• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deutsche Telekom vijon mbështetjen për Bayern München

by Java News
20/08/2015 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deutsche Telekom dhe Klubi i Futbollit Bayern München kanë njoftuar shtrirjen e bashkëpunimit të tyre të hershëm. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Allianz Arena, u njoftua se kompania gjermane e telekomunikacionit do të mbetet sponsori i bluzave të klubit deri në vitin 2023. Gjithashtu u theksua se të dyja palët do të intensifikojnë bashkëpunimin në vitet e ardhshme me projekte novatore e afatgjata. Drejtori i Marketingut të Bayern München, Andreas Jung, shpjegoi se: “Për klubin është e rëndësishme të ketë një partner që e mbështet në aspektin e dixhitalizimit. Dhe duke pasur parasysh këtë, ajo që do ju ofrojmë vizitorëve në stadiumin tonë do të jetë spektakolare dhe unike.”

Pjesë e sponsorizimit është edhe projekti ‘StadiumVision’ i cili synon transformimin e Allianz Arena në një eksperiencë mbresëlënëse multimediale për të gjithë tifozët që e vizitojnë. Vetëm në nëntë muajt e fundit u instaluan rreth 115 KM fibra optike, 940 antena Wi-Fi dhe 70 ekrane HD. Informacionet shtesë rreth lojës, live-streams dhe përsëritjet e momenteve nga kamera me kënde të ndryshme do të shfaqen dhe do të jenë të aksesueshme për të gjithë fansat edhe në aplikacionin FC Bayern München dhe celularin nëpërmjet StadiumVision. Projekti është krijuar për t`i plotësuar ngjarjet sportive me më shumë emocion dhe për t`u mundësuar tifozëve të ndajnë vizitën e tyre në stadium me miqtë nga e gjithë bota.

Drejtori i menaxhimit të klientëve privatë për Deutsche Telekom, Michael Hagspihl u shpreh se: “Dixhitalizimi në ditët e sotme është i domosdoshëm si për të mbajtur fansat ashtu edhe për të eksploruar tregje të reja në biznes. Ne do të transmetojmë aksionin nga stadiumi në botë dhe do të sjellim reagimin botëror në stadium.”

Deutsche Telekom dhe logo e njohur T janë të pranishme dhe në Shqipëri nëpërmjet Telekom Albania.

Next Post

Hyseni: 46 kosovarë të vdekur në luftërat në Siri e Irak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vëmendje për viktimat

Një shembull gjerman që politikanët qesharakë shqiptarë nuk e arrijnë dot

April 29, 2026
Shtohen financimet për turizmin/ Bankat dhanë më shumë kredi për hotele, restorante dhe tregtinë

“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE

April 29, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Maqedonia e Veriut përballë pasqyrës së ftohtë evropiane!

April 29, 2026
Rifillojnë fluturimet në aeroportin kryesor të Teheranit pas 57 ditësh mbylljeje

Rifillojnë fluturimet në aeroportin kryesor të Teheranit pas 57 ditësh mbylljeje

April 29, 2026
Kush i zhduku dosjet? Ish-kreu i SHISH: Ju rrëfej si u prek arkiva e ish-sigurimit

“Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit”, Klosi: Ja pse u vra Azem Hajdari

April 29, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Kërkon shfuqizimin e tre vendimeve, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e Ajola Xoxës

April 29, 2026
“Ishte koha e luftës”, Ilir Vrenozi rrëfen njohjen me bashkëshorten

“Ishte koha e luftës”, Ilir Vrenozi rrëfen njohjen me bashkëshorten

April 29, 2026
5 elemente që nuk u panë… Karta e fundit e Mbretit Charles në takimin me Trump

5 elemente që nuk u panë… Karta e fundit e Mbretit Charles në takimin me Trump

April 29, 2026

Trajektorja elektorale PD – nga urbane në rurale…

April 29, 2026
Raporti/ Bie me 37% kredia për blerje banese në korrik, bankat tregohen ‘dorështrënguara’ pas kufizimeve të BSH-së

Bankat “shtrëngojnë” dorën, refuzuan më shumë kërkesa për kredi në gjysmën e dytë të 2025

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In