• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dezinformimi”/ Braçe për strategjinë kombëtare Kundër Ndërhyrjeve të Huaja: Do ta kalojmë për konsultim publik! Ekspertët…

by S T
04/02/2025 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën drejtimin e kryetarit Erion Braçe, Komisioni i Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, u mblodh sot për të shqyrtuar dy projektvendime dhe Draftstrategjinë Kombëtare Kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimin 2025-2030.

Në nisje, Komisioni miratoi dy projektvendime: “Për një shtesë në Vendimin nr. 07, datë 26.09.2024, të Komisionit, “Për caktimin e ekspertëve” dhe Projektvendimin “Mbi shpërblimin dhe masën e tij, për ekspertët e atashuar pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar”.

Më tej komisioni vijoi me prezantimin dhe diskutime mbi Draftstrategjinë Kombëtare Kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimin 2025-2030.

Grupi i ekspertëve të pranishëm folën për katër objektivat strategjikë në luftën kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimin 2025-2030.

Sa i përket objektivit të katërt, për mbrojtjen dhe forcimin e lirisë së shprehjes, lirisë së medieve të pavarura për të luftuar dezinformimin, Erjon Tase foli për zhvillimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe medieve të pavarura për të luftuar dezinformimin, mbështetjen e gazetarisë investigative dhe kërkimit të pavarur të fakteve në luftën kundër dezinformimit, si dhe promovimin e informacionit të besueshëm, rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit mediatik, si dhe fuqizimi i aftësive digjitale të qytetarëve me qëllim forcimin e rezistencës shoqërore ndaj dezinformimit.

Erion Tase tha se objektivi ynë është fokusuar te forcimi i lirë së medias dhe angazhimi dhe ndërgjegjësimi publikut kundër dezinformimit.

“Është detyrimi i shoqërisë civile dhe medieve për të luftuar dezinfomimin, objektivi i dytë mbështetja e gazetarisë investigative dhe kërkimit të fakteve të pavarura kundër dezinformimit dhe objektiv i trete promovimi i informacionit të besueshëm, rritja dhe edukimi mediatik dhe fuqizimi i aftësive digjitale të qytetarëve me qëllim forcimin e rezistencës shoqërore ndaj dezinformimit,” tha Tase.

Sipas tij “aktualisht situata në vendin tonë është duke u fokusuar tek evidentimi i problematikave dhe monitorimi i informacionit që vjen nga aktorët e huaj nëpërmjet mediave online dhe tashmë ne kemi agjenci shtetërore të aktorëve të huaj që tashmë kanë seksionin në gjuhën shqipe, siç është Agjencia Iraniane dhe ajo kineze dhe informacioni u shërben edhe shqiptarëve në rajon në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, por dhe kudo ku ka shqiptarë”.

Ai deklaroi se “jemi dakordësur të kemi edukim formal dhe jo formal në shkollat shqiptare, si detyrim për të edukuar të rinjtë, por kemi nevoja për të edukuar edhe kategori të tjera të shoqërisë. Zbatimi i programeve të tjera edukuese për gazetarë dhe zyrtarë, për të kuptuar dezinformimin, që mund të vi edhe nga kopjimi i lajmeve nga portale të ndryshme”.

Ai parashtroi nevojën e zgjerimin e trajnimeve për verifikimin e burimit të informacionit dhe promovimit të medias për rezistencë ndaj dezinformimit.

Në përfundim, Braçe bëri me dije se grupi i ekspertëve do të vijojë konsultimet dhe më pas Draftstrategjia Kombëtare Kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimin 2025-2030 do të kalojë për konsultim publik, ku së bashku me opinionet që do të vijnë nga këto konsultime do t’i adresohen Kuvendit për diskutime në komisionet parlamentare.

Next Post
Akuzohen për korrupsion, GJKKO dënon me nga dy vite burg dy ish-funksionarët

Do të kalojë apo jo për gjykim? Më 14 shkurt seanca paraprake për "5D"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In