• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deutsche Welle analizon raportin e Komisionit të Venecias: Meta tejkalim kompetencash, fati politik në dorë të Kushtetueses

by Java News
28/09/2019 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Venecias dha opinionin e tij lidhur me anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh lokale nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Tani fati politik i Metës është në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Venecias publikoi të premten në mbrëmje (27.09.2019) opinionin e tij për karakterin kushtetues ose jo të dekreteve të Presidentit Meta lidhur me anulimin e 30 qershorit të kaluar, si datë e  Lokaleve 2019. Në draft raportin e këtij Komisioni dekretet e Metës cilësohen si”tejkalim i kompetencave kushtetuese, që nuk përbën akt për shkarkimin e Presidentit dhe vendimin përfundimtar do ta marrë Gjykata Kushtetuese”.

Komisioni i Venecias shprehet në draft raportin e sipërpërmenduar  se “në kushtet e mungesës së një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë, e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme, duke patur gjithashtu edhe një bazë specifike ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.”

A ishte Shqipëria në situatë për masa të jashtëzakonshme?

Presidenti Meta anuloi 30 qershorin si datë e Lokaleve 2019 më 8 qershor, ditën e protestës së tetë kombëtare antiqeveritare të opozitës. Opozita kishte bojkotuar Parlamentin, kishte hequr dorë nga mandatatet parlamentare dhe ndodhej në protestë prej 4 muajsh për të larguar kryeministrin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij, të akuzuar prej saj për vjedhje votash dhe lidhje me krimin e organizuar. Ajo kishte deklaruar që nuk merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, madje do të pengonte zhvillimin e tyre me mosbindje civile.

Venedig Kommission (Venice Commission/CoE)Qendra e Komisionit të Venecias

Sipas opinionit të ekspertëve të Komisionit të Venecias, “shpallja e situatës së jashtëzakonshme bëhet në bazë rregullash të përcaktuara në Kushtetutë dhe me konsensus politik, i cili do të bënte të mundur krijimin e një baze ligjore ad hoc, ”rregulla që nuk u ndoqën në rastin e anulimit të datës 30 qershor nga Presidenti Meta.

Autoriteti i Presidentit nuk qëndron mbi politikën

Kushtetuta i njeh Presidentit të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve. Për Presidentin Meta kjo e drejtë përmban edhe atë të anulimit të saj. Komisioni i Venecias e shikon ndryshe. Sipas tij “e drejta e përcaktimit të datës së zgjedhjeve është pasojë e pozitës neutrale që Kushtetuta shqiptare i atribuon Presidentit të Republikës, që përfaqëson unitetin e njerëzve. Por këto cilësime nuk do të thonë që autoriteti i Presidentit është mbi politikën. Presidenti jo vetëm që duhet të sillet në mënyrë të paanshme, por gjithashtu duhet të shihet që sillet në këtë mënyrë”.

Presidenti Meta e ka argumentuar anulimin e datës 30 qershor si datë zgjedhjesh si një veprim për të siguruar të drejtën e elektoratit opozitar për të marrë pjesë në zgjedhje dhe njëherazi për të patur zgjedhje pluraliste, në kushtet e mungesës në to të forcave kryesore të opozitës, Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen, se “bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të penguar plotësisht çdo zgjedhje. Bojkoti në vetvete, nuk çon në një krizë kushtetuese apo paqëndrueshmëri të rendit publik. Mungesa e dy partive kryesore të opozitës, Partisë Demokratike,(PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI) mund të ndikonte në të drejtën e votës. Por nuk ishte shteti shqiptar që i pengoi këto parti të garonin në zgjedhje, por vetë partitë vendosën të bojkotojnë zgjedhjet”, theksohet në draft-raportin e Komisionit të Venecias.

Shkarkimi nuk përligjet

Komisioni i Venecias shprehet qartë që “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke i anuluar zgjedhjet lokale dhe më pas duke i shtyrë ato pa asnjë bazë të veçantë ligjore. ”Ekspertët e tij shprehen, se “i takon parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese, që të përcaktojë, nëse ato do të përbënin “shkelje të rënda”, të cilat do të lejonin një shkarkim të Presidentit”.

Albanien Anti-Regierungsproteste in Tirana (DW/A. Ruci)Protesta në Tiranë, 8 Maj 2019

Sipas tyre “një sërë faktorësh tregojnë, që  nuk vërtetohet një shkelje serioze”. Faktorët e përmendur prej ekspertëve janë: thirrjet e Metës për dialog, pritshmërinë që shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuonte për të çuar palët drejt kompromisit, mungesa e një ligji që rregullon saktësisht kompetencat e Presidentit, statusi i mangët kushtetues i zgjedhjeve lokale në krahasim me ato parlamentare. Si përfundim opinioni i Komisionit të Venecia shprehet që “veprimet e Presidentit nuk mund të kenë qenë të një natyre mjaftueshmërisht serioze për të justifikuar shkarkimin e tij”. Por ata theksojnë që do të jetë vendimi i Parlamentit dhe shqyrtimi i tij në Gjykatën Kushtetuese që do të përcaktojë shkarkimin apo jo të Presidentit Meta.

Reagimi nga presidenca: Zero shkelje kushtetuese

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, kundërshton opinionin e Komisionit të Venecias në draftraportin e sapopublikuar. Në një reagim në median sociale ai e quan “trakt të porositur” draft raportin e Komisionit të Venecias. “Zero shkelje të kushtetutës! Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë! Presidenti i Republikës ka mbrojtur Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik: Ai ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun” shkruan zëdhënësi Tedi Blushi. Ai i bën thirrje forcave politike “të dëgjojnë Bundestagun, të ulen urgjent dhe të zgjidhin krizën e rëndë politike para se t’i shtojnë kushte të tjera Shqipërisë”.

Komisioni i Venecias u ftua nga Parlamenti i Shqipërisë për të dhënë opinionin e tij pasi Komisioni Hetimor, i inicuar nga maxhoranca socialiste për të hetuar karakterin kushtetues apo jo të 2 dekreteve të Metës lidhur me datën e Lokaleve 2019, përfundoi hetimet e tij. Tani pritet vendimi i Parlamentit dhe shqyrtimi i tij në Gjykatën Kushtetuese, që pritet të ngrihet së shpejti. Funksionimi i saj është një nga 9 kushtet që Bundestagu gjerman i ka vënë Shqipërisë për ”PO” e tij lidhur me hapjen e negociatave të pranimit në BE.

Next Post
Leclerc nuk ndahet, “pole position” edhe në Sochi, pas tij Hamilton dhe Vettel

Leclerc nuk ndahet, “pole position” edhe në Sochi, pas tij Hamilton dhe Vettel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com