• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deti ‘në gojën e ujqërve’ Berisha-Meta

by Flogert Muça
26/02/2018 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Shqipëria është sot në një fazë të veçanë sa i  përket fushës së drejtësisë, rendit dhe luftës kundër krimit dhe zgjidhjes së çështjeve të mbartura prej shtatë dekash me fqinjin jugor, Greqinë.

Sa i përket fushës së parë, asaj të sundimit të ligjit, ka një përgëzim të përsëritur dhe një mbështetje absolute nga partnerët tanë ndërkombëtarë për atë që po bëhet me Vettingun dhe për punën e kryeprokurores së re të përkohshme në bashkëpunmim me policinë. Në këtë pikë, PD dhe LSI janë hapur kundër SHBA e BE, duke e tregur këtë qasje me mosvotimin e listave të KLP e KLD. Përpos kësaj, në  fushën e drejtësisë Shqipëria është kampionia e Ballkanit sa i përket reformës për sa kohë vende si Mali i zi apo Serbia akoma nuk e kanë nisur.

Në fushën e luftës ndaj krimit, në bashkëpunim me drejtësinë e re që po ngrihet, policia po ndërmerr ndryshime të fortë strukturore dhe spastrime brenda vetes për të qenë sa më profesionale dhe e paprekur nga fenomenet që dëmtojnë misionin e saj. Operacioni “Forca e Ligjit” ka çuar prapa hekurave disa grupe kriminale dhe Vettingu brenda policisë ka marrë mbështetjen e plotë të SHBA/BE. Madje ditën e sotme Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho u prit nga prokurorja e përgjithshme zonja Arta Marku dhe ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai u shpreh se “Vettingu në polici i domosdoshëm, bashkëpunimi me Shqipërinë i shkëlqyer”.

Ndërsa sa i përket zgjidhjes së çështjeve me Greqinë, për herë të parë siç saktësojnë edhe ekspertët e fushës e jo domosdoshmërisht politikanët, kemi një frymë të re ku palët janë të barabarta në tavolinën e negociimit dhe e drejta ndërkombëtare pritet të zbatohet në mënyrë korrekte për detin duke bërë fitimtare Shqipërinë dhe Greqinë.

Të trija fushat e mësipërme janë esenciale për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Që nga sundimi i ligjit e deri tek shuarja e mosmarrveshjeve me fqinjët, janë shtylla që ndërtojnë rrugën drejt Bashkimit Europian.

Mirëpo, që të treja këto shtylla kanë marrë dhe po marrin goditje të vazhdueshme nga opozita. Pas sulmit frontal ndaj kryeprokurores Marku dhe pas goditjes së pandalshme që i bëhet çdo ditë me baltë policisë së Shtetit, opozita  së fundmi është përveshur dhe po godet negociatat me Greqinë.
Ka një ndryshim opozitë-bërja  në çëshjen e negociatave me Greqinë dhe ai është futja në lojë si kapitenë skuadre të Berishës dhe Metës.

Të dy “ujqërit” e vjetër janë në një mendje dhe secili me mënyrat dhe mjetet e tij, po sulmojnë për të njëjtin qëllim. Berisha dhe Meta duken sikur janë zhgënjyer nga Basha e Kryemadhi pasi këta të fundit nuk kanë arritur të fitojnë asnjë betejë politikë, ndaj këtë herë kanë hyrë vetë si prijës të valles së nacionalizmit.

Është ironike se si Berisha, i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe i mbajtur nga Meta në këmbë asokohe në bashkëqeverisje, sot bën moral pse po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në fakt, në aspektin politik as Berisha as Meta nuk kanë faj. Sepse, nëse do të finalizohet zgjidhja e çështjeve të mbartura prej 70 vitesh mes Shqipërisë dhe Greqisë, për kryeministrin Shqipërinë do të ishte një plus i madh, ose thënë ndryshe, për opozitën do të ishte një tjetër humbje e madhe. Por ajo që ka rëndësi, është fakti që në fund fituese del Shqipëria përtej çdo partie, duke bërë një tjetër hap drejtë BE-së.

Pikërisht për kët arsye, Berisha dhe Meta edhe njëherë janë bërë publikisht bashkë, i pari me gjuhën e tij të rëndë të nacionalizmit e tjetri me gjuhën nacionaliste më të rafinuar për shkak të pozicionit që mban, për të mos lejuar negociata dhe zgjidhjen  përfundimtare. Ajo që bie në sy në të gjithë këtë parodi opozitare është mosbesimi i Berishës te Basha dhe i Metës të bashkëshortja e tij. Të dy e kanë kuptuar që ata që kanë vënë në krye të partive respektive nuk janë të zotët të bllokojnë aq sa duhet megjithëse përpiqen maksimalisht. Ndaj, këtë herë kanë dalë vetë për gjueti.

Historitë më spiunë që tregonte Berisha sot dhe kërkesat e Metës për të qenë pjesë e tryezës së nëgociatave, duken si klithmat e fundit të një historie që po mbyllet me fund të mirë për Shqipërinë dhe e kundërta për opozitën.

Të paktën, me Berishën dhe Metën si shefa opozite, kjo e fundit ngjan më e fortë.

Next Post
Me shumë mundësi, Demarkacioni do ndajë edhe zyrtarisht Vetëvendosjen

Me shumë mundësi, Demarkacioni do ndajë edhe zyrtarisht Vetëvendosjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miti politik i “Protestës së Bukur”

Miti politik i “Protestës së Bukur”

June 30, 2026
Nga projektligji për kontrollet zyrtare te raportet e institucioneve, Kuvendi mblidhet në seancë

Nga projektligji për kontrollet zyrtare te raportet e institucioneve, Kuvendi mblidhet në seancë

June 30, 2026
Rama publikon pamjet: Bukuria e detit të Spillesë, një nga destinacionet e verës

Rama publikon pamjet: Bukuria e detit të Spillesë, një nga destinacionet e verës

June 30, 2026
Kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, nga pasditja nisin reshjet e shiut

Kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, nga pasditja nisin reshjet e shiut

June 30, 2026
Atentat me bombë oligarkut ukrainas në Monaco, plagoset rëndë Ermolaev dhe familja e tij

Atentat me bombë oligarkut ukrainas në Monaco, plagoset rëndë Ermolaev dhe familja e tij

June 30, 2026
Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In