• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deti/ PDIU thirrje Ramës: Dil para shqiptarëve dhe jepu shpjegime se çfarë t’u premtua në ‘darkën e gabuar’

by Ardit Rada
25/12/2020 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë, e cila miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Përmes një deklarate për mediat PDIU thekson se kryeministri Rama duhet të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime se çfarë marrëveshjeje ka arritur me homologun e Greqisë Micotaqis në shtator.

Mes të tjerash PDIU thekson se shqiptarët sot duan të dinë se çfarë i është premtuar Edi Ramës në këtë “darkë të gabuar” dhe më pas gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.

REAGIMI I PDIU

Në ditën kur kremtohen Krishtlindjet dhe në një periudhë kur Greqia përballet me një frustrim popullor për shkak të pandemisë Covid-19, Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miraton dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon deri në 12 milje.
Në 27 gusht 2020, Kryeministri Edi Rama shprehej se “e vërteta është e thjeshtë dhe se sipas konventave ndërkombëtare Greqia është në të drejtën e saj për t’u zgjeruar 12 milje në hapësirën e Detit Jon”. Populli me të drejtë e pyet sot Edi Ramën? Kjo është “e vërteta” që ti kishe menduar?
Ndërkohë, sjellim në vëmendje që opinionit publik që Neni 15 i “Konventës mbi të Drejtën e Detit” të Montego Bay qartëson se “për të zgjeruar detin territorial, palët duhet të kenë arritur marrëveshje”. Ndaj, Edi Rama duhet të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime se çfarë marrëveshjeje ka arritur me Kryeministrin e Greqisë Micotaqis në shtator. Shqiptarët sot duan të dinë se çfarë i është premtuar Edi Ramës në këtë “darkë të gabuar” dhe më pas gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.
Shqiptarët sot duan të dëgjojnë se cilat janë të drejtat dhe pretendimet e Republikës së Shqipërisë për delimitimin e ujërave në Detin Jon dhe projekti ku parashtrohen këto pretendime. Ne presim të dëgjojmë nga Edi Rama agjendën shqiptare të përfaqësimit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, informacionin mbi abrogimin e Ligjit të Luftës me Greqinë dhe ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.
Deri tani Edi Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka justifikuar pretendimet e palës greke. Kryeministri shqiptar nuk ka dëgjuar popullin e tij, opozitën, institucionin e presidentit dhe as ekspertët e çështjeve të detit. Ndërsa shqiptarët presin ndarjen e drejtë të hapësirës detare në Gjykatën Ndërkombëtare, nga shteti ynë ka një heshtje varri, që tregon qartë “marrëveshjen” e arritur mes dy palëve. Por, e vërteta që ndan Kryeministri me Greqinë për delimitimin e kufirit tonë, nuk është e vërteta e popullit shqiptar.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon bërjen fakt të agjendës greke për zgjerimin me 12 milje në ujërat e Detit Jon. Ne i thërrasim shqiptarët në protestë për të kundërshtuar këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit tonë detar dhe për të dhënë mesazhin që do të mbrojmë interesat kombëtare me çdo kusht dhe në çdo kohë./a.p

Next Post
Pacienti i Covid-19 vret shokun e dhomës në spital me bombolën e oksigjenit

Pacienti i Covid-19 vret shokun e dhomës në spital me bombolën e oksigjenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

February 11, 2026
Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

February 11, 2026
Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

February 11, 2026
Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

February 11, 2026
Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

February 11, 2026
Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

February 11, 2026
Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

February 11, 2026
“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In