• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Delegacioni shqiptar nga Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, vizitë në SHBA: Mbështetje e fortë për reformën në drejtësi

by Java News
29/03/2024 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të një vizite të përbashkët zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilën marrin pjesë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë z. Ilir Panda, dhe anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, në datat 27 – 29 mars 2024, janë zhvilluar disa takime zyrtare me përfaqësues të lartë të institucioneve të drejtësisë në Washington D.C., me praninë edhe të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në SHBA, z. Ervin Bushati.

Delegacioni shqiptar është takuar me Zëvendësndihmësin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Bruce Swartz dhe Zëvendësndihmësen Kryesore të Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, znj.Yuri Kim.

Në fokus të takimeve ishte ecuria e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rëndësia që mbart realizimi me sukses i saj për krijimin e një sistemi gjyqësor eficient dhe të pavarur, me qëllim rritjen e besimit të publikut në dhënien e drejtësisë, si dhe ecjen përpara në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryetarja Zaçaj dhe Kryetari Sadushi, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u ndalën tek sfidat me të cilat është përballur gjyqësori në Shqipëri, rikompozimin e plotë të të dy gjykatave, si edhe rezultatet pozitive drejt përmirësimit të vendimmarrjes, rritjes së efikasitetit dhe transparencës.

Nga ana e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit, ata morën premtimin për të vazhduar mbështetjen e ofruar nga shteti amerikan për implementimin me sukses të reformës në drejtësi.

Në vijim të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, z.Sokol Sadushi, do të zhvillojë në datë 30.03.2024, një intervistë për Zërin e Amerikës (VOA).

Next Post
“Të çojë ushtrinë shteti, t’u thyejë hundët”/ Incidenti me Tavon në Himarë, Ngjela: Aty nuk ka minoritarë, janë lebër

“Të çojë ushtrinë shteti, t’u thyejë hundët”/ Incidenti me Tavon në Himarë, Ngjela: Aty nuk ka minoritarë, janë lebër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 15 Gusht 2026

August 14, 2026
Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

August 14, 2026
Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97. Pajisi edhe krushqit, kunatin dhe të birin

August 14, 2026
Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

Kroacia “digjet” nga zjarret, 36 persona të plagosur

August 14, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

August 14, 2026
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Shqiptarët pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

August 14, 2026
Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

August 14, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

August 14, 2026
PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

August 14, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Gjyqi i nënës amerikane transmetohet live, Ndreca: Në Shqipëri mbyllim drejtësinë në emër të privatësisë

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com