Shtatë deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për të ngritur një komision të posaçëm pranë Kuvendit për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe formate tjera te ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit. Në kërkesën firmosur edhe nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thuhet se Komisioni nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, duhet të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një seri formash, duke përfshirë, fushatat e dezinfonnimit nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale për formësimin e opinionit publik, rnbështetjen financiare te drejtpërdrejtë dhe te tërthortë si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publike dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile.
Kërkesa:
DREJTUAR:
SH.S.Znj. Lindita Nikolla Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë
OBJEKTI:
Kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë
BAZA LIGJORE: Neni 77, pika 1 e Kushtetutës, neni 24 i Rregullores së Kuvendit
E nderuar Zonja Kryetare,
Në bazë të neneve 77 dhe 78 të Kushtetutës dhe neneve 24 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit,
duke mbështetur Deklaratën e Samitit të 28 shkurtit 2024 “Ukrainë Europa Juglindore”, dhe veçanërisht pikën 11 të Deklaratës,
në mbështetje të Rezolutës 2024/2548 të Parlamentit Europian të 8 shkurtit 2024 “Mbi akuzat për ndërhyrje ruse në proceset demokratike të Bashkimit Europian”,
në përputhje me vendimin e Parlamentit Evropian të datës 18 qershor 2020 “Për ngritjen e një komiteti të posaçëm për ndërhyrjen e huaj në të gjitha proceset demokratike në Bashkimin Europian, përfshirë dezinformimin…”,
për të sjellë në vëmendje të të gjithë transmetuesve audiovizivë dhe platformave të tjera mediatike detyrimet ligjore për të ofruar për publikun, informim të paanshëm dhe objektiv, duke paraqitur me saktësi faktet dhe ngjarjet, si dhe duke respektuar lirinë e shprehjes,
në përputhje të plotë me kërkesat e neneve 8, 9, 10, 13, 16 dhe 17 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe Protokollin e Konventës, në veçanti, neni 3,
duke qenë të ndërgjegjshëm se dezinformimi dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në
proceset demokratike përbëjnë një kërcënim për parimet dhe vlerat demokratike, mbi të cilat
vepron dhe mbron Republika e Shqipërisë, në veçanti përkushtimin e Shqipërisë ndaj
Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior dhe Bashkimit Europian, duke vlerësuar rëndësinë e marrëveshjes midis SHBA dhe Qeverisë Shqiptare “Për përgjigjen kundër manipulimeve të informacionit nga shtetet e huaja” të 15 Tetorit 2024,
duke vlerësuar dhe marrë në konsideratë shkresën nr. 4048 prot., datë 18.03.2024, të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Igli Hasani dhe në këshillim dhe nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, SH.S.Znj. Lindita Nikolla,
duke e çmuar si çështje të një rëndësie të veçantë luftën kundër formave të ndërhyrjes së huaj të paligjshme në proceset demokratike të vendit, përfshi dezinformimin,
Ne, anëtarët e Komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë që kanë në fushë përgjegjësie, përkatësisht, median e lirë, marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat e njeriut (e drejta për informim, liria e medias, liria e shprehjes, të drejtat në procesin zgjedhor etj.), hazuar në nenin 77, pika 1 e Kushtetutës, nenin 24 të Rregullores së Kuvendit,
Kërkojmë:
Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për të koordinuar dhe mbikqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.
Komisioni i Posaçëm nëpërmjet një qasje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, duhet të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një seri formash, duke përfshirë, fushatat e dezinformimit nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale për formësimin e opinionit publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publikë dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile.
Komisioni i Posaçëm duhet të kryejë një analizë të plotë të të gjithë faktorëve dhe fenomeneve për të vlerësuar nëse janë respektuar detyrimet ligjore në fuqi, në lidhje me transparencën në proceset demokratike, veçanërisht transparencën e financimeve në fushata zgjedhore, si dhe transparencën e financimit të të gjithë aktorëve dhe platformave që ofrojnë shërbime në sektorin e informimit publik apo veprimtari të tjera të ngjashme me to.
Bazuar në gjetjet e kësaj analize. Komisioni i Posaçëm duhet të identifikojë masat administrative dhe ndërhyrjet e mundshme nëpërmjet ndryshimit apo plotësimit tëe legjislacionit në fuqi për të adresuar zgjidhjen e problematikave të identifikuara, veçanërisht në drejtim të rritjes së përgjegjëshmërisë së platformave dhe mediave sociale për të klasifikuar përmbajtjet e lajmeve/informacioneve që shpërndahen nga robotët, duke rishikuar algoritmet me qëllim bërjen sa më transparente të faktorëve ku bazohen për të shfaqur, për t’i dhënë përparësi, shpërndarë, apo hequr përmbajten e lajmit/informacionit, si dhe pa cënuar lirinë e shprehjes, për të mbyllur llogaritë e personave/subjekteve që përfshihen në sjellje të koordinuara joautentike në internet ose aktivitete të paligjshme që synojnë minimin sistematik të proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes.
