• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ Vrasja e trefishtë te “Zogu I”, historia e përplasjes së grupeve kriminale

by A R
26/08/2016 10:50
VRITEN TRE PERSONA NE TIRANE - Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar./r/n/r/nKILLED 3 PERSONS IN TIRANA - Police force, at  the crime scene at the First Bird Boulevard, where three people were killed,Mentor Lufi, Gerti Goxha and Besnik Sulku, after being shot dead by some unidentified persons.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim tre persona, dy shqiptarë dhe një italian, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e trefishtë ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë”, në Tiranë, në dt. 27.05.2015.

Vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, si edhe italiani Salvatore Letizia akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda se kanë kryer veprime aktive në konfliktin e armatosur, ku mbetën të vdekur shtetasin Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin Maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në Dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Hollandë, në Prill 2015 e, më tej, është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria për Krime të Rënda i paraqet Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bashkëpunim edhe me autoritetet hollandeze.

Në Dhjetor 2014, shtetasi Mentor Lufi (Doçi) plagoset me armë zjarri në zonën e ish-Stadiumit “Dinamo”, në Tiranë dhe autorët largohen. Shënjestra e atentatit, Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve Sulku kishte nisur një konflikt në Hollandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh.

Pas atentatit me pasojë plagosjen, Lufi organizon nipat e tij, Markeljan dhe Klevi Doçi, për t’u hakmarrë. Në Prill 2015, dy vëllezërit Doçi i bëjnë atentat me armë Durim Sulkut në qytetin Ridderkerk të Hollandës. Nga veprimet hetimore të autoriteteve hollandeze, rezulton se Durim Sulku gjendej në një automjet tip Smart, kur është qëlluar për vdekje disa herë me pistoletë nga Markeljan Doçi, i cili ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Klevi Doçi, gjithashtu i armatosur.

Pas atentatit në Hollandë, vëllezërit Doçi rikthehen në Shqipëri, duke iu shmangur autoriteteve hollandeze.

Pas thuajse dy muajsh nga vrasja në Hollandë, konkretisht pasditen e  datës 27 Maj 2015, Mentor Lufi, dy nipat e tij Markeljan e Klevi Doçi, si edhe miku i tyre, Gerti Goxhaj, gjendeshin në një lokal pranë Fakultetit të Shkencave, në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë. Pasi janë ngritur nga lokali, ata kanë hipur në dy mjete dhe konkretisht: Mentor Lufi ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga Gerti Goxhaj; ndërsa vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi gjendeshin në një automjet pas të parit, ku në timon ishte Markeljani.

Sapo kanë hipur në automjete, në dy pjesët anësore të makinës së parë, janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar personat që gjendeshin në bordin e saj, konkretisht Mentor Lufin (Doçi) dhe Gert Goxhaj. Nga goditjet me armë ka vdekur në vend Goxhaj dhe është plagosur rëndë Lufi, i cili vdiq pak çaste më vonë.

Në momentin e goditjes me armë, Markeljan Doçi afron me shpejtësi makinën drejt atentatorëve, duke përplasur fillimisht njërin prej tyre. Ky i fundit, i cili më pas rezultoi se ishte Besnik Sulku, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit të dytë, por pa u shkaktuar dëme tek vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Të gjendur nën goditjen e armës tip pistoletë nga ana e Besnik Sulkut, Markeljani, gjithashtu i armatosur me pistoletë, ka reaguar duke qëlluar me armë. Markeljani dhe Sulku kanë vijuar të qëllojnë njëri-tjetrin, derisa Besnik Sulku ka mbetur i vdekur, pak metra larg nga automjetet.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë organizuan operacionin për arrestimin e personave të përfshirë. Fillimisht, në vendngjarje u arrestuan vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi. Më vonë, pranë një hoteli në atë zonë, u arrestua edhe shtetasi italian, Salvatore Letizia, i cili rezulton se është personi që, së bashku me Besnik Sulkun, ishte pjesë e vrasjes së shtetasve Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj.

Në përfundim të hetimeve, bazuar në kqyrjen e vendit të ngjarjes, provave shkencore dhe bashkëpunimit me autoritetet hollandeze, Prokuroria për Krime të Rënda, ka ngritur akuzat, si vijon:

1. Markeljan Doçi, lindur më 1981, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave  penale të: “Vrasjes me paramendim”,  kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim Sulku (për ngjarjen në Hollandë); “Vrasje e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, në dëm të viktimës Besnik Sulku; “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”, dy herë.

2. Klejvi Doçi, lindur më 1993, në Bulqizë, akuzohet për kryerjen e veprave  penale të,  “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Durim Sulku (për ngjarjen në Hollandë); dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

3. Salvatore Letizia, lindur më 1981, lindur Cazerta (Itali), akuzohet për kryerjen e veprave  penale të , “ Vrasjes me Paramendim” ,  kryer në bashkëpunim, në dëm të viktimës Gerti Goxhaj; “Vrasje për Gjakmarrje”, kryer  në bashkëpunim, në dëm të viktimës Mentor Lufi (Doçi); dhe “Mbajtje pa leje të Armëve Luftarake”./a.m.

Next Post
VV: Njerëzit si Grabovci do të tërhiqen zvarrë dhe do t’ju konfiskohet pasuria

VV: Njerëzit si Grabovci do të tërhiqen zvarrë dhe do t’ju konfiskohet pasuria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, për disa gjëra nuk ka nevojë të…

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, për disa gjëra nuk ka nevojë të…

December 30, 2025
U përdhunua nga 70 vjeçari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: E futëm në shtëpi! Drejtësia të bëjë punën… 

U përdhunua nga 70 vjeçari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: E futëm në shtëpi! Drejtësia të bëjë punën… 

December 30, 2025
U zgjodhën deputetë më 11 Maj/ Qeveria liron nga detyra 3 zv.ministrat, Ilva Gjuzi, Ceno Klosi dhe Romina Kuko!

Shuma e kompensimit në bazë të të ardhurave/ Qeveria miraton paketë financiare shtesë, kategoritë që përfitojnë

December 30, 2025
Përdhunoi 12-vjeçaren, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit (EMRI-FOTO)

Përdhunoi 12-vjeçaren, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit (EMRI-FOTO)

December 30, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

VENDIMI/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur (EMRAT)

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com