• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJET/ U arrestua për terrorizëm, si arriti të futej në Shqipëri luftëtari i ISIS-it

by Java News
30/12/2016 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapet luftëtari i ISISit në Morinë. Policia bëri të ditur se dje u ndalua në strukturat e Antiterrorit në pikën kufitare të Morinës, 30-vjeçari Enos Begolli. I riu, lindur e banues në Mitrovicë, rezultoi se ishte i dënuar nga Gjykata në Kosovë për terrorizëm.

“Strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale, terroriste gjatë kryerjes së veprimeve operacionale me metoda speciale, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e një personi në kërkim, shtetasit kosovar Enos Begolli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare për ‘Terrorizëm’”, bëri të ditur Policia e Kukësit. Burime të Policisë bënë të ditur se i riu nga Kosova ka arritur të futet disa ditë më parë ilegalisht në territorin tonë. Por strukturat Antiterror kanë rënë në gjurmët e tij, pasi kanë në ndjekje persona të tjerë si të dyshuar të lidhur me Shtetin Islamik.

Sipas të dhënave, i riu nga Kosova ka ardhur dhe ka kontaktuar disa persona, të cilët janë në survejim nga strukturat e Antiterrorit dhe më pas ai është mbajtur në mbikëqyrje gjatë gjithë qëndrimit të tij këtu.

Gjithashtu, gjatë verifikimit të identitetit të tij, ka rezultuar se ai ishte i dënuar në Kosovë për përfshirjen e tij si pjesëtar i ISIS-it. “Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, pasi ka qenë i dënuar nga ky shtet me 4 vite burg, si i dyshuar se ka qenë luftëtar në Siri, si pjesëtar i ISIS-it.

Pas kryerjes së procedurave ligjore nga ana jonë, ky shtetas iu dorë- zua strukturave të Policisë së Kosovës nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, Kukës”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia.

Policia bëri të ditur se Policia Kufitare e Morinës ishte sinjalizuar për të mos e lejuar kalimin, ndërsa kanë qenë vetë strukturat e Antiterrorit që e kanë kryer arrestimin, pasi kanë qenë në ndjekje të tij.

Pasi është marrë në pyetje, ai i është dorë- zuar Policisë së Kosovës, nga ku do të vuajë dënimin e më- sipërm, i cili ka marrë formën e prerë. Burime nga Policia bënë të ditur se janë intensifikuar kontrollet në kuadër të masave kundër terrorizmit, sidomos në këto ditë të festave.

ma.me

Next Post
Legalizimi i ndërtimeve pa leje, si do të bëhet verifikimi i shtëpive nga ALUIZNI

Ndërtimet pa leje, ALUIZNI publikon listën e 1404 legalizimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In