• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deutsche Telekom prezanton lojën e re në celular “Sea Hero Quest”

by A R
04/05/2016 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deutsche Telekom, një nga kompanitë lider të telekomunikacionit, ka prezantuar një lojë të re novatore të titulluar Sea Hero Quest, ku përmes një loje zbavitëse mund të kontribuohet për një kauzë shumë të mirë. Që prej ditës së sotme, loja është e disponueshme edhe në gjuhën shqipe.

Sea Hero Quest është një lojë celulare me shumë platforma e krijuar posaçërisht për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë sensin e orientimin gjatë lëvizjes dhe si funksionon ky aspekt i trurit tonë. Kjo vjen si pjesë e përpjekjeve të koordinuara për të qenë një hap më pranë administrimit të kërcënimit gjithnjë e në rritje nga sëmundja e demencës.

Sipas raportit për Ndikimin Global të Demencës (2013-2050), 135 milionë njerëz në mbarë botën do të preken nga kjo sëmundje deri në vitin 2050. Demenca çrregullon krijimin e kujtimeve të reja duke i lënë shpesh personat e prekur të izoluar dhe të çorientuar. Për shumë njerëz që vuajnë nga sëmundja e demencës, një nga efektet e para që ata përjetojnë është humbja e vetëdijes se ku ndodhen, duke qenë se humbin aftësinë për t’u orientuar madje edhe në vende apo ambiente që i njohin mirë.

Krijimi i një standardi referues global mbi mënyrën se si ne orientohemi njihet gjerësisht si një nga hapat drejt zhvillimit të testeve të reja diagnostikuese për sëmundjet që shkaktojnë demencën. Medikamente të reja po provohen tashmë duke na dhënë shpresë për ngadalësimin e efekteve të sëmundjes së Alzheimerit, shkakun më të zakonshëm të demencës. Në rast se këto prova rezultojnë të suksesshme, diagnostikimi i hershëm dhe në kohë do të mbetet një pengesë në aftësinë tonë për t’i përdorur në mënyrë efikase këto medikamente të reja.

Demenca është një sëmundje që i rrëmben njerëzve tanë të dashur aftësinë për të ndarë kujtimet e tyre. Deutsche Telekom beson se teknologjia novatore dhe shërbimet e reja mund të jenë në gjendje të transformojnë për më mirë jetën e të gjithëve.

Në një deklaratë të dhënë në konferencën e mbajtur në Berlin, Hans-Christian Schwingen, Drejtori i Brandit në Deutsche Telekom u shpreh: “Deutsche Telekom beson në fuqinë e ndarjes së çasteve që na lidhin. Ne e dinim që duhet të kishte një mënyrë për t’i dhënë kujtdo mundësinë të ndajë me ne kohën e tij për të na ndihmuar të hedhim një hap më shumë drejt një zbulimi të rëndësishëm në fushën e mjekësisë. Në të njëjtën kohë, ne kuptuam që për të mbledhur të dhëna në një shkallë të gjerë dhe për të sjellë vërtet një ndryshim, duhet të kishim diçka argëtuese për të gjithë personat e përfshirë. Ne duhet të krijonim diçka që do t’i bënte njerëzit të luanin për një qëllim të mirë.”

Në një proces të udhëhequr nga Saatchi & Saatchi Londër, çdo aspekt i Sea Hero Quest është hartuar nga krijuesit e lojërave dhe shkencëtarët për të dhënë informacione rreth mënyrës se si ne orientohemi çdo ditë. Teksa lojtarët çajnë përmes labirinteve të ishujve dhe ajsbergëve, çdo sekondë e lojës mund të përkthehet në të dhëna shkencore nga ekspertët. Dy minuta lojë në Sea Hero Quest është e barabartë me pesë orë të ngjashme punë kërkimore në mënyrën tradicionale. Nëse 100 mijë njerëz luajnë për dy minuta secili, ne mund të gjenerojmë sasinë ekuivalente të të dhënave të mbledhura nga më shumë se 50 vjet studime të këtij lloji në laborator.

Hilary Evans, Drejtore Ekzekutive e organizatës Alzheimer’s Research komentoi: “Nuk kemi parë kurrë më parë të ndërmerret një studim i tillë për demencën i përmasave të tilla. Të dhënat e gjeneruara nga Sea Hero Quest i Deutsche Telekom janë vërtet të jashtëzakonshme dhe deri më tani për këto lloj studimesh shkencore duheshin vite të tëra koordinimi, dhe në rastin më të mirë ofrohet thjesht një panoramë rreth sjelljes së një kampioni të vogël vullnetarësh. Studimi më i madh mbi orientimin hapësinor që është zhvilluar deri më sot përfshin më pak se 600 vullnetarë. Aksesi i komunitetit të studiuesve në një grup të dhënash publike të kësaj natyre dhe në të tilla përmasa, brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore, është pikërisht lloji i novacionit që nevojitet për zbulimin më të madh të radhës në kërkimet shkencore për demencën.”

Të gjitha të dhënat e mbledhura nga loja do të jenë anonime dhe do të ruhen të sigurta në qendrën e të dhënave të T-Systems në Gjermani, me qëllim garantimin e integritetit dhe privatësinë e të dhënave sipas legjislacionit gjerman për sigurinë e të dhënave, një nga më të rreptët në Evropë.

Sea Hero Quest është e disponueshme në të gjithë botën për aparatët celularë iOS dhe Android dhe mund të shkarkohet falas nga App Store dhe Google Play.

Më shumë informacion rreth kësaj loje të veçantë për bamirësi, historinë e krijimit të saj dhe sëmundjen të cilën ajo synon të na ndihmojë ta kuptojmë më mirë, mund t’i gjeni në www.seaheroquest.com.