Komisioni i Posaçëm duhet të organizojë seanca dëgjimore me përfaqësues të mediave tradicionale, sektorit të biznesit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të nxitur një debat të vazhdueshëm mbi rritjen e përgjegjësisë për të luftuar ndërhyrjen e huaj në të gjitha proceset demokratike, duke përfshirë dezinformimin, jo ekskluzivisht vetëm nga autoritetet publike, por edhe në bashkëpunim me bizneset që operojnë në fushën e teknologjisë dhe mediave sociale dhe sektorin privat në përgjithësi, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin, detyrën dhe përgjegjësinë që këta subjekte kanë në përballjen e ndërhyrjeve të huaja, duke u kujdesur në të njëjtën kohë për të mos cënuar lirinë e shprehjes.
Komisioni i Posacëm, duhet të vlerësojë dhe masat ligjore për kufizime të forta në burimet e financimit, duke patur në konsideratë se aktorët e huaj kanë gjetur mënyra të ligjshme dhe të paligjshme për të anashkaluar detyrimet ligjore dhe kanë ofruar mbështetje të fshehtë për aleatët e tyre duke marrë hua në bankat e huaja, duke ofruar në natyrë sende me vlerë, përmes marrëveshjeve të blerjeve dhe atyre tregtare, përmes kompanive guaskë, përmes organizatave jofitimprurëse, përmes donatorëve të lëvizjeve qytetare, përmes teknologjive në zhvillim që ofrojnë anonimitet, përmes reklamave në internet, përmes mediave ekstremiste online dhe përmes lehtësimit të aktiviteteve financiare.
Komisioni i Posaçëm duhet të punojë gjithashtu me organizata të shoqërisë civile që monitorojnë në mënyrë aktive tendencat e dezinformimit dhe proceset e ngjashme dhe të marrë në konsideratë dhe analizë dhe raportet përkatëse të monitorimit.
Komisioni i Posaçëm duhet t’i paraqesë Kuvendit një raport vjetor të veprimtarisë me analizat, gjetjet dhe propozimet për masat administrative dhe ndërhyrjet në legjislacion, që duhet të përmbajë edhe masa konkrete për të kundërshtuar fushatat e informacionit dhe komunikimin strategjik të vendeve të treta keqdashëse, përfshirë ato që kryhen nëpërmjet aktorëve dhe organizatave vendase, që dëmtojnë qëllimet e Republikës së Shqipërisë dhe që janë krijuar për të ndikuar negativisht opinionin publik me qëllim për të minuar angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe BE
Komisioni i Posaçëm të përbëhet nga 13 anëtarë që përfaqësojnë proporcionalisht të gjitha grupet parlamentare dhe drejtohet nga përfaqësuesi i shumicës parlamentare. Anëtarët e Komisionit përcaktohen me vendim të Kuvendit.
Afati i veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm është një vit nga dita e vendimit të Kuvendit për ngritjen e tij. Kuvendi mund të vendosë të shtyjë afatin e Komisionit sipas përcaktimeve në Rregulloren e Kuvendit.
Nisur nga natyra e veçantë e çështjeve që ka për objekt veprimtarie, pranë Komisionit te Posaçëm nevojitet të ngrihet një grup ekspertësh, si përfaqësues të institucionit të Presidentit të Republikës, Ministrisë së Brendshme. Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë. Shërbimit Informativ Kombëtar, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Autoritetit të Mediave Audio-Vizive si dhe institucione të tjera që Komisioni vlerëson se mund të kontribuojnë me ekspertizë në veprimtarinë e tij.
Komisioni mund të kërkojë zyrtarisht ekspertizë nga BE, NATO, SHBA, si dhe të angazhojë ekspertë vendas dhe/ose të BE-së, NATO-s, dhe ekspertë nga SHBA, të cilët punojnë së bashku me grupin e ekspertëve vendas sipas kërkesave të Komisionit dhe caktimit të detyrave përkatëse. Ekspertët duhet të jenë pajisur ose të pajisen me dokumentacionin përkatës për sigurinë sipas legjislacionit në fuqi që mundëson kryerjen e ekspertizave në funksion të punës së Komisionit.
Të gjitha organet shtetërore, ato publike dhe institucionet e pavarura kanë detyrimin të bashkëpunojnë me Komisionin e Posaçëm si dhe të vënë në dispozicion të tij pa vonesa, çdo dokumentacion apo informacionin që kërkohet nga Komisioni, për kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij.
Kuvendi duhet të marra masa për krijimin e kushteve të punës dhe mbështetjen logjistike e me burime njerëzore të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm./m.j