• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hyseni: 46 kosovarë të vdekur në luftërat në Siri e Irak

by
20/08/2015 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hyseni: 46 kosovarë të vdekur në luftërat në Siri e Irak

Luftërat në Siri e Irak morën jetën e 46 kosovarëve dhe kjo duhet të jetë shqetësim i të gjitha niveleve në vend, si atyre qendrore, ashtu edhe lokale. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, gjatë vizitës në Komunën e Prishtinës, ku ka përsëritur shqetësimet e tij lidhur me shkuarjen e kosovarëve në luftëra të huaja.

Hyseni në takimin me Këshilli komunal të kryeqendrës për Siguri në Bashkësi ka theksuar se, sipas Departamentit të Antiterrorizmit të MPB-së, pre e ideologjive militante fetare janë kryesisht të rinjtë.

Shqetësim tjetër i shprehur në takimet në komunën e Prishtinës ishte edhe siguria e shoqërisë së Kosovës, ku u kërkua që të rritet numri i policëve në qarkullimin rrugor.

Ministri i Brendshëm tha se Këshilli komunal për Siguri në Bashkësi dhe anëtarët e këtij këshilli janë zërat më të mirë për të dërguar mesazhin vetëdijësues kundër ekstremizmit.

“Të dhënat që bashkëpunëtorët e mi më ofrojnë flasin për diku rreth 300 luftëtarë të huaj nga Kosova që kanë marrë pjesë në luftërat në Siri e Irak në faza të ndryshme, jo aktualisht, por që nga fillimi… Po ashtu kemi një shifër shqetësuese për numrin e qytetarëve të Republikës së Kosovës që deklarohen si të vdekur në Siri e Irak, nuk po them që deklarohen si të vrarë, sepse pak dihet për mënyrën si kanë vdekur ata njerëz, por dihet që kanë vdekur dhe janë 46 persona sipas informacioneve të fundit. Këto shifra vetvetiu do të duhej të ishin shqetësuese dhe do të duhet të paraqesin shqetësim për institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha nivelet, edhe në nivel qendror edhe nivelin lokal…Ky këshill dhe anëtarët e këtij këshilli janë zërat më të mirë, për të dërguar një mesazh vetëdijësimi kundër ekstremizmit”, tha Hyseni.

Lidhur me shqetësimin e shkuarjes së kosovarëve në luftërat e huaja, drejtori i Departamentit për antiterrorizëm, Fatos Makolli, thotë se ideologjia ekstremiste në Kosovë është bazuar në keqinterpretimet e Kuranit.

Sipas Makollit, këto janë në kundërshtim me vlerat dhe traditat e shoqërisë sonë, ku edhe përkundër rezistencës së popullatës kryesisht të ndjenjave të traditës, pre e kësaj ideologjie janë të rinjtë kosovarë.

“Ne të gjithë i dimë, që prej viteve të para të pasluftës, tendencat për importimin e ideologjive ekstremiste në Kosovë, kryesisht ideologji këto të bazuar në keqinterpretime të Kuranit apo në islamin, të islamit radikal politikë që kryesisht kanë qenë në kundërshtim edhe me vlerat edhe me traditat edhe me normat tona si shoqëri. Me gjithë rezistencën, që ka qenë një rezistencë shumë e madhe e popullatës sonë, kryesisht për shkak të ndjenjës të traditave të forta të ndjenjës së përkatësisë kombëtare që ka mbizotëruar gjithmonë te ne, megjithatë pjesa më e cënueshme e shoqërisë ka rënë pre e këtyre ideologjive dhe janë kryesisht të rinj”, tha Makolli.

Ministri Hyseni ka realizuar takime me kryetarët e komunave dhe këshillat komunalë për Siguri në Bashkësi në gjithë Kosovën, që në këtë mënyrë të dëgjohet për nevojat e komunave në rrafshin e sigurisë, mbi të gjitha dhe në mënyrë specifike në rastin e policimit./KosovaPress

Next Post

FOTOT/ Dy vajza çmendin Ulqinin: Topless në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

April 29, 2026
Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

April 29, 2026
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

April 29, 2026
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

April 29, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

April 29, 2026
Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In