madhe për gjenocidin e kryer, ne e shohim si provokim të hapur. Këto dy personazhe nuk ndodhen rastësisht në Himarë, po bëjnë presion mbi sistemin tonë të drejtësisë.

Kjo është një shkelje e hapur e Konventës së Drejtave të Njeriut. Nuk është as e rastësishme që të protesta të bëhej gjatë sezonit turistik, as vendosja e figurës së Belerit për Himarën. Është vendosur për t’u përdorur për të sjellë ët e harruar prej vitesh në Himarë.

Edhe Vangjel Dule me zërin e hollë kërcënonte Shqipërinë, duke thënë se ‘nuk e dinë me kë jeni ngatërruar’. Ai foli për helenizmin e Himarës dhe shumë të tjera. Pra, e gjithë kjo tregon që duhej vetëm rikthimi i tensioneve në Himarë, që nuk është zonë minoritare, por djepi i Labërisë së Shqipërisë. Kjo nuk i bën mirë marrëdhënieve mes dy vendeve. Kujtojmë se Greqia ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen për pensionet, siç kanë bërë vende të tjera.

Beleri është i asistuar nga qeveria greke. Po e përsëris, Beleri ka fituar zgjedhjet me një grusht votash dhe me autobusë nga Greqia. Unë i qëndroj asaj që kam thënë më parë, kur po flitej që Bleri mund të ishte kandidat nga opozita. Kam theksuar se unë nuk e di nëse duhet të jetë Beleri në burg për akuzat pasi është çështja e drejtësisë. Unë di që nuk duhet të ishte kandidat, por duhet të ishte në burg për broçkullat që flet. Të dalësh me flamurin e Vorio Epirit është cenim i integritetit. Bleri ka qenë i arrestuar në Greqi për armëmbajtje pa leje dhe para dy vitesh SPAK e rihapi çështjen e akuzave të Blerit për ngjarjen në Peshkopi.

Sot marrim vesh se dosja e Belerit është mbyllur se drejtësia greke nuk i është përgjigjur Shqipërisë. Këta që na flasin për drejtësi evropiane, t’i drejtohen Greqisë që t’i kthejnë Prokurorisë Shqiptare për çështjen Beleri. Thuhet se dosja e Blerit është zhdukur nga arkiva. Një njeri që me kaq diskreditim, nuk është zgjedhur për të zgjidhur hallet e Himarës, por për t’u rikthyer tensioneve në Himarë.”, u shpreh Idrizi./m.j

Next Post
FOTOT/ Sezoni i ri: Bashkia e Tiranës rregullon sinjalistikën rrugore pranë institucioneve arsimore

FOTOT/ Sezoni i ri: Bashkia e Tiranës rregullon sinjalistikën rrugore pranë institucioneve arsimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

November 2, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

November 2, 2026
Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Shqipëria në vend të 47-të, lë pas rajonin

Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Shqipëria në vend të 47-të, lë pas rajonin

November 2, 2026
Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

November 2, 2026
Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

November 2, 2026
Reshje shiu dhe dëbore, çfarë na pret në 3 ditët e ardhshme?

Moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

November 2, 2026
Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

November 2, 2026
FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

November 2, 2026
Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In