Rreth Deutsche Telekom

Deutsche Telekom është nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 156 milionë abonentë celularë, 29 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 18 milionë linja me bandë të gjerë (deri më 31 dhjetor 2015). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim celular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për konsumatorë, si dhe zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për abonentët biznes dhe korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 225 mijë punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche Telekom në vitin financiar 2015 ishin 69,2 miliardë euro dhe rreth 64% e kësaj shume u gjenerua jashtë Gjermanisë.

Rreth Saatchi & Saatchi (Grupi SSF)

Saatchi & Saatchi Londër njihet për fuqinë e saj në krijimin e konceptit të Besnikërisë Përtej Arsyes për markat e klientëve të saj, si dhe krijimin e marrëdhënieve të fuqishme dhe fitimprurëse përmes përmirësimit të cilësisë dhe sasisë së bisedave që zhvillohen për këto marka. Mes klientëve të Saatchi & Saatchi janë EE, Kerry Foods, HSBC, Procter & Gamble, Toyota dhe Visa. Rrjeti i Saatchi & Saatchi ka 130 zyra në 70 vende dhe 6500 punonjës. Saatchi & Saatchi Londër është pjesë e Grupit SSF, një mini grup brenda Grupit Publicis që bashkon Saatchi & Saatchi dhe Fallon.

Rreth Organizatës Alzheimer’s Research, Britani

Organizata Alzheimer’s Research Britani është një nga financueset kryesore në botë të kërkimeve shkencore për demencën. Puna kërkimore e kësaj organizate bamirësie përqendrohet në parandalimin, trajtimin dhe kurimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe demencës. Organizata Alzheimer’s Research po nxit një lëvizje brenda shoqërisë për të mbështetur, financuar dhe marrë pjesë në kërkimet shkencore për demencën, si dhe për të fuqizuar njerëzit në të gjithë brezat që ta kuptojnë më mirë demencën.

Rreth Glitchers

Kompania GLITCHERS u themelua me synimin për të krijuar produkte që kanë qëllime reale dhe sjellin rritje në kreativitet apo teknologji. Pasioni për ta realizuar këtë gjë na ka bërë të përdorim shumë nga idetë tona, dhe kjo sjell bashkëpunimin me disa prej njerëzve, institucioneve dhe markave më vizionare në botë. Ne përpiqemi fort që të prodhojmë vetëm punë të reja dhe tërheqëse në të cilat besojmë vërtet.

Rreth University College London (UCL)

UCL u themelua në vitin 1826. Ne ishim universiteti i parë anglez i themeluar pas Oksfordit dhe Kembrixhit, i pari që iu hapi dyert e arsimit universitar atyre që më parë ishin të përjashtuar prej tij, dhe i pari që ofroi një mësimdhënie sistematike në fushën e drejtësisë, arkitekturës dhe mjekësisë. UCL ka aktualisht 35,000 studentë nga 15 vende dhe një staf akademik prej 11 mijë personash. Të ardhurat tona vjetore kapin shifrën e mbi 1 miliard £.

Rreth Universitetit të East Anglia (UEA)

Universiteti i East Anglia (UEA) bën pjesë në 1% të universiteteve më të mira në botë (Lista e Times për Institucionet e Arsimit të Lartë 2014-15) dhe renditet në vendin e 10-të në Britani për cilësinë e rezultateve kërkimore (Vlerësimi për Ekselencë në Fushën e Kërkimeve 2014). I njohur gjithashtu për eksperiencën e tij të shkëlqyer studentore, UEA është renditur çdo vit në 10 universitetet më të mira sipas Anketës Kombëtare të Studentëve që nga fillimi i saj. UEA është një anëtar lider i Parkut Kërkimor të Noruiçit, një nga vendet me numrin më të madh në Evropë të studiuesve shkencorë në fushën e mjedisit, shëndetit dhe bimëve.

Next Post

Ja çfarë ju ndodh nëse gëlltisni çamçakëzët

Comments 2

  1. Klaus says:
    10 years ago

    Nuk kam besim qe te dhenat e shqiptareve do ruhen aq mire se ne nuk jemi te avancuar ne kete drejtim.

    Reply
  2. Vladimir says:
    10 years ago

    qe kur keni ndryshuar emrin ju ka rene vlera. cfare do qe te beni nuk e ndryshoni dot….

    Reply

Leave a Reply to Klaus Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

December 31, 2025
VIDEO-Mbërrin 2026-a në Australi, spektakël fishekëzjarresh në Sydney

VIDEO-Mbërrin 2026-a në Australi, spektakël fishekëzjarresh në Sydney

December 31, 2025
VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

December 31, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Një vit i mallkuar për t’u harruar

December 31, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Auckland vs. Tirana

December 31, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 janar 2026

December 31, 2025
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

December 31, 2025
“Luxury cars”/ Trafikonin makina të vjedhura në Itali, procedohen 2 shtetas. Sekuestrohen mjetet me vlerë 280 mijë euro

(EMRI) Pezullohet nga ushtrimi i detyrës efektivi i policisë kundër Trafiqeve në Vlorë/ Ja arsyeja

December 31, 2025
Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët

Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët

December 31, 2025
“Doktori Shpirtlig”- Ushtarëve ukrainas u fanitet tmerri i një burgu rus! Rrëfimi: Zvarritesha në dyshemenë e qelisë ndërsa më lëshonin qentë sipër!

Flasin familjaritet e 78-vjeçarit të dënuar me burgim të përjetshëm: Po i kalben dhëmbët dhe po i bien thonjtë! Po keqtrajtohet, kemi frikë se…

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com