• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ U strehua te i dashuri me tre fëmijët pasi burri e shfrytëzoi për prostitucion

by A R
02/06/2018 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkoi të vriste me armë zjarri të dashurin e bashkëshortes, të cilën e kishte marrë në shtëpi dhe bashkëjetonin prej disa ditësh, arrestohet 30-vjeçari.
Ngjarja ndodhi dje në qytetin e Kukësit, madje në sy të tre fëmijëve të tij të mitur, të cilët e shoqja i kishte marrë me vete para se të largohej prej tij. Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë hetimeve rezultoi se ai e shfrytëzonte për prostitucion të shoqen në Kosovë dhe kjo dyshohet të jetë bërë edhe shkak që 25-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve të tentojë të largohej prej tij. Prej disa ditësh ajo ishte zhvendosur në banesën e 23- vjeçarit nga Kukësi me inicialet K.K.. Ky i fundit, sipas të dhënave e kishte pranuar të dashurën e tij bashkë edhe me tre fëmijët e saj shkruan Panorama.

Por kjo ka shkaktuar xhelozinë e bashkëshortit të saj, i cili ka gjetur një armë zjarri dhe ka shkuar në Kukës me qëllim për të vrarë bashkëjetuesin e së shoqes. Falë njoftimit në kohë të Policisë dhe reagimit të shpejtë të shërbimeve të saj, me ndihmën edhe të banorëve të pallatit, është bërë neutralizimi i Idrizajt, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit. Ai ka nisur të qëllojë në ajër, çka ka vënë në alarm banorët e Lagjes 1 ku ndodhi ngjarja. Ata sinjalizuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vend dhe ndërhyri duke parandaluar kështu vrasjen e të riut.

Sipas të dhënave nga Policia, bashkëshortja e 30- vjeçarit ka deponuar në Polici se ai e shfrytëzonte dhe e detyronte të prostituonte në Kosovë, çka kishte ndikuar që ajo të largohej prej tij. Për këtë shkak, veç akuzës për kanosje dhe armëmbajtje, 30- vjeçari akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni.

“Tentoi të vriste më armë zjarri për motive xhelozie të dashurin e bashkëshortes, 23- vjeçarin K.K.. Policia parandaloi ngjarjen duke arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin. Specialistët Kundër Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi Dorian Idrizaj ka shkuar në banesën e shtetasit K.K, në Lagjen nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, ( bashkëshortja e Dorian Idrizaj), dhe pas një konflikti verbal mes të dyve, shtetasi Dorian Idrizaj për motive xhelozie ka kanosur dhe tentuar të vrasë me armë zjarri K.K. Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar.

Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor u sekuestrua arma e zjarrit tip “Automatik”, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja. Gjithashtu, ndaj Idrizajt u referuan materialet edhe për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 84, 278 dhe 114 të Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kukësit./a.m.

Next Post
“Drini 2″/ Sekuestrohen armë e drogë, pranga dy personave

"Drini 2"/ Sekuestrohen armë e drogë, pranga dy personave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

October 29, 2026
Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një tjetër “Tërbim Epik” ndaj Iranit

October 29, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

“Veliajn do e lejnë edhe pa bukë vetëm se kritikoi Vuçiçin”, Meta debate në sallën e gjyqit

October 29, 2026
Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trump, mbrojta interesat kombëtare të Italisë

Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trump, mbrojta interesat kombëtare të Italisë

October 29, 2026
Pas nënës, në burgun e Fierit mbërrin me beben në krah edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa

Pas nënës, në burgun e Fierit mbërrin me beben në krah edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa

October 29, 2026
“Edhe nëse më mbysin…” Arlinda kërkoi (vazhdimisht) mbrojtje, audiot tronditëse para vrasjes

“Edhe nëse më mbysin…” Arlinda kërkoi (vazhdimisht) mbrojtje, audiot tronditëse para vrasjes

October 29, 2026
Borati ishte menduar si shqiptar, Sacha Baron Cohen i kërkon falje Kazakistanit për personazhin (VIDEO)

Borati ishte menduar si shqiptar, Sacha Baron Cohen i kërkon falje Kazakistanit për personazhin (VIDEO)

October 29, 2026
Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

Rreth 1000 kandidatë në garë për Policinë e Shtetit, Hita: Do të garantohen shanse të barabarta për të gjithë

October 29, 2026
Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

Kaloi me sukses ndërhyrjen në sy, Vishkulli: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur

October 29, 2026
VIDEO / Xhubleta, frymëzim dhe krenari! Një etyd nga Tom Therçaj

VIDEO / Xhubleta, frymëzim dhe krenari! Një etyd nga Tom Therçaj

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In